E shtunë, 18 Janar, 2025

KATAR 2022/ Gjermania shmang turpin e eleminimit 7 minuta nga fundi, barazim me 2 gola kundër Spanjës! Garë e fortë në grupin E 

Share

Spanja dhe Gjermania barazuan 1-1 në ndeshjen e dytë të grupit E në Kupën e Botës. Goli i Moratës në minutën e 62 për Spanjën u barazua nga Fullkrug në minutën e 83, me gjermanët që me këtë pikë shmangin eleminimin dhe kërkojnë të kalojnë grupin në ndeshjen e fundit.

Ndeshja nisi me dy skuadrat që studiuan njëra-tjetrën dhe nuk dolën në aventurë. Do duhej minuta e 40 që Gjermania të gjente golin me Rudiger, teksa VAR “ngriu” festën e Panzerave për pozicion jashtë loje.

Me skuadrat që shkuan në pushimin mes pjesëve me rezultat të “thatë”, si Enrique dhe Flick provuan ta zgjidhnin ndeshjen nga stoli. Futja e Moratës dhe Fullkrug ishte deçizive. Morata në të 62 minutë, vetëm tetë minuta pasi u hodh në fushë kaloi “Furinë e Kuqe” në avantazh pas asistit të Albës.

Pas golit të pësuar Gjermania shtoi sulmet, teksa barazoi në minutën e 83 me Fullkrug pas asistit të Musiala. Goli bëri që ndeshja të mbyllej 1-1, me gjermanët që ia dolën të shmangin eleminimin dhe të provojnë gjithçka në ndeshjen e fundit.

Pas dy ndeshjeve në grupin E, Spanja kryeson me katër pikë, ndjekur nga Japonia dhe Kosta Rika me tre pikë. Gjermania në fund me një pikë. Në ndeshjet e fundit në grupe, Gjermania luan me Kosta Rikën dhe kërkon me çdo kusht tri pikët, duke shpresuar që Spanja të fitojë kundër Japonisë.

Te tjera

Lajme te tjera