Nga Rigels Seliman, kryeredaktor i gazetës “SOT”
Greva e zhvilluar nga pedagogët e universiteteve shqiptare, përveç qëllimit social të një kërkese legjitime të trurit të shoqërisë shqiptare për rritjen e shpërblimit mizerabël që kjo qeveri i paguan, nxorri në pah dhe mjerimin ku është katandisur kjo qeverisje. Kërkesa e edukatorëve të sistemit arsimor shqiptar u përball me makinën propaganditike që ka ngritur vetë Edi Rama nëpërmjet gebelsit të tij Endri Fuga, i cili prodhoi lajmin se një prej protestuesve ka punuar në SHIK.
Kryeministri shqiptar, i cili nuk i lexon mediat, shfrytëzoi menjëherë lajmin mediatik të shpërdarë nga eunuku i oborrit të tij në tufën e lakejve që ushqehen nga ky oborr, për të përbaltur një nga përfaqësuesit e kësaj proteste. Balta mbuloi baltën dhe Edi Rama me baltën e sprucuar nga shtabi i tij mbuloi përfaqësuesin e pedagogëve.
Mënyra sesi po funksionon kryeministri shqiptar nëpërmjet propagandës së shpëlarë është një fenomen i turpshëm i një qeverisje dështakësh, të cilët standardin e vetëm të suksesit kanë numrin e likeve që ka marrë çdo ministër. Mungesa e suksesit në qeverisje, dështimet në rrafshin diplomatik, lojërat e tij antishqiptare me Vuciç, Erdogan dhe Putin në dëm të interesave kombëtare, duket se kërkon ti përmbysë me një propagandë vanitoze dhe pa produkt.
Fjalimi i tij në KiE ishte shembulli i një një njeriu që kërkon të pastrojë imazhin nëpërmjet metodave propagandistike aspak efikase. E thenë troç: Edi Rama është sipërfaqe dhe jo brendi.
Kryeministri shqiptar nëpëmjet propagandës po mundohet të ngrejë një imazh të ri ndryshe nga ai që është në realitet. I gjithë fjalimi i stërzgjatur kishte një qëllim të vetëm: Kurimin e imazhit të tij përballë opinionit kosovar dhe nacionalist shqiptar që e shikon personazhin Rama një Esat Toptan antishqiptar.
Në të gjithë aktivitetin e tij në KiE, Edi Rama u kujdes nëpërmjet propagandës së tij të nxirrte në pah idenë se fjalimi i tij ishte një nga to vepra monumentale që do mbeten në historinë e Shqipërisë si heroizma të Fatbardh Pikaloshit kryeministër kundër armiqve të shqiptarisë. Një hartim i një nxënësi mature të viteve ’80, ku spikaste një patos idiotesk me nuanca të një njeriu që imitonte Enver Hoxhën në mbledhjen e 81 partive në Moskë, i cili la bllokun revizionist me gojë hapur me mënyrën si mbrojti me stoicizëm komunizmin e tradhëtuar.
E njëjta patologji dhe kulturë.
Vetë Edi Rama vetëngrinte në qiell veten se e mbyti KiE e poshtër dhe vuri në vend një padrejtësi të një raporti që nuk ka prodhuar asgjë kundër Kosovës. Raporti i Dick Marty është një fosile që, as prodhoi efekte dhe as dëmtoi çështjen kombëtare. I vetmi efekt që prodhoi ishte fjalimi patetik i Edi Ramës disa vite më mbrapa.
Fjalim që u mbështet në dy shtylla. Në raportin e KiE për akuzat e Marty dhe e dyta argumentimi i të kundërtës nëpërmjet librin ideologjik të Malo Kadaresë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Të përdorësh argument librin e Malos i cili është prodhuar rreth 60 vite më parë në një linjë tërësish puniste është si i vësh heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit ipadin në vend të shpatës. Të flasësh me gjuhën e Malos në KIE e ‘2022 tregon qartazi paaftësinë e Edi Ramës të përshtatet me sfidat reale të shqiptarëve, por dhe të shikosh në sy realitetin ku po evoluon çështja shqiptare.about:blank
Propaganda e tij e përciptë por dhe mendësia e aktivitetit të tij kryeministror manifestojnë qartazi nivel minimalist mental të tij dhe entourage të tij propagandistik. Gjithë fushata e tij e vetëglorifikimit përfundoi në titujt e parë të mediave fshatareske të cilat suksesin maksimal të kryeministrit konsideronin kravatën e tij me vagina.
Titulli i shpërndarë nga Fuga, “Kravata e Edi Ramës, që “çmendi” kolegët e tij” më 7 tetor 2022 nuk kishte asnjë ndryshim nga titulli tjetër shtatë vite më parë, “Kravata e Ramës që tërboi serbët dhe “fitorja” e vogël e Vuçiç ndaj tij”, në 27 maj 2015. Makina e tij propagandistike, përveç mediokritetit që shpërndan mediatikisht nuk është në gjendje të prodhojë veç iditotësi të këtij niveli ku kryeministri i një vendi konsideron sukses zilinë e kolegëve të tij për një kravatë dhe ky përbën një lajm që ju rrit krenarinë shqiptarëve për një kryeministër “danoç” si Edi Rama.
Kryeministri shqiptar si në rastin e pedagogëve dhe në aktivitetin e tij në KiE tregon qartë se lufta e tij prpagandistike ka ngelur në nivele mediokre që tregojnë mizerabilitetin e tij politik, personal dhe qeveritar.
Nëse do të ishte gjallë njeriu i madh Zigmund Frojd, do ta konsideronte Edi Ramën si një njeri që e ka të burgosur mendjen në vitet ’80 dhe vuan dështimet e tij në adoleshencë si piktor, basketbollist dhe së fundi si kryeministër.
Nisur sa më sipër, vlen të përmendet se propaganda e Edi Ramës, lajmin më të suksesshëm që ka prodhuar në këto vite qeveri ka qenë sfida e tij ndaj kolegëve me kravatën të mbushur plot me vagina.