E shtunë, 3 Tetor, 2026

Ish-këshilltari i Sigurisë në SHBA, John Bolton tregon se kush e ka në dorë “fatin” e Sali Berishës për ta zhdukur nga politika, çfarë do të ndodhë me “non gratën” nëse bëhet kryeministër?

Share

Rigels Seliman

Qysh nga 19 maji i vitit 2021, kur Sekretari Amerikan i Shtetin, Antony Blinken e shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha person “non grata” në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit me akuza të forta se gjatë kohës që ishte kryeministër është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike, minim i demokracisë dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve, kanë rrjedhur shumë ngjarje, madje shumë prej të cilave përtej çdo lloj parashikimi. Kanë kaluar 2 vjet. Autoritetet nuk janë vendosur në lëvizje për hetime edhe pse ka patur thirrje nga SHBA, duke i cilësuar si punë të brendshme që amerikanët nuk mund të ndërhyjnë. Lidhur me këto zhvillime, ish-këshilltari i Sigurisë në SHBA, John Bolton në një intervistë ekskluzive për “Fokus”, të dhënë për gazetarin Robert Papa ka treguar se kush e ka në dorë “fatin” e Sali Berishës. I pyetur se çfarë ndodh me një “non grata” nëse ai bëhet kryeministër, Bolton u përgjigj se nuk janë përballur asnjëherë me një rast të tillë. Sipas tij, vota e popullit shqiptar është vendimtare dhe zgjedhja e tij do të vendosë pozicionin e Sali Berishës. “Nuk jemi përballur ndonjëherë me një rast të tillë. Është në dorën e popullit shqiptar, SHBA do të shohë që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, Shqipëria është vend aleat dhe ne do ta pranojmë rezultatin, po punojmë që t’i kemi të tilla edhe këtu në SHBA sigurisht”, u shpreh Bolton. Gazeta po publikon më poshtë edhe intervistën e plotë të John Bolton dhënë gazetarit Robert Papa.

Robert Papa: A je suprizuar nga Egjipti që i shet armë Rusisë apo nga Vuçiç që po i çon armë Ukrainës?

Xhon Bolton: Historia për Egjiptin është pak konfuze, sepse qeveria egjiptiane ra dakord t’i çonte Ukrainës predha artilerie.. Ka pasur nje lidhje ushtarake mes Egjiptit dhe Rusisë, por nëse ai raport është i vërtetë, është një gabim katastrofik për qeverinë e Egjiptit. Nuk e dime tërë historinë, por për çdo qeveri, ana më e mirë për të mbështetur, është Ukraina. E di që prek sjelljet historike, por për Europën, përfshi ca vende të NATO-s, që nuk kanë performuar siç duhej, nuk ka asnjë dyshim se kush është agresori dhe viktimat e pafajshme. Kësisoj, mendoj se çdo vend qofshin apo jo në NATO, duhet ta kuptojnë se cila është anën e drejtë.

Robert Papa: Çfarë lexoni te vizita e Makron në Kine dhe deklaratat e tij për një Europe autonome. Tajleron pati thënë “ata nuk nxjerrim mësim kurrë. Nuk kanë mësuar se pa SHBA, nuk ka BE?

Xhon Bolton: Nuk është hera e parë që Makron thotë diçka si kjo, para pushtimit të Ukrainës pati thënë se NATO-s i ka vdekur truri. Unë di se Franca , Gjermania por edhe SHBA janë të shqetësuar nga ndikimi ekonomik i Kinës dhe prej sjelljes se saj me fqinjët. Gjithkush është shqetësuar për ndikimet ekonomike, por thelbësisht, ne duhet të shqetësohemi për problemet e sigurisë ,nga perspektiva e Europës. Gjithkush ja mbrojtur shënime nga vizita e Shi Xi Ping në Moskë dhe po del një aks i ri ruso-kinez dhe Kina është partneri dominant. Kina e ka ndihmuar Rusinë në luftën me Ukrainën. Mbase duke mos çuar armë direkt, por ka rrugë indirekte ta ndihmojë Rusinë. Nuk ka shqetësim në Azi kundër Europës por aksi Rusi- Kinë duhet të jetë shqetësim global. Kur Makron shkoi në Kine dhe merr me vete Ursula, kryetaren e Komitetit Evropian gjoja flet për gjithë Europën, por kjo nuk është e saktë se kryeministri i Polonisë tha se autonomia strategjike për Europën nuk funksionon. Veç në rastin e Ukrainës, BE po dështon në suportimin me armë për Ukrainën. BE mund të përpiqet ta quajë veten njësi politiko-ushtarake, por nuk është. Është e sigurt që nuk është ushtarakisht. Dhe në shume aspekte, nuk është as politikisht. Është nje projekt themelor ekonomik, edhe pse liderë te disa vendeve duan ta bëjmë më shumë se aq, por ne çështjet reale, politiko ushtarake,BE më shumë ka folur se sa ka performuar. Fjalët e Makron janë shembull më shumë retorike se sa realitet.

Robert Papa: A mendon se Amerika po lëshon terren për BE në Ballkan në Kosovë? Gjermania dhe Franca po marrin drejtimin te Asocionet serbe. Nuk është me Ballkani i mbështetur nga Amerika. A është kjo rruga e drejtë?

Xhon Bolton: Gjermanët dhe francezet më thanë mua, kur unë isha në qeveri se ata ishin zotërit e Ballkanit dhe Amerika duhet të kishte rol sekondar. Unë mendova se kjo nuk ishte korrekte. Ne angazhuam anëtarë të NATO-s si Greqia, Shqipëria dhe të tjerë. Ballkani Perëndimor nuk është vetëm territor i BE, është pjesë e Atlantikut Verior, ndaj duhet një rol për Amerikën. Gjithmonë kujtoj ish-bosin tim, Xhejms Baker se çfarë tha për Lindjen e Mesme: “ne nuk mund ta duam paqen më shumë se sa palët. Amerika nuk do zgjidhë problemet e të tjerëve. Por ne mund të jemi aty t’i ndihmojmë, ndërsa ata përpiqen të zgjidhin]n problemet e tyre.” Ofrojmë ura, sugjerime, mbështetje morale dhe mbështesim atë që palët gjejnë të pranueshme prej tyre. Mendoj se një rol me i madh i SHBA është i dëshiruar, sepse 30 vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe Paktit të Varshavës dhe prishjes së Jugosllavisë janë prapë të njëjtat probleme të pa zgjidhura dhe ato ndikojnë sigurinë e amerikanëve si dhe sigurinë e Europës Juglindore, kësisoj nuk kërkoj falje për një rol më të madh të SHBA-së, nëse palët duan.

Robert Papa: Ju shikoj Njuzmax në televizionet kombëtare . Nuk ju shikoj te Foksnjuz. Ç’po ndodh me Foxnjuz, duhet të paguajnë 800 milionë dollarë gjobe për shpifje. Nuk janë më fair and balance.

Xhon Bolton: Është gjykim i rëndë. Presm gjoba të tjerë nga kompani dhe individë që i hedhin në gjyq për shpifje. I uroj sukses FoksNjuz sepse besoj ne kemi nevojë për diversitet në infrastrukturën e komunikimit. Netuorket kombëtare kanë qenë partizane qysh kur unë jam angazhuar në politikë duke mbështetur Berri Golguoter më 1964. Konkurrenca nuk te dëmton. Është gjë e mirë edhe në tv .

Robert Papa: Para një java thatë se Trump është kancer i Partisë Republikane. Ç’po ndodh? A do hyjë DeSantis në garë?

Xhon Bolton: Pollet e fundit e tregojnë Trump figurën drejtues për nominimin. Mbështetja e Desantis është ngrenë pak .Mbështetësit u mblodhën rreth Trumpit pas akuzave në Nju Jork, që për mua është teori ligjore shumë ë dobët. Trump ka beteja të tjera ligjore më shumë thelbësore. Trumpi pati 6-8 javë të mira, Desantis jo, ndaj është poshtë. Të tjerë do hyjnë në garë, Desantis do hyjë zyrtarisht, nga mesi i majit. Të shikojmë. Kudo është ngatërruar Trump, është një situatë e vështirë politike. Po fitoi nominimin e partisë, mund të humbasë në nëntor dhe ne mund të humbasim shumë vende në Senat që ndryshe do i fitonim. Nga shikimi i partisë, por edhe i vendit është e rëndësishme që ai të mos e marrë nominimin. Ne po punomjë shumë për këtë dhe jam i bindur se nuk do nominohet për të mirën e partisë dhe të vendit

Robert Papa: Ai mund të jetë në burg dhe mund të garojë për president. Apo jo?

Xhon Bolton: Me sistemin tonë, është e mundur. Ai mund te garoje nga burgu. Besoj se dikush duhet ta bindë se nuk është në të mirën e tij të vijojë, se do jetë një përpjekje humbëse të bëhet president. Ai mund të ndihmojë se cili të jetë kandidati republikan, pra me një rol konstruktiv, do ndihmonte vendin.

Robert Papa: Të spostohemi te Shqipëria. Ambasadorja amerikanë në Tiranë akuzohet nga opozita se ka blerë prona atje. A ka ndonjë kod etik për një ambasador të blejë prona aty ku është emëruara?

Xhon Bolton: Pyetje shumë e mirë, por nuk e di përgjigjen. E kanë këshilluar keq sepse ve në dyshim neutralitetin dhe objektivitetin. Ka shuma ambasadorë që, pasi ikin nuk pranojnë punë konsulencë në vendet ku kanë shërbyer ose çdo lloj tjetër aktiviteti ekonomik. Mund të shkojnë të japim këshilla falas që të forcojnë lidhjet dypalëshe. Konflikti i interesit, shikohet dhe hetohet shumë. Natyrisht nuk duhet të kesh lidhje ekonomike kur je ambasador diku.

Robert Papa: Ish-presidenti Berisha u deklarua “non grata”, dy vjet më parë. Ai mund të fitojë përsëri. Ç’farë ndodh me “Non Grata-n”, nëse bëhet kryeministër?

Xhon Bolton: Diçka që ne nuk jemi përballur vitet e fundit. Duhet të shikojmë situatën, them ne, SHBA, se unë s’jam ne qeveri, Çdo rast zgjidhet rast pas rasti. Pozita e SHBA duhet të jetë: Ne duhet të shikojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe është në dorën e popullit shqiptar. Normalisht, do pranonim rezultatin, Shqipëria është vend aleat, ne duam marrëdhënie të mira, por më e rëndësishmja duam të shikojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme: po punojmë e shumë ta kemi këtë edhe në SHBA, gjithashtu.

Robert Papa: Nuk e dimë se nuk a e shikoni rrezikun rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor. Po blejnë shumë prona. A është e shqetësuar Amerika rreth kësaj?

Xhon Bolton: Kina po blen toka në SHBA gjithashtu, afër bazave ushtarake, kjo jep sinjalin e madh se si duhet të përballemi me rrezikun ruso -kinez. Jemi mbrapa për rrezikun e atij kërcënimi. Duhet të përballemi kolektikivisht me këtë rrezik. Do na bënte më të fortë. Besoj se aletatët e BE dhe NATO-s, do ta shikojnë në baza globale. Hoze Aznar, ish- kryeministri i Spanjës thoshte se NATO duhet bërë globale, Japonia, Singapor, Australia, Izraeli. Diçka që duhet ta konsiderojmë.

Te tjera

Lajme te tjera