E hënë, 20 Janar, 2025

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari: Gjykatat duhet të jenë të kujdesshme kur lëshojnë flet-arreste, rasti i Bllakos tregon se në Shqipëri mbizotëron mentaliteti Lindor

Share

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari u shpreh ditën e djeshme se organi i akuzës duhet të jetë shumë i kujdesshëm kur kërkon në Gjykatë urdhër-arreste për një qytetar. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Hajdari theksoi kërkesa duhet të shoqërohet me prova të forta, por edhe me verifikim mbi pasuritë dhe paratë e personit që kërkon të vihet nën pranga. Madje ai shtoi se një kategori njerëzish duhet të përjashtohen nga arrestimi, pasi kjo masë sigurimi edhe për vepra të lehta tregon një mentalitet lindor të drejtësisë mbi shoqërinë.

“Është metodë lindore ajo që barazon arrestimin me fajësimin e personit. Ndërkohë që nga viti në vit janë bërë përmirësime në sistemin e drejtësisht, kryesisht në Gjykata. Për vepra të lehta nuk ka arsye të jepet arrest me burg, sepse duhen prova të forta. Ndërsa për krime të rënda ku hyn edhe korrupsioni, është pak e diskutueshme. Ka kushte dhe kritere për vendosjen e një mase sigurie siç është ndikimi apo shantazhi te dëshmitarët, mundësia për t’u larguar, mundësia për të prishur provat e të tjera. Por Prokuroritë duhet ta kenë të provuar kur kërkojnë masën me arrest në Gjykatë. Të mos nxitohen dhe të kenë kujdes të madh, të kenë verifikuar pronat dhe paratë. Ne duhet t’i ikim metodës lindore sepse masa e sigurimit nuk është fajësim”, deklaroi ai. Më tej ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha se pasuesi i Metës në Presidencë duhet të jetë një figurë konsensuale. Hajdari u shpreh se një kandidaturë e ardhur nga grupi parlamentar i PD-së dhe i mbështetur nga Edi Rama, është e mundur të realizohet. Sipas tij, palët duhet të dialogojnë hapur mbi këtë çështje dhe jo të bëjnë pazare. Si shembull pozitiv ai solli rastin e zgjedhjes së presidentit Alfred Moisiu.

Te tjera

Lajme te tjera