E shtunë, 19 Prill, 2025

“Ka kundër amerikanët dhe europianët”/ Bejko: Berisha po e përdor PD për t’u mbrojtur nga sulmet e SHBA. Ja pse…!

Share

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Roland Bejko është shprehur kundër marrjes së Partisë Demokratike nga Sali Berisha, duke renditur disa arsye.

I ftuar këtë mbrëmje në “Top Story”, Bejko tha se Berisha e mori partinë në dorë vetëm kur e pa veten në rrezik, jo kur u rrënua PD.

Ai tha se tashmë ish-kryeministri po e përdor atë si një mburojë kundër sulmeve amerikane. Bejko shtoi se Berisha premtoi kot që partia nuk do të jetë pronë e kryetarit, vetëm për të marrë sërish drejtimin.

“Nëse Berisha do e bënte me nge lëvizjen pas datës 26 prill, do e shihja si projekt politik për të ndryshuar fytyrën e saj. Të bënte atë që premtoi në foltore që tha PD nuk do jetë më parti kryetari. Na dëgjonte ne në studio dhe i merrte i artikulonte. Ai kishte një qëllim, të merrte atë që donte. Demokratët kërkonin që PD të mos ishte e një kryetari. Kjo nuk ndodhi dhe Berisha e vërtetoi. Zoti Berisha i jep auditorit gjithmonë, çfarë të kërkojë sepse i intereson se çfarë do të marrë. Shpalli Lulin armik, ta fusin në burg, gjithçka bënte ta merrte vetë kryesinë e partisë. Kjo kryesi ka qenë edhe në kohën e Bashës në 90%. Njerëzit e Bashës janë sot me Berishën. Berisha kishte nevojë për njerëz besnik, i dihet ta merrte partinë, jo ta merrte.

Aksionin e bëri kur i ra halli vet. Këta që bën fjalime kundër Bashës u kontrolluan më parë te zyra e shtypit.

Berishës i duhej partia se ka probleme me amerikanët, se kur t’i vijë sulm të ishte i mbrojtur e trajton PD si bunker.

Te tjera

Lajme te tjera