Tenderat për ujësjellësit dhe për rregullimet e rrugëve janë dy nga krimet më të rëndomta që po u kushtojnë dhjetëra kryetarëve bashkiakë apo ish-kryetarëve, të zbuluar ose nga kompania humbëse në garë ose nga auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Më i fundit ndaj të cilit Prokuroria e Posaçme (SPAK) zyrtarizoi akuzën është ish-kryebashkiaku i Memaliajt, Gjolek Guci, ish-nënkryetarja Edmonda Harizi, që së bashku me dy të pandehur të tjerë do të përballen me Gjykatën Antikorrupsion për shkeljet gjatë tenderimit për ujësjellësin që furnizon me ujë tetë fshatra dhe Memaliajn. Fondi limit për objektin, siç e ka depozituar kallëzimin KLSH në SPAK, që finalizoi hetimet, është 493 milionë lekë. Prej nisjes së SPAK deri më tani rezulton se 40 bashki nga 61 në total kanë dosje të hapura në Prokurorinë e Posaçme, të finalizuara ose me arrestime, dënime apo ende nën proces. Aktualisht akuzat për kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë numërohen 16, ndërkohë që më i fundit që u dënua është ai i Rrogozhinës. Numri i bashkive që ende nuk kanë probleme zyrtare me SPAK janë vetëm 21. Mes përfaqësuesve të pushtetit lokal, përveç kryebashkiakëve, më të hetuarit nga prokurorët specialë në nivelin e zyrtarëve janë ata punonjës që përzgjidhen si anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe që firmosin procedurat e tenderave, si dhe ata që janë përfshirë në afera korruptive. Më poshtë po pasqyrojmë në mënyrë të detajuar se kush janë bashkitë nën hetim dhe kush jo nën hetim nga SPAK.
Bashkitë pa dosje zyrtare në SPAK
- Bashkia Selenicë
- Bashkia Belsh
- Bashkia Berat
- Bashkia Cërrik
- Bashkia Delvinë
- Bashkia Divjakë
- Bashkia Dropull
- Bashkia Konispol
- Bashkia Korçë
- Bashkia Librazhd
- Bashkia Malësi e Madhe
- Bashkia Maliq
- Bashkia Mirditë
- Bashkia Peqin
- Bashkia Përmet
- Bashkia Poliçan
- Bashkia Përrenjas
- Bashkia Pustec
- Bashkia Shijak
- Bashkia Skrapar
- Bashkia Vorë
Bashkitë me dosje në SPAK
- Bashkia Bulqizë – akuza për tenderat e ujësjellësit
- Bashkia Devoll – akuzë për një ndërtim – u shpall i pafajshëm
- Bashkia Dibër – u hetua për kanalet vaditëse
- Bashkia Durrës – akuza për lejet e ndërtimit
- Bashkia Elbasan – nën hetim
- Bashkia Fier – u hetua për menaxhimin e financave
- Bashkia Finiq – akuza për tenderat
- Bashkia Fushë-Arrëz – akuzë për tenderimin e një rruge
- Bashkia Gjirokastër – nën hetim
- Bashkia Gramsh – akuza për tendera rrugësh
- Bashkia Has – akuzë për privatizimin e një ndërtese
- Bashkia Himarë – akuzë për korrupsion në zgjedhje, tjetërsim prone
- Bashkia Kamëz – nën hetim
- Bashkia Kavajë – akuza për shpërdorim detyre
- Bashkia Këlcyrë – nën verifikim për korrupsion në zgjedhje
- Bashkia Klos – nën hetim për zgjedhjet
- Bashkia Kolonjë – akuza për tenderat
- Bashkia Krujë – nën hetim
- Bashkia Kuçovë – akuza për dekriminalizim
- Bashkia Kukës – tenderat e naftës, skandal seksual
- Bashkia Kurbin – denoncuar për tenderat
- Bashkia Lezhë – akuza për tjetërsim pronash
- Bashkia Libohovë – akuzë për tendera, shpërdorim detyre
- Bashkia Lushnjë – akuza për tenderat
- Bashkia Mallakastër – dekriminalizim
- Bashkia Mat – denoncuar
- Bashkia Memaliaj – akuzë për tenderat
- Bashkia Patos – akuza për tendera
- Bashkia Pogradec – akuza për ndërtimet
- Bashkia Pukë – nën hetim për krime zgjedhore
- Bashkia Roskovec – akuzë për zgjedhjet
- Bashkia Rrogozhinë – akuzë për zgjedhjet
- Bashkia Sarandë – hetime për ndërtimet
- Bashkia Shkodër – akuzë për tenderat
- Bashkia Tepelenë – nën hetim për rikonstruksion
- Bashkia Tiranë – akuzë për korrupsion, pastrim parash
- Bashkia Tropojë – akuzë për hapje rruge të re
- Bashkia Dimal – akuzë për ndërtime pa leje
- Bashkia Vau i Dejës – akuzë për korrupsion në zgjedhje
- Bashkia Vlorë – denoncuar, nën hetim
