“Pse Berisha sa herë ka halle, i lëpihet Edi Ramës? Marrëveshja Berisha-Rama s’është as e para dhe as e fundit. Në thelb Edi Rama është garanti kryesor i karrierës dhe bizneseve të familjes Berisha. Kush e njeh politikën, ka qenë i sigurtë se pazari Berisha-Rama nuk do vononte. Sa më shumë ulërinte Berisha për revolucion, aq më shumë kuptohej se kërkonte që të ishte pazarxhiu dhe jo dikush tjetër. Por marrëveshja Berisha-Rama ka dy anë të medaljes:
1- Në media nga partia trajtohet dhe po reklamohet si dialog institucionesh apo tryezë reformash.
2- Në të vërtet është pazar mes dy njerëzve të cilët nga 2008 vazhdojnë paktin politik mes tyre.
Militantët qorra, injorante, idiote, mediokër, tru-shpëlarë vazhdojnë besojnë tek “legjenda” e Berishës si njeri i besës, i moralshëm, i ndershëm, besnik, luftëtar. Ndërkohë më të vërtet historia ka provuar të kundërtën, ai është më besë-preri, i pa moralshmi, tradhtari, dinaku, frikacaku, pazarxhiu, mosmirënjohësi. Nga ana tjetër Rama si xhongler i ofron pazar vetëm në periudha kur Berisha është në hall. Kështu e bindi Berishën kur ndodhi Gërdeci në 2008 duke u tërhequr nga protestat me qëllim që të ndryshohej Kushtetuta në favor të socialistëve. Por le tu tregojmë lexuesve se cilat janë pikat e marrëveshjes Rama-Berisha:
1- Sali Berisha do tërhiqet nga “Revolucioni” qesharak që premtoi dhe nga thyerja e karrigeve në parlament
2- Berisha do pranojë fitoren e mandatit 4 dhe 5 të Edi Ramës deri në vitin 2033.
3- Edi Rama do i kthejë vulën e partisë dhe buxhetin e PD tek Berisha.
4- Rama do i garantojë Berishës pafajsi në gjykatë për dosjet penale që akuzohet Berisha.
5- Edi Rama do garantojë Sali Berishën që nuk do lejojë asnjë prokuror ta arrestojnë dhe ta çojnë në burg në rast se ja kërkojnë amerikanët.
6- Sali Berisha dhe Edi Rama zotohen që nuk do lejojnë asnjë parti apo faktor të ri politik në 10 vitet e ardhshme që garon jashtë koalicionit PS-PD.
7- Berisha-Rama garantojnë njëri tjetrit që nuk preken bizneset dhe familjet e tyre.
Me pak fjalë po përsëritet 17 Maji.
Edi Rama do e denigrojë Sali Berishën, si një plak i rrjedhur që shet elektoratin apo kauzat vetëm për hallin e tij. Sali Berishës i duhet vetëm paprekshmëria dhe jo pushteti. Berishës i duhet vetëm flamuri opozitar që t’ju thotë amerikanëve: “Unë jam faktor politik.” Ai është shumë i lumtur që ka një kryeministër si Rama që i jep pazar sa herë që ka halle personale apo familjare. Rama është kryeministri i ëndrrave për Berishën. Me çdo kryeministër tjetër ai nuk do çirrej nga tarraca luksoze por do ishte kyçur pas “7 penxhereve””, shkroi dje në rrjetet sociale analisti i njohur, Kreshnik Spahiu.
