Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Klodian Duro është skualifikuar nga “Big Brother VIP”.
Shkak është bërë një deklaratë pas Prime-t, që është cilësuar e papranueshme.
Ai është mburrur se ka dhunuar gruan.
Madje teksa ai po pinte alkool, kërcënoi edhe një prej banorëve që do e dhunojë.
“Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një gotë raki”, janë disa nga fjalët e thëna nga Klodian Duro nën efektin e alkoolit.
Biseda mes banorëve:
Klodian Duro: Ruhuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju apo jo? Ruhuni!- është shprehur ai, teksa në mënyrë të menjëhershme hyn Meritoni i cili siç duket do të ‘mbulojë’ fajet e Klodianit.
Meritoni: Shsh, larg qoftë! Unë e di që s’je ti ai!
Klodian Duro: E kupton? E kam rrahur ngaqë më mbante gocën time dhe e rraha, e kupton?
Meritoni: S’je ti ai!
Klodian Duro: Ruaju po t’them se mos do më thush nuk të kam thënë! Po i futa dhe nja dy gota raki, s’e kam kohë që se kam provuar.
Meritoni: Shsh. Ndërroje atë muhabet. As në hajgare mos ta dëgjoj me atë muhabet, se të vlerësoj shumë!