E martë, 24 Nëntor, 2026

Konstituohet grupi Vullnetar për Popullsinë dhe Zhvillimin, aktivitet do mbështeten edhe nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin

Share

Dje në Kuvendin e Shqipërisë u konstituua grupi Vullnetar për Popullsinë dhe Zhvillimin. Ky grup përbëhet nga 5 anëtarë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtarë të Komisionit të Shëndetësisë.

Grupi do të advokojë për çështje që lidhen me popullsinë dhe zhvillimin dhe më konkretisht me shëndetin riprodhues, me çështje që lidhen me demografinë, moshimin etj.

Ngritja dhe formimi i këtij grupi përkon me fillimin e censusit për Popullsinë që është duke u zhvilluar aktualisht në Republikën e Shqipërisë.

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) në bashkëpunim me UNFPA, IPPF dhe EPF do të mbështesin aktivitetet e këtij grupi.

Së bashku, do të shërbejnë si një kontribut për çuarjen përpara të legjislacionit që ka lidhje me këto tema dhe si nxitje që të tjera vullnete të na bashkohen!

Te tjera

Lajme te tjera