Në një kontekst politik të tensionuar, ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka përdorur strategji të forta për të “eliminuar” politikisht deputetin Ervin Salianjin, duke shfrytëzuar lidhjet e tij brenda sistemit gjyqësor. Kjo situatë ka krijuar një atmosferë alarmante për liderët e tjerë politikë, si Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilët frikësohen se mund të jenë të radhës për arrestim. Ish-deputeti Halit Valteri, një figurë me njohuri të thella mbi këtë dinamikë, ka filluar të zbulojë të pathënat që lidhen me këtë lojë komplekse pushteti. Ndërsa tensionet rriten, pyetjet mbi integritetin e institucioneve dhe të drejtësisë bëhen gjithnjë e më të dukshme. Kjo situatë ngjall interesin e opinionit publik, që kërkon të kuptojë se si do të evoluojnë këto ngjarje dhe cilat do të jenë pasojat për aktorët e përfshirë. Por më shumë detaje, po pasqyrojmë intervistën e plotë të zotit Valteri për “Top Channel”.
-Zoti Valteri o të doja një koment tuajin në lidhje me dënimin e deputetit Ervin Salianji, tashmë ka humbur edhe mandatin e është një vendim i formës së prerë, një çështje që zgjat prej vitesh?
Sëpari dua të shpreh keqardhje për këtë minim të drejtësisë së re që trupa gjykuese ka marrë këtë vendim pasi ka marrë një risk shumë të madh për të dënuar dikë pa ligj. Ervin Salianji mund të dënohet për çdo gjë në këtë botë, përveçse për kallëzim të rremë. Mund të dënohet për shpifje apo çdolloj akuze por jo për kallëzim të rremë pasi nuk ka bërë asnjë kallëzim. Kushtetuta dhe ligji e thotë qartë se kallëzimi penal bëhet ose pranë prokurorit ose pranë një OPGJ-je në o Prokurori o në Policinë e Shtetit.
-Kallëzim publik parashikon Kodi Penal?
Shpifjen. Pasi nuk kanë nisur hetimet as kryesisht dhe as nga kallëzimi i tij për çështjen e Geron Xhafës. Salianji sot është viktimë e politikës, e Lulzim Bashës, e suksesit të tij në PD. Është një djalë energjik dhe ka ecur në PD. Nuk ka ecur se është djali i finalit por ka ecur vetë pasi ka ardhur nga rrethinat e Korçës drejtë e në Tiranë, për të arritur deri në strukturat drejtuese si deputet, drejtues politik. Unë mendoj që ky dënimi a i ka shërbyer Xhafajt siç aludohet apo Berishës, Bardhit e kompanisë, kjo duhet parë.
-Pse mendoni se mund t’i ketë shërbyer Berishës dënimi i Salianjit?
Sepse Sali Berisha, e ka treguar me kohë që kundërshtarët e tij brenda llojit i ka eliminuar në një mënyrë apo në një tjetër. Një djalë i ri, energjik, i vetmi fitues në zonën e tij ku ka qenë i deleguar. Mund të ishte lehtësisht një nga figurat potenciale për të drejtuar PD pas dështimit të 2025 të Berishës. Kë do të kishte rival, Gazin? Të dy me një hulli kanë qenë, pjesë e Lulzim Bashës ku kanë patur konfliktin e demokratëve por nuk e gëzon Gazi me spurdhjakët e tij pushtetin e PD. E shoh më shumë si një gjueti shtrigash brenda llojit.
-Këtë e lidhni me faktin e trupës gjykuese?
Ka teori konspirative se një nga gjykatësi e trupës gjykuese është një njeri shumë i afërt i zotit Berisha, kështu që mbetet për t’u shtjelluar ditët në vijim. Ideja është që është një ditë e zezë për drejtësinë, si një drejtësi e re që ne kemi dashur dhe e duam, e besojmë. Gabime ka por nuk mund të bësh gabime të tilla sepse në këtë standard që ka bërë ai gjyqtari me vendimin pasi do të merret si një standard i ri që do të merret parasysh si një standard i ri që vendoset në sistemin e drejtësisë. Gjyqtari a do të arrij të mbaj këtë standard ku të dënojë pa ligj. Salianji mund të jetë shpifësi më i madh në këtë vend por si mund ta dënosh nëse nuk ka bërë kallëzim, ndaj them që standardi që ka vënës zotëria është shumë i frikshëm. Sot zoti Salianji është viktimë e politikës nga të dyja krahët.
-Zoti Salianji ka deklaruar që do bënte një fushatë të jashtëzakonshme edhe nga ambientet e izolimit, pavarësisht se kjo do të jetë shumë e vështirë, në një moment u përpoq ta kalonte me nota humori ku tha se do të dilte në dritare, duke krahasuar me zotin Berisha. A do ta ketë të lehtë të bëj fushatë zoti Salianji dhe a do të glorifikojë gjithë kjo situatë?
Ervini është djalë i zgjuar, të vetmen armë të fortë që ka patur dhe PD vuan, Ervini ka PR. Të vetmen gjë që di ta bëj mirë është PR, e jam shumë i sigurtë që do ta shfrytëzojë shumë bukur këtë gjë dhe do e kthejë si të vetmen armë për të drejtuar PD një ditë. Nuk besoj se për fushatën elektorale 2025 do t’i prishë punë zotit Salianji por sa peshë ngre në Elbasan, atë nuk e dimë. Sot Salianji është vetë viktimë e partisë së tij që nuk e ka fare problem të bashkëpunojë me Ramën, Xhafën apo këto të tjerët. Rama nuk është fare kundërshtari i Salianjit, madje as merret fare por ku ta gjej Rama pasi nuk ka me kë të merret e të bëj politikë, me Berishën që nuk ka çfarë të jap më, me Metën që ngjit sa një mal e ka marrë shtyllat e tensionit. Salianji nuk ka kundërshtar Edi Ramën por në këtë proces ka Fatmir Xhafajn, ku ka dalë me zë dhe me figurë ku ta të gjithë të drejtën të dalë dhe të replikojë dhe Partinë Demokratike. Më shumë dëm i ka bërë Gazi pasi mjaullinte në sallë sesa i ka bërë Fatmir Xhafaj. Gjyqtari ka bërë shumë gabim me këtë vendim por koha do t’i tregoj të gjitha, sakaq ka edhe Gjykatë të Lartë ku Ervin Salianji mund të marrë edhe pafajësinë por nëse humb të tre seancat, mund të marr fitoren edhe në Strasburg.
-Do të pritet edhe një vendim nga Gjykata por kur pritet që ta kryej si dënim zoti Salianji?
Nuk e kam idenë se sa do të zgjas si procedurë pasi flitet për 1-3 muaj por mund të kërkojë dhe procedurë të përshpejtuar.
-Por nëse pezullohet ky vendim, çfarë pritet të ndodhë?
Do të vazhdojë mandatin dhe vazhdon jeta politike e Salianjit. Ka një rregull ku çdo gjykatë supreme, çdo vendim që merret por ato mund ta pezullojnë vendimin edhe në Gjykatë Kushtetuese. Zoti Rama nuk ka lidhje fare me këtë çështje.
-Si i lexuat deklaratat e Ramës ndaj çështjes “Babale”?
Të gjitha reagimet ishin një eufori ku siç hedhin këto ushqim për militantët e tyre edhe ky hodhi ushqim për militantët e tij.
-Nuk ka patur reagime kur janë arrestuar socialistët?
Nga Rama ka patur deklarata të stërgjata me një orë e gjysëm. Kur është arrestuar Vangjush Gjaku, ka thënë që ne distancohemi. Rama këtë e shikon si një fitore pasi para gjashtë vitesh i ka dhënë një kosto kjo gjë Ramës, ministrit të tij të Brendshëm, u bënë protesta e këtë gjë e shikon si një fitore nga drejtësia. Fitoi subjekti i tij dhe reagon dhe i jep ushqimin militantëve të tij.
-Reagimet e Metës, Kryemadhi dhe Gazmend Bardhit si i keni parë?
Janë shumë të shtirura, janë keqardhjet politike ku gjithsecili ka hallin e tij e thotë po më vjen radha dhe mua. Të vetmen keqardhje do e ndjej familja e tij dhe njerëzit e tij të zemrës ndërsa politika nuk ndjen keqardhje për të.