E hënë, 20 Janar, 2025

Kamniku Neolitik, aty ku shenjtëron orakulli i Lisit të Mirë të Shenjtë dhe origjina e qytetërimit e fesë

Share

Nga Sami Dake, historian dhe ekonomist

Afërsisht dy vite insistoj të hap debatin “Kush është Kamniku Neolitik dhe të veçantat e tij” për të cilin prej 20 .12.2021 është në duar të lexuesit dhe institucioneve enciklopedia “Kamniku Neolitik Dodona”.Përfshirja në debat teologjik e akademik multidisiplinar është kontribut për historinë universale të Dodonës pellazgjike-ilire më të lashtë mbi Dhe. Dodona është histori universale e njerëzimit e pa lançuar me fuqinë e rëndësinë e madhe që përfaqëson. Vendbanimi i lashtë prej ngjizjes së njerëzimit dhe i pa saktësuar deri më sot përbën debat të madh akademik. Dodona është vendi i shenjtë më i lashtë mbi Dhe që ka origjinën feja, qytetërimi dhe hyjnitë e para të cilat i kanë lënë testament të shkruar e vulosur historianët e lashtë nga babai i historisë deri te. Aravantioit dhe kanë vjershëruar me pathos poetik nga Homeri te Barjoni.

Dodona është një koncept i gjerë të cilën në literaturën e lashtë e gjejmë në disa përcaktime duke filluar nga Nëna e Madhe Dodonë që ka marrë emrin perëndia e perëndive me e lashtë mbi Dhe. “Dodona ishte qendër pellazgjike para helenitike, shumë më e vjetër se gjuha, perënditë dhe mitologjia greke, si e tillë, ajo u njoh në krejt botën e lashtë dhe këtë realitet ekzistues e kanë pranuar vetë autorët më të moçëm helen”. (Aravantioit 1859).

            Herodoti pohon:” Faltorja Dodonë është më e vjetra, më e para tempull më i lashtë mbi Dhe. Origjina e fesë vjen nga Shenjtorja iliro-epiriote e Dodonës. Dodona është ndërtuar nga banorët vendas të Epirit, nga të moçmit, arkadhët, tirenjtë, pellazgët”. Homeri:” Zeusi deshi të ndërtohet, faltorja më e vyer për njerëzinë,orakullin e tij, Dodonën Pellazgjike”.

            Dodonën historianët e lashtë na e sjellin si vendbanim me emrin e Perëndisë më të lashtë mbi Dhe, Faltoren mëmë Dodonë më të vjetër, më të parë tempull më i lashtë mbi Dhe. Vendndodhja dhe Faltorja mëmë Dodonë nuk janë saktësuar. Dodona përmendet dhe orakull i vyer për njerëzinë. Athanas Stargjiriti në faqen 304 thotë:”Dodona dimër keqe ka lumin Dodonë pranë një burimi dhe një pyll me lisa e moçale”. (:”Izvori, Koria e Vjetër dhe Luadhet”).

Zbulimet arkeologjike në Kamnik i shpallur monument kulture i kategorisë së parë janë fantastike por kush është ai vendbanim i rrallë nuk u përcaktua. Lufta e ashpër ndaj fesë ndikoi negativisht dhe nuk u analizuan objektet e kultit në frymën e mitologjike e fetare. për faktin se zbulimet përkuan me kulmin e luftës së ashpër të fesë.

Gjetjet nuk u konceptuan të lidhura me tempullin e Lisit të Mirë si monument mijë vjeçar natyror e shenjtërimi, i cili ish i pa cenuar në periudhën e sondazheve. Gjurmët fetare u tjetërsuan dhe asgjë nuk u analizua mbi mitologjinë në ngjizje të njerëzimit.

Terakotja e famshme dhe vazot kambanë të shpallura trashëgimi kulturore

Terakotja e famshme dhe vazot kambanë të shpallura trashëgimi kulturore apo dhe kulti i Nënës së Madhe të zbuluara në Kamnik përbëjnë një altar kulti dhe shprehin qartë bestytni fetare. Ato nuk janë vlerësuar mbi ideologjinë e kohës që janë kompozuar e prodhuar por në frymën mark-len që lindi kur shpërbëhet qyteti i lashtë. Shekulli i XX e gjen një fshat me 65 shtëpi nga 600-800 që ish në fillim të shekullit IXX mbasi kanë emigruar 85-90 % e banorëve mbas valës goditëse kundër mbështetësve të Zylyftar Podës.

Provat arkeologjike dhe burimet historike të vëna në një akord të vetëm me simbolet mitologjike, vende të shenjta, gjurmë, imazhe, toponime, gojëdhëna e kujtime të radhitura në enciklopedinë “Kamniku Neolitik DODONA”i japin përgjigje enigmës kush është ky vend banim i rrallë prej ngjizjes së njerëzimit dhe shkaku i qytetërimi të jashtëzakonshëm.

Kamniku me emër sllav është i provuar dhe gjithëpranuar shkencërisht si vendbanim i rrallë prej ngjizjes së njerëzimit. Sllavët kanë ardhur në vitin 580 e për rrjedhojë të paktën 7000 vjet p. Kr ka patur emër tjetër që si më i lashti na e provon Lisi i Mirë i Shenjtë që vazhdon të shenjtërojë në Kamnik si një e veçantë e njerëzimit. Ateistë, skeptikë e mynafikë do ketë që lisin të mos e besojnë por shenjtërimi i tij është i fuqishëm e i rrallë. Ai nuk frekuentohet për një km rrugë nën shkëmb dhe dihet pakë në zonën rreth tij.

Kamniku Neolitik ka zënë vend të rëndësishëm në konferencat kombëtare e ndërkombëtare por po e mbulon pluhuri i harresës. Objektet brilante që shkëlqejnë e ndrijnë historinë kombëtare mbeten relike në muzetë tona edhe pse flasin qartë për besëtytni fetare.

Feja është histori e lindur në lashtësinë më të thellë që ka ardhur e shkruar nga historianët e lashtë. Feja ka qenë pushtet e ideologji. Vazhdimi i tezës së Rilindasve tanë të shquar e të vuajtur për mëmëdhe që fenë e shndërruan në ideologji kombëtare me mitologji pagane më çoi në zbulimin historik duke u mbështetur te Lisi i Mirë i Shenjtë si dëshmitar okular e simboli kyç Dodonë dhe nga shumë burime provohet qyteti i lashtë Dodonë.

Dodona dhe Lisi i Mirë ishin qendra e Pellazgëve

Shkrime të shumta historike e mitologjike flasin qartë se Dodona dhe Lisi ishin qendra e Pellazgëve. Lisi i Mirë i Shenjtë aktualisht është pronë e Bektashinjve por Ai simbolizon fillimin e jetës dhe zë fill me Profetin Noah. Bektashizmi ka lindur në shekullin e XIV dhe bëri të vetat simbolet pagane kurse Orakulli i tij është transferuar në Dodonë para mijra vitesh dhe nga shushuritja e gjetheve kuptohej dëshira e perëndisë Dodonë.

 Orakulli i Kories së Vjetër me lisa e pëllumba që mbaheshin të shenjtë ka qenë nga më të përmendurit në Mitologji. Ai vizitohej nga pelegrinë, njerëz të rëndësishëm të kohës dhe mbretër e komandantë ushtrie. Orakulli ka ndikuar në punët e brendshme të shteteve në paganizëm p. Kr dhe në fetë kristiane e islame gjatë erës së re.

 Trashëgimia kulturore e shpirtërore e paraardhësve tanë e solli në ditët tona si tempull kryesor besimi e simbol kyç Dodonë për të dëshmuar të vërtetën dhe të veçantën e shenjtë të vendbanimit të lashtë.

 Qyteti i lashtë Dodonë e ka marrë emrin e Perëndisë Dodonë që zë fill në epokën e artë mitologjike kur perëndia më e parë e perëndive përmbyti njerëzimin se njerëzit mëndje mëdhenj nuk e dëgjuan Profetin Noe. Mitologjia është formë e botëkuptimit fetar në shoqërinë primitive që njerëzimi nuk dinte tu jepte shpjegim fenomeneve natyrore. Veglat gur stralli të zbuluara provojnë që vendbanimi ka qenë i banuar përtej 50.000 viteve.

Shenjtorja iliro-epiriote e Dodonës lindi fenë në një periudhë neolitike të zhvillimit të qytetërimit të lashtë. Qytetërimi ka kaluar sa nga një komb te tjetri por origjinën e ka në Dodonë. “Qytetaria më e pastajme ka qenë më e gjerë e më e plotë se më parë dhe sot e kësaj dite nuk e ka mbaruar udhën e saj”. (Sami Frashëri)

Detaje nga zbulimet arkeologjike

Zbulimet arkeologjike që vegla pune prej guri stralli të rrallë e të sjella nga 500 km largësi vijë ajrore, guvat, fortifikimi më i hershëm, qeramikat brilante, komplekset e furrave që fatkeqësisht nuk u ruajtën në gjendjen origjinale dhe të dhënat historike përshkruhen në një kapitull sipas referimeve të arkeologëve tanë dhe të botuara te Iliria në shqip e gjuhë të huaj. Një kapitull sjell vlerësimet e akademikëve, arkeologëve e studiuesve për Kamnikun.

Enciklopedia është përmbledhje me dhjetra studime të trashëgimisë kulturore të fshatit tim nga sot e deri në Mitologji duke sjellë para lexuesit vende të shenjta, ngjarje, data, e fenomene që pa e lexuar e studiuar mund të konsiderohen marrëzi apo fantazi.

Boshti i librit ose skeleti mbi të cilin ndërtohet historia e fshatit tim është Lisi i Mirë tek i cili u mbështeta fort dhe tek Ai gjeta ADN-në për të përcaktuar emrin e vendbanimit të lashtë. Burime historike e mitologjike provojnë që Kamniku është vendbanimi i lashtë i Dodonësi shquar për faltoren me të vjetër, më të parë tempull më i lashtë mbi Dhe.

Lisi i Mirëi Shenjtëqë simbolizon fillimin e jetës në tokë fillimisht ka qenë afër Skotusës por mbasi u dogj prej dikujt është transferuar në Dodonë si vend i shenjtë që bëhen bashkë dy të veçanta të njerëzimit, Lisi i Shenjtë që simbolizon fillimin e jetës në tokë dhe Perëndeshën Dodonë më të lashtë të perëndive dhe e dyta Faltorja mëmë në Europë.

Faltorja Dodonë është e veçanta kryesore e vendbanimit të lashtë. Tempull mëmë ka lindur fenë e kësaj bote. Ajo është histori universale e njerëzimit e cila fillon përtej të gjithë religjioneve. Kamniku minimalisht ka qenë i banuar prej 50.000 viteve e me qytetërim të jashtëzakonshme në 7000-3700 vite p. Kr.

 Shkrime pa fund ka për Dodonën Pellazgjike-Ilire. Fjalori Enciklopedik Shqiptar e për mëndet disa herë Kamnikun por në Historinë e shkollave të mesme nuk shkruhet fare  as Perëndia Dodonë apo Kamniku neolitik që ndikon negativisht ne edukimin e brezit të ri ndaj i sugjeroj shtëpisë botuese të librit shkollor të shkruajë për Dodonën dhe Kamnikun.

 Studimet që nuk do të mungojnë brenda shkëmbit të Larmë i cili është themeli i librit do të zbulojnë surpriza të reja për historinë e njerëzimit. Ai jo vetëm në sipërfaqe por dhe në shpirtin e tij hyjnor mban të dhëna të pa besueshme për njerëzimin e sotëm. Brenda tij ka lindur tempulli më i lashtë mbi Dhe. Faltorja mëmë te mekami në majë të shkëmbit të Larmë hyjnor me rrënoja të lashta ka lindur fenë dhe ka shpërndarë besëtytnitë fetare.

Bogdanasi dhe Kamniku, atraksione turistike e historike të pa shfrytëzuara

Bogdanasi (zota,zotër, zot i vetes)është lagje me shumë toponime kishash e varreza të vjetra që nga Shënthanasi, Çukëz, Shënkolle, Shënmitra,etj. Kisha Kamnik me emër të vendbanimit do të jetë kisha Dodonëme tempullin më të lashtë të faltores. Romakët transferuan tempullin në kishë dhe faltoren e kthyen në Peshkopatë te Manastiri i Luadheve të Qytesë. Eshtrat e zbuluara te varret ne kisha flasin për varreza më të lashta se mesjetare.

Kamniku ka mbi 20 vende të shenjta nga të gjitha epokat historike që nga simbolet pagane, kristiane e Islame, katër kisha e dy xhami të djegura në 1914, manastire e vakëfe, mekame e vende të shenjta të lashta që nuk ju dihet origjina. Domethënës është vendi i shenjtë te Guri i Himos që mitologjikisht është Olimpi i dytë në krahinën e Faltores.

Kamniku është atraksion turistik e historik i pa shfrytëzuar. Simbolet mitologjike dhe vendet e shenjta nga të gjitha epokat historike që pagane, kristiane dhe islame kërkojnë vëmendje të shtuar nga organizmat prestigjoze kombëtare e ndërkombëtare. Dodona është origjina e fesë dhe në Kamnik se zë fill udhëtimi pa mbarim i transformimit e zhvillimit të fesë. Zoti i Plotfuqishëm është një për të gjithë indologjitë e sektet fetare.

 Enciklopedia është historia konkrete e Perëndisë. Perëndi flasin të gjithë në përgjithësi por unë shkruaj historinë konkrete të saj mbi thëniet e historianëve të lashtë. Sakrifica të luteni në Kamnik do tu relaksojë dhe të provoni, prekni dhe ndjeni shpirtërisht mirësitë e Perëndisë, të Zotit të Plotfuqishëm.

Ndërtimi i fshatit dhe kthimi në origjinën e lashtë si një muze natyror të besëtytnive fetare dhe përmbushjes shpirtërore të njerëzimit është vlerësim për Perëndinë. Simbolet pagane, kristiane e islame janë objekte kulti të Perëndisë, të një Zoti të Plotfuqishëm.

 Enciklopedia “Kamniku Neolitik Dodona” bashkë me zbulimin historik ka dhe shumë studime e surpriza të paditura. Patrioti Refat Daut ka patur emrin në obeliskun në Ersekë e Pogradec. Patrioti Irfan Daut më në zë i Rilindjes Kombëtare shkruhet në tre dokumenta që ndodhen në muzeun Ersekë por nuk është vlerësuar të cilin bashkë me çetën patriotike të 1914, etj institucionet përgjegjëse në kuadër të 110 vjetorit të Pavarësisë t’i dekorojnë në grup dhe emër për emër që të mos mbetet anonim kontributi i tyre.

Kënga “Mbeçë more mbeçë” e ka origjinën në Kamnik

Kënga “Mbeçë more mbeçë” e ka origjinën në Kamnik mbi një histori reale. Libri ka një densitet të madh ngjarjesh e datash dhe shtrihet përtej Kamnikut në zonë e Kolonjë i hartuar mbi dokumenta arkivore dhe burime historike e mitologjike. Kamniku me 22 familje e 142 banorë në vitin 1945 ka diplomuar në 70 vite mbi 145 banorë me arsim të lartë. Potenciali i lartë intelektual shprehet në mjeshtëritë dhe zanatçinjtë e shumtë të fshatit.

Tre emigracione masive në dy shekuj e kanë katandisur fshatin në 50-60 banorë nga 5000-6000 që ka patur para dy shekujve. Kapitull pas kapitulli nuk mbetet banor pa u përmendur plus të emigruar para një shekulli në Turqi me dëshirën e mirë dhe për të tjerë të emigruar para dy shekujsh në Maqedoni, Bullgari, etj.

Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka vendosur 7 gushtin pelegrinazh te Lisi i Mirë në Kamnik që do të na bashkojë ngado jemi me apelin të ruajmë origjinën, gjuhën dhe zakonet shqiptare. Lisi i Mirë do jetë trashëguar te emigrantët për tu rrëfyer origjinën e të parëve.

Perëndia më e lashtë mbi Dhe e bekoftë në mijra breza kombin tonë vital e më të lashtë. Duke ju uruar lexim të këndshëm rilexojeni që ta kuptoni më qartë historinë tonë. Kjo e vërtetë e Perëndisë e lënë vulë nga Homeri, Herodoti e pa mbarim në mos sot do të gjithëpranohet mot. Duke bërë apel të kontribuoni e promovoni Kamnikun, Ju faleminderit!

Te tjera

Lajme te tjera