Nga Rigels Seliman
Teksa në Australinë e largët është zgjedhur kryeministër me Partinë Laburiste, Anthony Albanese, me origjinë arbëreshe nga Italia, kryeministri Edi Rama ka zbuluar dje se ai ka pak gjak italian, duke i bërë karshillëk kështu të parit të qeverisë australiane, por edhe 2 kryeministrave shqiptarë si ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe atij të Kosovës, Albin Kurti. Rama është një politikan që i pëlqen të snobojë dhe të jetë në qendër të vëmendjes, ndërkohë dje ka shfrytëzuar një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere Dello Sport”, për të treguar më shumë detaje rreth origjinës së tij. Ndërsa ka folur për organizimin e finales së Conference League në Tiranë, pritshmëritë dhe klimën në kryeqytetin shqiptar në prag të zhvillimit të një prej evenimenteve më të mëdha sportive të historisë së vendit tonë, Rama zbuloi se ai ka pak gjak italian, pasi gjyshja e tij, ka qenë në Venecia e Italisë.
“Unë kam shpirt italian. Gjyshja ime kishte gjak venecian dhe falë saj kam mësuar edhe gjuhën tuaj. Për mua, italianët janë shqiptarë të veshur me Versace. Jemi shumë të ngjashëm në kulturë dhe mentalitet”, deklaroi ai. Pra Rama me këtë deklaratë që ka bërë, është vënë sërish në qendër të vëmendjen, pasi po krijon shumë paqartësi rreth origjinës së tij dhe besimit të tij fetar. Pak kohë më parë kur e kanë pyetur se çfarë besim fetar i përket, ai ka thënë se është gjysëm katolik, pasi ka të ëmën nga Mirdita, ndërkohë që është edhe i krishterë, pasi ka të atin nga jugu. Madje, shefi i qeverisë shqiptare ka thënë se është edhe pak mysliman, duke qenë se bashkëshortja e tij, Linda Rama është e këtij besim fetar dhe nga Tirana.
Ndërkohë sa i takon origjinës, përveçse sikundër e ka pohuar dje për të përditshmen italiane “Corriere Dello Sport”, se ka pak gjak venecian (italian), Rama deklaruar se është edhe nga Mirdita pasi ka gjyshen prej andej, nga Vunoi i Himarës pasi ka të ëmën, nga berati dhe Durrësi pasi ka të atin, si dhe nipi i Mbretit Zog, pasi ka një gjysh nga Mati apo edhe nga Tirana, duke qenë se është rritur në Tiranë dhe është çun tirane. Pra, me pak fjalë kryeministri Edi rama është i gjithanshëm.