E martë, 10 Nëntor, 2026

Investimet në njësitë e kryeqytetit, Bashkia e Tiranës mban premtimet për çerdhet dhe kopshtet, ja si kanë rilindur këto institucione falë punës dhe përkushtimit të drejtoreshës Zhaneta Beqiri

Share

Nuk ka asnjë dyshim që kryetari i Bashkisë së Tiranës, socialisti Erion Veliaj është kryebashkiaku më i mirë që ka pasur kryeqyteti qysh prej themelimit të tij. Veliaj një politikan ambicioz dhe kurajoz ka treguar në këto 2 mandate se di të punojë dhe të bëjë realitet çdo premtim të dhëna.

Disa prej premtimeve të mbajtura prej tij, janë vënë në dukje nga vetë kryebashkiaku Veliaj gjatë një takimi konsultativ që zhvilloi për buxhetin e vitit të ardhshëm me banorët e Njësisë 11, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se për sa i përket çerdheve, kopshteve e shkollave, Bashkia e Tiranës e ka mbajtur fjalën si kurrë më parë. Ai numëroi shkollat moderne të ndërtuara nga e para vetëm në këtë njësi. “Njësia 11 ka formën e një trekëndëshi: Në njërin cep është shkolla “Andrea Stefani”, ku kemi siguruar një hapësirë fantastike për fëmijët; në cepin tjetër, ku puqemi me Njësinë 9, kemi bërë dy shkolla të reja: “Kristo Frashëri” dhe Vaçe Zela”, plus parashkollorin; në cepin fundor, ku takohemi me Kamzën, tek Universiteti Bujqësor kemi po ashtu dy shkolla të reja, shkollat “John Kennedy” dhe “Nënë Tereza”, edhe këto me parashkollor. Kjo ka qenë kërkesa kryesore: çerdhet, kopshtet, shkollat, dhe unë besoj se skuadra jonë, ekipi ynë, mund ta mbajë kokën lart. Nuk është çdo gjë perfekte, por kur vjen puna te fëmijët, çerdhet, kopshtet e shkollat, e kemi mbajtur fjalën 100%, si kurrë më parë, për një zonë që deri dje, mund të konsiderohej si periferi, kurse sot ka shkolla, kopshtet e çerdhet më cilësore”, deklaroi Veliaj.

Por gjithë kjo punë e mirë, ku shumë kopshte dhe çerdhe kanë rilindur në kryeqytet, duket se shkon edhe për një person, e cila është një punëtore shembullore. Bëhet fjalë për Drejtoreshën e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiri, e cila me ardhjen në krye të këtij dikasteri, i ka dhënë një frymë të re dhe hov zhvillimit dhe investimeve, duke ngritur në piedestalin që i takon, çdo kopsht dhe çerdhe të kryeqytetit, që për modesti u janë afruara shumë atyre të Bashkimit Evropian.

Te tjera

Lajme te tjera