E diel, 20 Prill, 2025

Jorida Tabaku: Qeveria ka bërë biznes me energjinë, qytetarët do të paguajnë fatura të kripura

Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar dje në lidhje me situatën energjetike në vend, ndërsa pohoi se prej shtatorit po keqmenaxhohet. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Tabaku theksoi se situata u përkeqësua akoma më shumë kur nisi lufta në Ukrainë. Ndër të tjera, Tabaku shton se në fund do të jenë qytetarët që do të paguajnë çmimin e lartë të energjisë njësoj siç po paguajnë çmimin e naftës.“Situata energjetike në Shqipëri ka që prej shtatorit të vitit të shkuar që është përkeqësuar si pasojë e keqmanaxhimit, përkeqësimi morri përmasa edhe më dramatike ditën kur Rusia vendosi të sulmojë Ukrainën duke krijuar një situatë ankthi që ka prekur tanimë çdo sektor të ekonomisë. Megjithëse shkaqet e krizës dhe përkeqësimi i saj pritej së paku që nga shkurti i këtij viti çfarë veprimesh ka ndërmarrë qeveria Rama? Deri më tani përpos propagandës dhe biznesit me taksat e shqiptarëve duke e shitur energjinë më lirë dhe duke e blerë më shtrenjtë qeveria nuk ka pasur asnjë rrugë tjetër. Më tej po në shtator një borxh përmes Eurobondit me vlerë 650 mln euro u morr nga qeveria në kushte më të pafavorshme se sa fqinjët dhe në një kohë shumë më të shpejtë”, tha ajo. Ndër të tjera, Tabaku tha se për 8 vite me radhë qeveria Rama kishte të gjitha mundësitë për të diversifikuar portofolin e energjisë. Ajo tha, se qeveria mund të krijonte burime të reja të furnizimit me energji duke nisur nga përpunimi i gazit që kalon përmes TAP dhe vjen nga Azerbaxhani e deri tek burimet alternative si panelet diellore. “E gjitha kjo për t’i dhënë ndihmë blerjes së energjisë më shtrenjtë dhe për ta shitur atë më lirë, një politikë me Eurobondin e përsëritur në mënyrë sistematike ndër vite gjatë qeverisjes së Ramës. Për 8 vite me radhë qeveria Rama kishte të gjitha mundësitë për të diversifikuar portofolin e energjisë. Mund të krijonte burime të reja të furnizimit me energji duke nisur nga përpunimi i gazit që kalon përmes TAP dhe vjen nga Azerbaxhani e deri tek burimet alternative si panelet diellore. Mirëpo qeveria nuk është lodhur aspak të mendojë dhe jetësojë politika të tilla diversifikimi që do t’i kishin dhënë Shqipërisë një tjetër zhvillim jo vetëm në rritjen e Investimeve të Huaja Direkte por do kishin shpëtuar buxhetin nga krizat e radhës. Rruga e vetme që ka mbajtur qeveria ka qenë ajo e shitjes dhe blerjes së energjisë përmes pazarit që favorizon qeveritarët. Ashtu siç edhe PD ka denoncuar në një kallëzim Penal në SPAK në lidhje me abuzimet në shitjen dhe blerjen e energjisë në kohë krize”, tha ajo.

Te tjera

Lajme te tjera