E enjte, 6 Gusht, 2026

Ja si sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nga SPAK tronditi qetësinë e Lali Erit dhe dyshes Meta-Berisha, kryetari i Bashkisë cicëron me gjysmë zëri në “Twitter”

Share

Dita e parë e gushtit shkundi pushimet e kujtdo, më së pari të kryetarit të Bashkisë Tiranë që u kujtua me një cicërimë të mbrojë veten e tij në aferën e 430 milion eurove. I shqetësuar, me shumë mundësi duke parë sekuestron e vendosur nga SPAK, se ajo që mund të dalë në vijë nga inceneratori i Tiranës mund të jetë edhe një telash shumë i madh për të hequr. Një telash që natyrisht me drejtësinë e reformuar nuk mund ta heqë me një kafe sikundër bëri me një ish-prokuror që më pas i dhuroi tendera dhe jo vetëm.

Përpos tij të shqetësuar u dukën dhe elita e politikës së vjetër dhe aspak serioze që ngritën lavde për SPAK në përpjekje për të fituar pikë në garën e denoncuesit të korrupsionit. A thua, se shqiptarët nuk i njohin të korruptuarit që thërrasin “kape korrupsionin”. Elozhet e tyre ishin mbushur dhe me një fije drojë për çfarë pritet të ndodhë në vijim në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Të lëvdosh sot SPAK dhe punën e tij, të lexosh akuzën e SPAK për Ahmetaj dhe njëkohësisht të nesërmen të sulmosh SPAK si një qen sulmi i Ramës nuk është një strategji e mirë mbrojtjeje.

Për të mbuluar krahët elita e korruptuar ka angazhuar surrogatët e tyre që dalin tani nëpër media dhe sulmojnë SPAK si një makineri që aplikon drejtësinë me regji. Mendësia e surrogatëve të elitës së korruptuar nuk ka synim interesin kombëtar por bindjen ndaj atyre që mbajnë në këmbë sistemin e tyre të gazetarisë dhe mendimit. Prandaj, SPAK sulmohet si hileqar dhe i pafuqishëm bash edhe kur ky i fundit sulmon pikërisht në zemër korrupsionin. Detyra e elitës surrogate mediatike është që të nxisë mllefin dhe pabesueshmërinë e SHBA dhe SPAK në zemrat e çdo shqiptari.

Shihni rastin e inceneratorit të Tiranës, ku SPAK reagoi duke sekuestruar, surrogatët e elitës politike të korruptuar nxituan që të relativizojnë dhe minimizojnë këtë sulm. Nuk kanë hallin e Veliaj, madje as të Ramës por të një kombinati korruptiv politik që mbahet në këmbë duke ushqyer dhe ato me mishin e përditshëm të politikës. Shihni sytë e Doktor Berishës dhe më tej avokatët e tij publikë ne mediat e tij, shihni më pas avokatët publikë të ish-presidentit që sot kopjonte statuset e opozitës që dje e konsideronte të shitur tek Rama.

Dje ishte një ditë kujtese se SPAK nuk do të ketë aspak mëshirë për një elitë të korruptuar politike. Sa më fort të ulërinin surrogatët e kësaj elite aq më fortë do të godasë SPAK edhe nëse sot opozita nuk ka mundësinë të shfrytëzojë shansin që po i jep kjo situatë kjo është për fajin e atyre surrogatëve që gjithë jetën luftuan berishizmin për të qenë banorët e fundit të asaj ngrehine.

Te tjera

Lajme te tjera