Nga Rigels Seliman
Vizita e kancelarit Scholz në Ballkan paralajmëroi qartazi finishin e kohës merkeliane, duke sjellë një ridimensionim të ri në qasjen gjermane të politikave rajonale dhe botërore.
Turi i takimeve të kancelarit gjerman shpalosi vëmendjen e veçantë të Bundestagut në raport me Ballkanin Perëndimor, ku në veçanti spikati gjuha e ashpër ndaj palës serbe përsa i përket njohjes së Kosovës. Kancelari gjerman ndryshe nga parardhësja e tij qëndroi i prerë përballë Vuçic duke ja bërë të qartë se i ngelet atij të vendosë, nëse do bëhet palë me BE apo me rusinë putiniane.
Kancelari gjerman në turin e tij Ballkanik ishte i qartë më shumë se çdo lider europian, apo zyrtar amerikan mbi politikat ballkanike në kuadër të procesit të Berlinit. Qëndrimi i tij ndaj dy autokratëve Rama-Vuçiç tregoi se koha e eksperimentet merkeliane me Ballkanin kanë marrë fund, ku padyshim dy llasticat e Merkel nuk do të jenë më zbatuesit e lojrave të dyshimta ruso-serbe në rajon.
Kancelari gjerman në të gjithë turin e tij ju përplasi në turinj projektin e pisët të Ballkanit të Hapur duke i dhënë plumbin e fundit këtij projekti ogurzi antishqiptar. Nëse Lavrov e demaskoi këtë projekt, në kuadër të një diversioni për të vënë në sherr vendet e Ballkanit me Brukselin, duke i dhënë “Puthjen e Vdekjes”, kancelari gjerman ishte ekzekutori i pazareve Vuçic-Rama-Soros.
Qëndrimi gjerman merr rëndësi të veçantë pas deklaratave të forta të Scholz në raportet Serbi-Kosovë. Kërkesa e prerë për njohjen e saj nga kancelari gjerman ishte goditje shumë e fortë për Serbinë, pasi interesat serbe për Gjermaninë shkojnë më larg sesa mëritë provinciale Ballkanike. Roli gjerman në ekonominë serbe ka të bëjë me 10 miliardë investime dhe rreth 100 mijë të punësuar, gjë që nuk mund të merret si një çështje e dorës së dytë nga pala serbe.
Shba-BE-Gjermani e kanë humbur durimin me qëndrimin ambig të Vuçiç në raport me perëndimin dhe lojërave të tyre me Rusinë. Në këto kushte lëvizja e kancelarit gjerman një rëndësi të veçantë për vetë faktoriimit që po i bën çështjes kosovare. Përsa i përket Edi Ramës, Ballkani i Hapur përpos që është një pazar i pisët antishqiptar filorus, është një trampolinë midis Vuçiç dhe Ramës për bizneset e oligarkëve që kanë përfituar rreth 4 miliardë dollarë nga koncencionet e qeverisë Rama.about:blank
Kuptohet qartë, që paraja për politikanët shqiptarë nuk mbart as nacionalizëm dhe as krenari kombëtare. Lojrat Rama Vuçiç lidhen me fije interesash ekonomike dhe pazare të mirëfillta, për më shumë pavarësisht broçkullave të Edi Ramës interesat ekonomike të Shqipërisë janë skllavëruese, importet serbe dominojnë eksportet shqiptare, ku defiçiti tregtar i Shqipërisë është në kufijtë e 160 milionë dollarëve.
Në këtë situatë të ngarkuar gjeopolitike, goditja që kancelari gjerman i dha dyshes Rama-Vuçiç merr një rëndësi të veçantë për interesin shqiptar, pasi situata e re rivalorizoi interesin gjerman për Kosovën, duke induktuar një qëndrim të ri në Ballkanin Perëndimor, ku padyshim faktori shqiptar merr vlera maksimale.