E diel, 20 Prill, 2025

Kreu “i Dosjeve” zbardh se çfarë po ndodh me dosjen e Ilir Metajt dhe deklaron se disponojnë të gjitha provat e spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, ato që fshehën komisionet “Bezhani” dhe “Mezini” ndodhen të paprekshme në arkiva

Share

Përmendja e emrit të ish-presidentit Ilir Meta se ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit, ka rikthyer edhe njëherë në qendër të debatit historinë e regjimit komunist dhe “krimeve”, përndjekjeve dhe vuajtjeve që iu shkaktua qytetarëve shqiptarë asokohe. Parlamenti dhe politika shqiptare, madje dhe mediat e pozicionuara pranë krahëve politikë shqiptar, prej 30 vjetësh janë kthyer dhe në “gjendje civile” e emrave të dytë të politikanëve, qeveritarëve e zyrtarëve të lartë të shtetit, ne lidhje me ish-të kaluarën e tyre si ish-spiunë të Sigurimit famëkeq të Shtetit të diktaturës komuniste shqiptare. Nuk ka asnjë dyshim tashmë, që shumë prej figurave politike e qeverisëse në Shqipëri, por dhe të krejt strukturave të tjera qendrore e lokale të shtetit, janë kontingjente të ish-sigurimit të shtetit në pozicionin e spiunit. Në dosjet sekrete të ish-Sigurimit, figurojnë pseudonime politikanësh e qeveritarësh të lartë me nofka që disa prej tyre i ka zbardhur për herë të parë analisti i njohur Ilir Demalia.

Demalia nxjerr emrat dhe i sfidon hapur

Përveç pseudonimeve, Demalia ka plasur “bombën” duke nxjerrë për herë të parë në skenë dhe nofkën e Ilir Metajt.  Emrat që ai ka nxjerrë, duke filluar nga politikanë, deputetë, ish-presidentë e ish-kryeministra e ish-ministra, gazetarë të medias si opinionistë e analistë u ka bërë thirrje që të marrin një vërtetim për të provuar që nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. “Mos u fshihni pas Komisionit Bezhani, kur vetë Nazif Bezhani (Boshti) ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit te Shtetit. Të gjithë këta politikanë, deputetë, ish-presidentë e ish-kryeministra e ish-ministra, gazetarë të medias si opinioniste-analistë  bëni një punë të thjeshtë, që nuk ju kushton as para, as kohë: shkoni tek Genta Sula, Autoriteti Dosjeve dhe merrni një vërtetim që nuk keni qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit! Mos u fshihni pas Komisionit Mezini dhe Bezhani, kur vetë Nazif Bezhani ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit me pseudonimin Boshti. Të shkojnë të marrin këtë dëshmi nga Autoriteti Dosjeve.

Ja disa nga emrat dhe pseudonimet që zbulon Demalia

1.Tritan Shehu (Trandafili). 2. Genc Pollo ( Sharlatani) 3. Ferdinand Xhaferri (Çekiçi) 4. Ilir Metaj (Drita) 5. ……(Xheneriku) nga media opinionist-analist. 6. Blendi Fevziu (Korani).  7. Servet Pëllumbit ((Ylli dhe Raketa). 8.Artan Hoxha  (Notari), ish-kandidat për President i Sh?qipërisë. 9. Remzi Lani (Holta) 10. Fahri Balliu  (Këndezi). 11.Spartak Poçi  (Inxhinieri). 12. Leonard Demi  (Murrizi) 13. Uran Butka  (Doku).

Mesazhi i fortë nga Demalia

Gjithashtu Demalia ka dhënë një mesazh të fortë se çfarë dëmi ka shkaktuar gjithë kjo fshehtësi për dosjet pasi vetëm kështu shqiptarët do të kuptojnë se çfarë llumi i ka drejtuar dhe vazhdon ti drejtojë. “Duhet të hapet dosja e Servet Pëllumbit i cili ka qenë Kryetar i Presidiumit Kuvendit të Shqipërisë me pseudonimin (Ylli dhe Raketa) e Gramoz  Ruçi si bashkëpunëtor dhe për funksionet që ka pasur. Duhet hapet dosja e Azem Hajdarit me pseudonimin (Bualli) ku vetë Berisha  ja ka shkruar në  vitin 1995 në gazetën RD. Dosjen e Azemit e kanë pasur si kopje disa anëtarë te kabinetit Berisha 90-95.  Kjo gjë duhet bërë për të qartësuar me transparencë dhjetorin 1990. Dëmi është bërë i pariparueshëm dhe vazhdon. Këta sëbashku kanë shkatërruar pronën private e publike, pasurinë kombëtare, ashtu si komunistët shkatërruan një brez të tëre dhe boshatisën vendin nga forca më vitale rina. Kanë abuzuar e vjedhur me pushtetin në 30 vjet duke sunduar me krimin dhe duke kontrolluar zgjedhjet me banda kriminale. Shqipëria për 30 vjet nuk ka mundur te realizoj zgjedhje të lira dhe të drejta. A-ja e demokracisë. Shqipëria për 30 vjet jeton një autokraci në rrotacion pikërisht nga këta palaço që kanë udhëhequr politikën dhe median në bashkëpunim me zanatin e vjetër të spiunit. Këta mbi të gjitha i kanë vrarë shpresën dhe të ardhmen shqiptarëve. Vetëm kështu shqiptarët do të kuptojnë se çfarë llumi i ka drejtuar dhe vazhdon ti drejtojë”, përfundoi Demalia.

Te tjera

Lajme te tjera