E diel, 20 Prill, 2025

Kombëtarja e nis me barazim në Ligën e Kombeve, goli i Seferit nuk mjafton! Thyhet “tersi”, pika e parë në Islandë

Share

Ka përfunduar në barazim ndeshja e parë për këtë sezon në Ligën e Kombeve për Shqipërinë. Kombëtarja e mbylli ndeshjen 1-1 kundër Islandës, ndërsa kjo ishte hera e parë për kuqezinjtë që marrin të paktën 1 pikë në ishull.

Edhe pse kaloi e para në avantazh Shqipëria nuk ka mundur të fitojë në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kombeve pasi ka barazuar 1-1 me Islandën. Golit të Seferit në pjesën e parë ishullorët iu përgjigjën pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë falë edhe një gabimi të mbrojtjes tonë.

Megjithëse barazim duhet theksuar se ky ishte rasti i parë që Shqipëria del e pamposhtur nga ishulli. Pas kësaj sfide, me datë 10 qershor kuqezinjtë do luajnë me Izrealin në Air Albania po për Ligën e Kombeve.

Te tjera

Lajme te tjera