E hënë, 13 Janar, 2025

Ish-oficeri i inteligjencës ruse dhe Donald Trump nxjerrin informacionet tronditëse për dy liderët botërorë: Vladimir Putin ‘drejt vdekjes’, Joe Biden nuk ka Covid, ja sëmundja që po fsheh

Share

Dy liderët e shumëpërfolur gjatë këtyre ditëve, si Vladimir Putin, por edhe presidenti i SHBA Joe Biden dyshohet se vuajnë nga sëmundje të cilat po i mbajnë të fshehura. “Mjekët kanë bërë diagnozë të gabuar. Joe Biden nuk ka sërish Covid, i njohur ndryshe si virusi i Kinës, por demencë”. Kjo ishte deklarata e fortë e Donald Trump ditën e djeshme, i cili është kthyer për të sulmuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, sërish pozitiv për Covid, megjithëse pa simptoma. Duke folur në rrjetin social ‘Truth’, Trump shkroi: “Joe po mendon të transferohet me kohë të pjesshme në një nga ato shtëpitë e bukura të pensioneve në Ëisconsin, ku gati 100% e banorëve, për mrekulli dhe për herë të parë në histori, patën forcën dhe energji për të votuar, edhe nëse ato vota janë hedhur në mënyrë të paligjshme. Shërohuni shpejt Joe”, tha ai. Me afrimin e zgjedhjeve afatmesme, me pak fjalë, Trump përsërit akuzat për mashtrim në zgjedhjet e vitit 2019 të fituara nga Biden. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ndërkohë vijon të jetë pozitiv me Covid. Testi i mëparshëm negativ për COVID-19 i presidentit amerikan Joe Biden rezultoi pozitiv të shtunën, duke zgjatur karantinën e tij. Në një letër nga mjeku presidencial Dr. Kevin O’Connor thuhet se kjo ka të ngjarë të jetë “rikthim” i rezultatit pozitiv në COVID-19 dhe vuri në dukje se ky fenomen “vërehet në një përqindje të vogël të pacientëve të trajtuar me Paxlovid”.“Në testin e antigjenit të kryer të shtunën në mëngjes, u pa se Biden doli përsëri pozitiv”, sipas O’Connor, i cili tha se rezultatet e testit të Biden-it nga e marta deri të premten ishin “negative”. “Njerëz, sot rezultova sërish pozitiv në COVID”, tha Biden në Tëitter. “Kjo ndodh me një pakicë të vogël njerëzish. Unë nuk kam simptoma, por do të izolohem për sigurinë e të gjithëve rreth meje. Jam ende në punë dhe do të rikthehem së shpejti”, shtoi ai. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se Biden është “asimptomatik, ndihet mirë dhe punon i izoluar nga Rezidenca për të mbrojtur të tjerët”. Mjeku personal i Biden shpjegoi se që nga e enjtja presidenti i është nënshtruar një testi të shpejtë në ditë, pasi një rikthim kishte ndodhur në një përqindje të vogël të pacientëve të shëruar nga Covid me ilaçin Pfizer. “Në fakt është një rikthim. Presidenti nuk ka pasur asnjë simptomë dhe vazhdon të ndihet mjaft mirë – thuhet në shënimin e Dr. O’Connor -. Për këtë arsye, në këtë moment, nuk ka asnjë arsye për të rifilluar trajtimin, por ne do mbajeni nën vëzhgim”

Putin drejt vdekjes?

Dalin në skenë informacione të tjera tronditëse për gjendjen shëndetësore të Vladimir Putin, të cilat janë spekuluar prej muajsh. Burimi këtë herë është kanali Telegram General SVR , i cili pretendon se drejtohet drejtpërdrejt nga një ish-oficer i inteligjencës ruse. Sipas gjeneralit SVR, Putin mori kujdes urgjent mjekësor natën mes të premtes 22 dhe të shtunës 23 korrik . Burimi thotë se në orën një të mëngjesit u thirr me urgjencë personeli mjekësor në detyrë në rezidencën e Carit. Kjo media zbulon se presidenti shfaqi të përziera, gjë që u shfaq papritur. Pastaj u thirr një ekip tjetër mjekësh. Bluzat e bardha kaluan tre orë në dhomën e Putinit, derisa gjendja e tij u përmirësua. Historia rinisi së fundmi gjithashtu nga Daily Mail, e cila shton se si Kremlini mund ta ketë zëvendësuar Putinin në vizitat e tij të fundit. Nuk është hera e parë që dëgjojmë për “dyfishin” e Putinit, aq sa shefi i inteligjencës ushtarake në Kiev ka spekuluar se edhe pas mbërritjes në Teheran të Iranit mund të ketë pasur një sozi të Carit.  Gjithashtu, shëndeti i Putin është vënë sërish në pikëpyetje pasi dje u shfaqën pamjet e reja të presidentit rus, i cili has vështirësi për të përdorur krahun e djathtë. Videoja e publikuar nga Dailymail, është xhiruar gjatë një vizite në një muze ushtarak si pjesë e një fundjave festash që shënuan Ditën e Marinës së Rusisë. Shefi i Kremlinit shihet duke folur me Ksenian, vajzën e ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu, kur mushkonjat fillojnë ta pickojnë. E pikërisht në këtë moment, Putini ngre krahun e tij të majtë në një përpjekje për t’i larguar, ndërsa krahu i tij i djathtë nis edhe i varet.

Te tjera

Lajme te tjera