E hënë, 23 Nëntor, 2026

Kriza në PD, Spahiu “shuplakë” Berishës dhe mbështetësve të tij: Hapja e dyerve të partisë, ideja më komike për kapitenin plak që po mbytet me ‘Titanikun’ e shpuar

Share

Nga Kreshnik Spahiu

Kemi 33 vite që dëgjojmë një melodi sa herë që humbet opozita.
Të gjithë ata që duan të shpëtojnë bythën e Berishës dalin dhe sugjerojnë: “Berisha të hap portat”. A thua se ky i fundit ka çelsat e parajsës dhe njerzit po presin në rradhë të hyn në ishullin e thesarit. Ata harrojnë që askush nuk i afrohet tashmë greminës ku ka përfunduar ajo çetë.
Ajo duhet të uli qepenat dhe ta mbyll dyqanin e falimentuar se nuk futet askush brenda…..

Në 1990 ajo u krijua me përbërjen e studentve, intelektualve, të rinjve dhe qytetarve por që i largoi të gjithë Berisha.
Disa analistë pasi u njohën me rezultatin fatal të 14 Maj bënë thirrje që Berisha të hapet.
Po Berisha sapo përfundoj rithemelimin dhe gjoja u hap. Çfarë hapje tjetër duhet bëjë?

Ata janë shqetësuar që Tirana, Durrësi, Shkodra, Kujsesi, Tropoja, Kamza apo Elbasani dhe bastionet që e krijuan dje e kafshuan Berishën.
Po pse teoria e tyre për hapje nuk funksionon:

  • Rinia aty ishte dhe e largoi Berisha nga partia,
  • Studentët aty ishin dhe i largoi Berisha nga partia,
  • Tirona aty ishte dhe e largoi Berisha nga partia,
  • Qytetet aty ishin por i fshatarizoi Berisha
  • Të burgosurit aty ishin por i zëvendësoi me komunistë,
  • Pronarët aty ishin por i shpronsoi Berisha.
  • Intelektualët aty ishin por i largoi,
  • Diplomatët perendimorë aty ishin por ju shpalli luftë Berisha.
    Të gjithë i largoi Berisha dhe u bë parti:
  • E mbyllur dhe izoluar
  • anti-amerikane dhe anti-perendimore
  • Provinciale dhe mediokre
  • Jo rinore dhe e vjetëruar
    Teoricienët e “hapjes” harrojnë që mijëra studentë, të rinj, qytetarë, intelektual, nuk u larguan vetë por u detyruan të distancoheshin nga Berisha dhe politika e tij.
    Teoria e tyre që fati opozitës varet nga çelsi i portave të Berishës është komike.
    Berisha ka afro 20 vjet që vetëm shton numrin e çelsave dhe dyerve hermetike me kangjellla në bunkerin e tij. Kur humbet izolohet më shumë dhe nuk hapet nga frika se ja marrin.
    Këta ideologët e hapjes mendojnë se rinia po pret në radhë, që të hapi dyert Berisha dhe të hyn me vrap brenda në llumin e provincialve në oborrin e SHQUP.
    Kjo është tezë shumë e konsumuar.
    Tirana e fundosi Berishën me 200.000 vota kundër tij.
    Partia e Berishës është Titanik i ndryshkur që vetëm kapiteni plak dhe 5 orkestratë kanë mbetur që i bien violinës se mos dëgjohet paniku i turmës që po largohet dhe po hidhen në barka të tjera.
    Muzikantët e Saliut mund ti japin këshillën e fundit Berishës, që ai të marr një gomone dhe të shpëtoj kokën sepse anija e tij po fundoset mes Atlantikut dhe shumë larg brigjeve amerikane.
    Aizbergu i votave ishte vdekjeprurës dhe ska marangoz që ja mbyll vrimat të cilat janë hapur nga dallgët e oqeanit.
    Hapja e dyerve të anijes që po zhytet nuk e shpëton nga mbytja.
    Këshilla që duhet dhënë pasagjerve të “Titanikut” është të mbijetojnë mes dallgëve deri sa të afrohet në oqean një anije e re…..
    Berisha duhet të mbyll portat se do i largohen edhe ato 10 kokrra që i kanë ngel pas.
    Lëreni të mbytet dhe ta marr me vete në botën tjetër barkën e tij të shpuar dhe që është katandisur më e vogël se autobusi falas i Belos.

Te tjera

Lajme te tjera