Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste, zoti Spahiu ka folur për planin e “errët” të kryeministrit Edi Rama me negociatat e fundit me ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa ka zbuluar arsyet pse ndërkombëtarët nuk po i ndalojnë pazaret e tij me grupin e “non-gratës”. Ndërkohë juristi theksoi se është në interesin e Edi Ramës, që përballë tij të faktorizojë si kundërshtarë një figurë si ajo e Sali Berishës. Madje zoti Spahiu shtoi se kryeministrit Rama i intereson që në fushatën e ardhshme të ketë përballë Sali Berishën, pasi me të e ka shumë më të lehtë fitoren.
-Zoti Spahiu, si e shikoni marrëveshjen Rama-Berisha?
Të gjitha negociatat mes Ramës dhe Rithemelimit kanë qenë negociata të pritshme, për ata që e njohin politikën, ndërsa për militantët dhe të verbrit që nuk kuptojnë nga politika mendojnë se bashkimi i dy PD përbën fillimin e luftës, por është e kundërta. Berisha nuk kërkon reformë zgjedhore, por legjitimimin dhe të marr protagonizmin e përfaqësimit. Kur rithemelimi bëhet pjesë e negociatës, atëherë Berisha ia ka arritur qëllimit, sepse ka qenë i delegjitimuar, nuk e njihte asnjë zyrtarisht për shkak të izolimit të ndërkombëtareve. Në thelb Edi Rama është njeriu më i interesuar që të legjitimojë Berishën si kundërshtarin kryesor, për faktin sepse ai dëshiron që në zgjedhjet e ardhshme fushata elektorale të jetë mes dy personazhesh. Pra ai do të ketë të njëjtën fushatë elektorale që ka zhvilluar për 20 vite me radhë. Do thotë votoni të renë dhe jo kthimin mbrapa, që është Sali Berisha. Mendoj se Edi Rama politikisht fiton në çdo lloj aspekti, politik, diplomatik, elektoral, me faktorizimin e Berishës përballë dhe me çmontimin e gjithë faktorëve të tjerë. Ramën mund ta ndalojnë ndërkombëtarët që ti thonë mos u ul me përfaqësuesit e tjerë, por Rama duke marr shkak nga kërkesa e shumë diplomatëve që kërkojnë një jetë parlamentare normale, ai legjitimoi futjen e Rithemelimit duke zgjeruar bashkëkryetarët.
-Ndërkohë ju mendoni se do të jenë 3 bashkëkryetarë, pra Gjiknuri, Alibeaj dhe Bylykbashi apo do kemi një spostim të Alibeajt?
Nuk mendoj se Alibeajn mund ta spostojnë, por ata mund të gjejnë një mënyrë për të futur Rithemelimin. Rithemelimi nuk ka interes për ndryshimin e mekanizmit zgjedhor, sepse e maksimalizon votën e Rithemelimit, sepse jugu dhe Shqipëria e mesme ka më shumë vota për PS. Ka një diferencë të madhe Rama me Berishën dhe e vetmja mënyrë që Berisha të rris dhe maksimalizojë është sistemi propocional rajonal, pra ai që është aktualisht. Mbase grupi i Bashës mund të ketë interes, por nuk ka votat. Të 3 subjektet nuk kanë interes që vota e diasporës të përfshihet edhe pse është detyrim kushtetues. Por, një gjë është e saktë dhe është se emigrantët nuk do të votojnë, sepse ata Ramën dhe Berishën nuk e votojnë, ata kanë ikur nga vendi nga këta dy. Nuk besoj se ata mendojnë se më ardhjen në pushtet të Berishën ata do kthehen në vendin e tyre.
-Po listat e hapura si e sheh sepse duket se të gjitha palët janë dakord?
Nuk mendojë se janë të interesuara partitë e mëdha për listat e hapura. Liderët e shohin me skepticizmin dhe s’kanë nevojë për lista të hapura, ata kanë listat e mbyllura për të qenë të parët. Pse duhet që të rrëzojë Rama, kur mund të ndodh që Balluku mund të marr më shumë vota se Rama. Pse duhet të hyj në vot9im me lista të hapura Berisha, kur Agron Shehaj mund të marr më shumë vota se ai. Votat e drejtpërdrejta kanë detyruar edhe Ramiz Alinë që të ikë nga politika. Këta në media thonë jemi të interesuar për lista të hapura, por në thelb asnjë nuk është i interesuar. Po ashtu, partitë e vogla duan që në listë të jetë kryetari, ndërsa me lista të hapura kryetari mund të digjet. Nëse bëhemi një zonë elektorale atëherë, stërnipi i Ramës do të jetë kryeministër, sepse me një zonë PS e merr edhe për një shekull pushtetin.
-Ka dal në rrjet dhe po bënë xhiro zoti Gjuriç me Radojiçiç, që ka pranuar që është iniciatori i sulmit në Banjskë, çfarë do të thotë për ju kjo foto?
Radojiçiç është krimineli që kreu masakrën e Banjskës dhe në krah të tij është diplomati Gjuriç dhe thuhet se pritet që të jetë kryeministri i Serbisë. Nuk ka munguar reagimi i diplomacisë amerikane dhe ambasadori amerikan ka thënë se ne jemi të rreptë në këtë marrëdhënie dhe se Rajdoiçiç është ‘non-grata’ në SHBA dhe është i sanksionuar në të gjitha forumet amerikane duke i dhënë një paralajmërimin kryeministrit të ardhshëm të Serbisë. Është e njëjta skemë dhe është e qartë se nga asnjëra anë serbët nuk fshihen në skenarin e tyre dhe perëndimi e toleron sepse s’do të krisi marrëdhëniet me Serbinë në kulmin e luftës në Ukrainë. Perëndimi është i detyruar që të jetë tolerantë me Serbinë në këto momente. Një gabim përsëritës që Kurti ka bërë është që Banjska të harrohet dhe në agjentë të jetë heqja e dinarit nga qarkullimit dhe ai zhvendos konfliktin nga presionet e Serbisë dhe ta kthej tek Kosova. Pastaj, Beogradit i intereson që të vonojë dialogun me Serbinë, që ja ka bërë të mundur Kurti. Vuçiç mezi pret të vijë Trump sepse ata kanë marrëdhënie të mira bashkë dhe dihet që Kurti në fushatë bëri thirrje për të votuar Biden dhe jo Trump. Por, Kurti i shkatërroj marrëdhëniet edhe me Biden edhe me Trump që nuk i ka pas të mira, nëse mund të vijë në pushtet.
-Sa i përket fotos, kemi pritur qëndrime nga SHBA kundrejt Serbisë për masakrën e Banjskës, por s’kanë ardhur, a është mbushur kupa me foton e Gjuriç me Radojiçiç?
Optika jonë për kupën është e ndryshme nga ajo e Brukselit dhe Amerikës. Ne e shohim kupën e Beogradit plot, kurse Amerika dhe Serbia e sheh kupën e Beogradit bosh. Sepse ata kanë projekte gjeopolitike të ndryshme nga interesat tona, interesi ynë është afatshkurtër. Amerika ka një agjendë, nuk mund të merret me 4 fshatra të veriut të Kosovës. Ata kanë një agjendë dhe nëse ne humbin momentin ne na ikën treni sepse jemi shumë pak të rëndësishëm në botë. Mendoj se kupa shihet me optika të ndryshme nga ne dhe nga perëndimi.
