E diel, 20 Prill, 2025

Kreshnik Spahiu: Ja pse një grua shqiptare në krye të Presidencës do ta shkatërrojë institucionin më keq se Ilir Meta

Share

Analisti i njohur Kreshnik Spahiu, është shprehur se sipas të gjitha gjasave, Partia Socialiste do të zgjedhë një Presidente grua. Spahiu ka renditur argumentet se pse është kundër kësaj ideje. Sipas tij, Amerika, shteti më i emancipuar në botë ende nuk ka votëbesuar një grua si kryetare shteti, por 100% burra në gjithë historinë e saj. “Një grua shqiptare për Presidente do e uroja të vinte me vota nga Shqipëria dhe jo me simpati nga partia. Një grua që bëhet kryetare shteti nga partia në pushtet pa votë nga populli, ka si qëllim të jetë një kukull e qeverisë dhe hije e kryeministrit. Një grua si Presidente e Shqipërisë do jetë një zgjatim i modelit të Bora Muzhaqit, që sa herë hap gojën qesh gjithë populli, apo shumë grave ministre që kishim tetë vite dhe u harruam emrin si i kishin. Një grua Presidente e Shqipërisë, në thelb synohet që mos kemi fare kryetar shteti, por Edi Rama t’i bëjë të dyja, edhe Kryeministrin edhe Presidentin.

Një grua shqiptare Presidente nuk mund të vijë artificialisht kur populli ende nuk përfaqësohet dot me vota”, tha Spahiu. Duke marrë dhe shembullin e Kosovës, analisti është shprehur se një grua Presidente do të ishte më keq se Ilir Meta. Një grua shqiptare për Presidente Republike do ishte një shkatërrim i institucionit më keq se Ilir Meta. Shqipëria do kalonte 5-vjet me një kryetar shteti fantazmë që do ndante dekorata. Modeli i Kosovës, me Atifete Jahjagën, që në darkë ishte police dhe në mëngjes presidente, nuk duhet përsëritet në Shqipëri. Një grua shqiptare nuk duhet vijë në krye të shtetit si formulë, as si skemë, as si model, por si frymë dhe proces”, përfundoi Spahiu.

Te tjera

Lajme te tjera