E premte, 17 Prill, 2026

Karakaçi: Nuk ka pasur abuzime me çmimin e naftës. Krijojmë Agjencinë Shtetërore, depozitë 90-ditore për siguri hidrokarbure të plotë

Share

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi në fjalën e mbajtur gjatë takimit me furnizuesit e naftës, u shpreh se deri në këto momente nuk ka pasur abuzime me çmimin e naftës.

Ai u shpreh se bllokimi i ngushticës së Hormuzit nuk ka impaktuar qarkullimin hidrokarbur në vendin tonë, pasi kanalet e furnizimit janë me anë të mekanizmave të tjerë.

“Një ndër masat kryesore është elementi i sigurimit të produktit dhe pasjes së produktit hidrokarbur në treg. Tashmë, secilës nga kompanitë hidrokarbure që operojnë në Shqipëri i është dërguar njoftimi për detyrimin e rezervës hidrokarbure që duhet të mbahet në 2026 që është përllogaritur në bazë të xhiros ditore të vitit të shkuar, po ashtu grupet në teren të ministrisë janë njoftuar dhe subjekteve për të bërë verifikimet e nevojshme brenda 31 marsit.

Bllokimi i ngushticës së Hormuzit nuk ka impaktuar qarkullimin hidrokarbur  ë vendin tonë, pasi kanalet e furnizimit janë me anë të mekanizmave apo rrugëve të tjera. Nuk kemi parë deri tani abuzime me çmimin”, deklaroi ministri.

Ky i fundit shtoi se brenda 2-3 javësh, qeveria do të miratojë pr.ligjin e ri të rezervës së sigurisë hidrokarbure, i cili parashikon krijimin e një Agjencie të Posaçme, ku do të mbahet rezerva e sigurisë hidrokarbure 90-ditore.

“Dy elementë që ministria ka në fokus si rrjedhojë e një plani afatgjatë: po punon prej dy vitesh për Ligjin e ri të Rezervës së Sigurisë Hidrokarbure. Ndodhet në fazën përmbyllëse për miratim pr.ligj që përmbush nevojat e direktivës së BE dhe të vendit. Brenda 2-3 javësh ky pr.ligj do jetë i miratuar në qeveri. Parashikon krijimin e një agjencie të posaçme dhe tashmë rezerva e sigurisë hidrokarbure nuk do mbahet më nga subjektet tregtare hidrokarbure, por do mbahet nga Agjencia Shtetërore e cila do e depozitojë në depozitat e saj apo të marra me qira. Duke krijuar një depozitë 90-ditore minimale të produktit në vend për të pasur siguri hidrokarbure të plotë dhe totale.

Struktura e çmimit të karburantit në pikën fundore, në Shqipëri është e tillë që vlera e importit zë pjesën më të madhe, ka luhatshmërinë e vetë si pasojë e krizës”, theksoi ai.

Te tjera

Lajme te tjera