Humanizmi nuk njeh kufij dhe këtë e dëshmon çdo ditë Pëllumb Brusha, koordinatori i “Allianz für Kinder” për Shqipërinë, i cili vijon të jetë një shtyllë e fortë mbështetjeje për njerëzit në nevojë, veçanërisht për fëmijët që kanë nevojë për trajtim mjekësor jashtë vendit.
Së fundmi, nën kujdesin dhe organizimin e tij, dy fëmijë shqiptarë, u shoqëruan drejt Spitalit të Speising në Austri, ku do të marrin trajtimin e nevojshëm falë ndihmës së “Allianz für Kinder”, shkruan z. Brusha në rrjetet sociale.
Pëllumb Brusha dhe ekipi i tij po vazhdojnë me përkushtim misionin e tyre për të sjellë shpresë e buzëqeshje në fytyrat e atyre që kanë më shumë nevojë.
Falë bashkëpunimit të ngushtë me institucione dhe organizata ndërkombëtare, dhjetëra familje shqiptare kanë marrë ndihmë konkrete dhe mbështetje të paçmueshme.
“Ne do të jemi gjithmonë pranë njerëzve që kanë nevojë për ndihmë, sepse çdo jetë ka vlerë”, është mesazhi i përhershëm që përcjell Brusha përmes veprave të tij.
