E shtunë, 19 Prill, 2025

Ja si dolën blof mediat me arrestimin e Alqi Bllakos, ish-deputeti i PS u vetëdorëzua në polici

Share

Në Shqipëri nga dita në ditë po tregohet se profesionalizmi lë për të dëshiruar. Janë shumë fusha dhe institucione, ku ka mangësi dhe probleme, por nga kjo “sëmundje” duket se është infektuar edhe institucioni i medias vizive dhe të shkruar. Rasti më flagrant ka ndodhur këtë të enjte në mbrëmje vonë, teksa në mënyrë të përgjithshme, shumë media dhe gazetarë që e mbajnë veten për si më të mirët në treg, gabuan dhe lëshuan broçkulla dhe gafa, që edhe një amator nuk do të mund t’i bënte. Bëhet fjalë për çështjen e Inceneratorëve”, ku pas disa muajsh hetimesh intensive, SPAK urdhëroi arrestimin e ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Ky i fundit sapo u njoh me këtë vendim, hoqi dorë nga mandati i deputet dhe u vu në dispozicion të drejtësisë, ndërkohë që gjatë gjithë ditës së enjte, mediat krijuan një kaos të vërtetë informativ lidhur me arrestimin apo dorëzimin në polici të ish-ligjvënësit socialist. Gjithçka nisi nga një foto e publikuar në rrjetet sociale brenda një avioni nga avokati i Bllakos, Sokol Hazizaj. Kjo krijoi çakordimin total të publikut dhe mediave që nxituan ta raportojnë lajmin se ish-Sekretari i Ministrisë së Mjedisit u arratis nga Shqipëria.
Polica: Mediat abuzuan dhe mashtruan për Bllakonabout:blank

Por ky “fake news” dhe që në shqip quhet lajm i rremë, shumë shpejt u trete dhe u rrëzuan, pasi ndryshe nga sa u tha në media dhe pretenduan gazetarët e njohur në vendin tonë, Alqi Bllako, nuk ishte arratisur, por vetëdorëzuar në polici me vullnet të lirë dhe të plotë. Madje këtë fakt e pohuan ditën e djeshme edhe agjencitë ligjzbatuese në vend si Prokuroria Speciale dhe Policia e Shtetit. Fillimisht ishte Policia e Shtetit, e cila deklaroi dje se ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako është vetëdorëzuar në polici. Në një njoftim për mediat, policia i cilëson të rreme lajmet e publikuara në media mbi arratisjen e Bllakos.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme. Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, deklaroi Policia e Shtetit. Pra pavarësisht se në media dhe nga gazetarët u tha se zoti Bllako ishte arratisur, e vërteta është se ai u vetëdorëzua në polici dhe nuk ishte arratisur. Madje, ai nuk kishte arsye të arratisje, për sa kohë hoqi dorë vullnetarisht nga mandati i deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë, si dhe për faktin se ai monitorohej nga policia 24 orë në 24.

SPAK: Bllako u kap dje në mëngjes

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në një njoftim mbi caktimin dhe ekzekutimin e masës e sigurimit për shtetasin Alqi Bllako, tregoi hapat që janë ndjekur deri në arrestimin e ish-deputetit Bllako në orën 03.30 të datës 1 prill. “Me shkresën Nr.2407/4 Prot., datë 30.03.2022 kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikëqyrje të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë. Me shkresën 2407/6 prot., datë 30.03.2022 (dorëzuar në gjykatë në orën 20.30) nga Prokuroria e Posaçme i është kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Ja për çfarë akuzohet Bllako
SPAK lëshoi 13 urdhër-arreste lidhur me aferën e inceneratorëve, ku mes emrave rezultoi dhe ai i ish-deputetit socialist të Tiranës. Sipas dosjes hetimore të SPAK, Bllako akuzohet se i ka shkaktuar dëm shtetit shqiptar me vlerë rreth 16 milionë lekë nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve për shpronësimin e një “toke trualli”, e cila rezultoi se ishte “tokë arë” në mënyrë që të sigurohej terreni për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. Dëmi është shtuar nga kryerja e pagesave për punimet e planifikuara mes kompanisë fituese të koncesionit të djegies së mbetjeve dhe kompanisë mori përsipër ndërtimin e inceneratorit. Këto para kanë shkuar në kompani të tjera, ndërsa punimet nuk u realizuan. Në burg për aferën e inceneratorëve është dhe ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili ka patur vartës të tij Bllakon në këtë institucion./Rigels Seliman/

Te tjera

Lajme te tjera