Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takimi me importuesit, eksportuesit dhe përfaqësuesit e zinxhirit me mallrat e shportës në Tiranë, nga ku i dha lajmin e mirë se qeveria në kuadër të përpjekjes për të minimizuar pasojat e krizës do t’i mbështesë me garancinë sovrane.
Kjo nënkupton se në këtë situatë të jashtëzakonshme çdo importues dhe përpunues do të mund të blejë sa më shumë për të plotësuar rezervat, duke mos pasur frikë për dëme ekonomike, pasi në rast se ato nuk shiten stokun do t’ia u blej shteti.
“Ju falënderoj sepse jemi realisht mirënjohës për ndjeshmërinë dhe gatishmërinë e shprehur jo me fjalë por me fakte që të bëheni pjesë e kësaj përpjekje të përbashkët në këtë hallë të madh që ka zënë të gjitha vendet si rezultat i një kombinimi realisht shumë unik. Nga kriza energjetike tek kriza e zinxhirit të furnizimit, për shkak të luftës në Ukrainë në radhë të parë që ka impaktuar të gjitha marrëdhëniet tregtare. Natyrisht që jemi të vetëdijshme që kjo përpjekje dhe krijimi i dy bordeve që kemi ngritur për të adresuar këtë problem., është një përpjekje anti-sistem, pasi nuk është e natyrshme, as e këshillueshme, ndërkohë që kemi zgjedhur tregun e lirë shteti të ndërhyjë për të vendosur tavane e kështu me radhë. Për ketë arsye e kemi bërë këtë gjë në mënyrë të sjellshme ndaj sistemit, duke përfshire edhe ju.
Ndërkohë ne e mirëkuptojmë shumë situatën tuaj edhe të pasigurisë në financim, por edhe të përgjithshmen. Ne kemi vendosur garancinë sovrane, që ju të mund të merrni dhe ta përdorni me garanci të plotë të shtetit, çdo kredi për të marrë edhe më shumë furnizim se zakonisht, për ta pasur më afatgjatë me mirëkuptimin e shkruar që çdo gjë që do të mbetet do ta marri shteti. Nuk do t’iu mbetet e prashitur, s’do të humbisni paratë nga një investim me përgjegjshmëri sociale dhe jo thjesht biznesi për të qenë aty. Kjo garanci sovrane është që të gjitha ata që janë të përfshirë në zinxhirin e furnizimit të kenë mundësi të investojnë dhe shpenzojnë siç duhet. Kjo është rezervë dhe shtetërore në të njëjtën kohë. Ju do ta përdorni siç përdorni zakonisht rezervat, por nëse mbetet do ta marrë shteti.”, tha ai.
Rama paralajmëron kompanitë: Deklaroni pagat, do godasim pa asnjë tolerancë
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish kompanitë ne vend që të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre. Ai tha se kushdo që do të kapet jashtë rregullave do të shkojë në prokurori.
“Këtu është më shtrenjtë se në çdo vend të botës do ta dëgjojmë gjithmonë. Këtu të huajt kur vijnë thonë se çmimet janë lirë. Kujtojmë ’90 ku buka u rrit 10 herë se ndryshoi sistemi brenda natës. Ne e dimë shumë mirë që pagat në Shqipëri në sektori privat janë një pjesë në dritë dhe një pjesë jo të dukshme, këtë e dimë shumë mirë ne. Njësia që kemi ngritur ka hyrë në hetime dhe i bëj thirrje të gjithëve që me deklarimin tjetër të pagave , ta vëmë pagën sepse do të godasim pas asnjë tolerancë. Nëse del keq me pagat nga hetimi tatimor do shkojnë në Prokurori, Ne nuk duam që kompanitë të shkojnë në Prokurori por të kontribuojnë në ekonomi”, tha Rama.
Rama: Kemi eksportuar 14 % më shumë produkte bujqësore në 2 muajt e parë të 2022
Kryeministri Rama ka folur për krizën dhe rritjen e çmimeve me bordin e importuesve të mallrave të shportës. Teksa theksoi ndihmën përmes paketës së krizës që ka ndërmarrë qeveria për mbrojtjen e shtresave në nevojë, Rama tha se mbështetje ka edhe për bujqësinë dhe se në 2 muajt e para të 2022 eksportet bujqësore u rritën me 14 %.
“Është një investime jo i vogël në fillim por në afat të mes e të gjatë është një investim fitimprurës. Ne kemi tavanin më të lartë në Europë, krahasuar me të tjera, ne jemi në pikën më të lartë të tavanit për të shkëmbyer, nuk mund të shkojmë më tutje, po shohim një fazë të dytë zhvilli dhe zgjerimi të marrëdhënieve me rrjetin, por sot për sot investimi individual në një kohë të dytë mund të lidhet me rrjetin, për momentin të krijon një kapacitete dhe pavarësi të plotë për të prodhuar energjinë. Domosdoshmëria për të garantuar furnizimin me energji dhe për të vazhduar t’i qëndrojmë me çdo çmim pozicionit tonë për të mos rritur çmimin. Në një moment që nuk do e mbajmë dot do ju themi arsyet. Mbajtja ka një kostot të jashtëzakonshme në buxhetin e shtetit. Problemi me naftën është gjithnjë e më i prehtë për të garantuar sasitë dhe jo çmimi. Të vazhdojmë të mbështesim ata në nevojë dhe janë mbi gjysmë milion që do përfitojnë për 3 muaj nga paketa e krizës, do mbështesim bujqësinë, kemi eksportuar 14 % më shumë produkte bujqësore në janar shkurt. Sot jemi thuajse gjysmë miliardi eksporte bujqësore dhe duhet të shkojmë te 1 miliardi. Ne eksportonim 1, importonin 7, sot eksportojmë1 dhe importojmë 3, pra nevoja plotësohet brenda tregut”, tha Rama.
Kriza energjetike, Rama: Do mbështesim familjet dhe fabrikat të investojnë në panelet diellore! Bizneset e mëdha të mendojnë vetëprodhimin e energjisë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të ndihmojë familjet dhe fabrikat që të investojnë në panele diellore, si një mënyrë për t’u përballur me krizën energjetike. Kryeministri u shpreh se problemi më i madh nuk është çmimi i lartë i energjisë, por frika se mund të mos gjendet në treg. Për këtë ai theksoi se duhen marrë masa duke i nxitur bizneset e mëdha që të investojnë në vetëprodhim të energjisë elektrike.
“Furnizimi me energji. Gjërat janë çdo ditë dhe më keq në pasqyrën e përgjithshme të furnizimit me energji. Aq e vërtetë është kjo, sa të gjitha vendet po gjenden në një situatë të paparashikueshme rritje të vazhdueshme të çmimeve të energjisë. Frika themelore nuk është thjeshtë rritja e çmimit, por mundësia e mungesës së energjisë, që të dalësh në treg e të mos e gjesh. Ne kemi marrë përsipër diçka që e konsiderojmë bazë të domosdoshme për të mbajtur një frymëmarrje normale për një kohë të vështirë, mosrritjen e çmimit të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël. Bizneset e mëdha duhet të mendojnë për të investuar në vetëprodhim të energjisë, pa pretenduar që të bëhen prodhues për të gjithë sistemin elektroenergjetik shqiptar, sepse kjo, për kohën që jemi, është diçka që konsiderohet e rrezikshme për sistemin. Po përgatisim një plan për të mbështetur familjarët. Nëse familjet në një pallat do të duan të investojnë për të vënë panele diellore dhe njëkohësisht për bizneset nëse do të duan të prodhojnë energji për fabrikën e tyre gjatë gjithë kohës së ditës, problemi i shkëmbimit aty është mundësia për ta patur ditën dhe pamundësia për ta patur natën, gjë që sjell nevojën për shkëmbim, pro për fabrikat që aktivitetin e kanë gjatë ditës, kjo është më e mira për t’u bërë”, tha Rama.