Aktivisjta e njohur, shqiptaro-amerikane, njëherësh themeluesja e Lëvizjes Konservatore Shqiptare, Evi Kokalari ka komentur situantën politke në vend, teksa ka lëshura kritta të forta në adresë të politikave dhe pushtetrëve që kanë 30 e ca kusur vite që drejtojnë Shqipërinë. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zonja Kokalari ka treguar se kur Departmenti Amerikan i Shtetit (DASH) do e japë njoftimin se Edi Rama është shpallur “non grata”, ndërsa u shfaq e habitur se përse kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk është në “listën e zezë” të amerikanëve, për shkak se ish-presidenti është akuzuar dhe dyshohte se është përfshirë në shumë afera korruptive e kriminale. Po ashtu, ajo ka tregur edhe faktet e forta që po investigon për Sali Berishën, për shkak se dyshon se ky i fundit fshihet pas lëvizjes së re të Adriatik Lapajt. Më tej themeluesja e Lëvizjes Konservatore Shqiptare, Evi Kokalari zbulon edhe recetën që do të përdorë ndryshe nga politikanët e tjerë për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama nga pushteti dhe kastën politike shqiptare.
-Zonja Kokalari, çfarë është Lëvizja Konservatore Shqiptare dhe pse vjen pikërisht tani?
Kam folur gjate per kete levizje. Levizja Konservatore eshte ajo rryme qe solli nje ajer te ri ne ‘foltore’, por meqe Berisha vendosi t’i marre frymen, vendosa te dal vec dhe ta le te marre jete serisht. Vjen tashti sepse jane kushte e pjekura tashme per te bere nje ndryshim radikal ne Shqiperi. Them me qartesine qe kam ne cfare dua te shoh ne vendin tim te lindjes, do tja dal.
-Cili është roli juaj në këtë lëvizje dhe kush janë bashkëpunëtorët tuaj?
Kjo eshte nje levizje qe e kam filluar une, si e tille jane themeluese e saj. Kam disa bashkepunetore, por momentalisht, derisa te gjithe te kene nje pozicion te caktuar ne te, nuk do ti bej publike. Them vitin e ardhshem do jemi gati per nje prezantim dhe mbi te gjitha me nje prezantim te kandidateve te mundshem per deputet.
–Çfarë “recete” do të përdorni ndryshe nga politikanët e tjerë për të rrëzuar kryeministrin Rama nga pushteti?
Shkaterrim te kupoles dhe sistemit qe kane ndertuar keto 32 vite, pa asnje meshire. Ndryshimi behet duke i dhene imunitet te plote sistemit te drejtesise qe te bejne detyren pa u kercenuar nga media apo politikanet, por ne te njejten kohe, duke luftuar dhe korrupsionin e mundshem te sistemit te drejtesise. Pra nese nje prokuror apo gjykates kapet te marre para per nje ceshtje, humb automatikisht licencen. Nga ana tjeter duhet ngritur rrogat qe te jene ne standart europian, sepse nje gjendje e mire financiare nuk e le dike te humb dinjitetin e tij, dhe si rrjedhoj do kemi njerez me integritet ne drejtesi. Nese kemi kete dhe parlamenti aprovon ligje te forta per luftimin e korrupsionit, kemi fituar gjysmen e betejes. Por e theksoj qe jam nje njeri qe beson ne drejtesi dhe ky eshte sektori kryesor qe dua te perfocoj dhe ta ngrej ne nivelin e duhur dhe standard europian dhe pse jo, amerikan.
-Pse e sulmoni Adriatik Lapajn? Ai trembini lëvizjes së tij?
Jo. Eshte e kunderta. Levizja e Lapajt nuk eshte aspak e sinqerte per sa kohe qe furnizohet financiarisht nga individ qe kane qene pjese e sistemit 32 vjeçar. Levizja e Lapajt fare mire mund te kete nisur ne kohen kur une jam shprehur publikisht qe do dal vec nga foltorja dhe do filloj nje parti te re. Jam akoma duke investiguar kush eshte mbas tij dhe siç e kam thene, eshte nje grup njerezish, qe perveç Metes, faktet po anojne dhe nga Berisha. Nese verifikoj qe klani Berishes eshte gjithashtu mbas kesaj levizje, do kemi nje lufte shume te ashper me ata qe dikur ju kisha besuar verberisht.
-Si e komentoni deklaratën e Ilir Metës, i cili zbuloi së fundmi se është i gatshëm që ta çojë para projektin e partisë së tij edhe i vetëm, por shtoi se është i hapur për bashkëpunime, vetëm me Partinë Demokratike të Kuvendit të 11 dhjetorit, ku nuk përfshihet Bardhi?
Ilir Meta nuk duhet te ishte ne pozicion kaq te forte sa te vere keto kushte. Kete arritje e pati fale Sali Berishes, keshtu qe shkoni kerkoi llogari Sali Berishes.
-Nga ajo që duket shumë qartë deri më tani, Rama, Berisha dhe Meta po mbrojnë njëri-tjetrin nga SPAK, mendoni se amerikanët do të ndërhyjnë me informacionet e tyre që kanë vite që i kanë mbledhur, ashtu siç ja plasën Sali Berishës me dosjen e tij “non grata”? A e pret Metën dhe Ramën një fat i njëjtë?
Une çuditem qe Ilir Meta nuk eshte nen sanksione nga Departmenti Amerikan i Shtetit (DASH). Rama duhet te jete sepse e kam shpjeguar me pare, ai ka cenuar drejt per se drejti demokracine amerikane, por nuk besoj qe kjo do te ndodh per sa kohe ai eshte kryeminister. Per sa i perket SPAK, une uroj qe te kuptoj se ka mbeshtetjen e popullit por dhe te Diaspores, madje, brenda rregullave nese do te me lejohej, do kisha lobuar ne favor te SPAK ndoshta ne senatin amerikan, thjeshte per t’i dhene nje mbeshtetje me shume atyre qe po punojne nen presionet e shumta politike. Por sigurisht qe mbeshtetjen e Amerikaneve e kane, keshtu qe vetem perpara tashme.
-Ndërkohë dhëndri i Sali Berishës, i biri Shkëlzeni, Ilir Beqaj, Frida Krifca, Belinda Balluku, Mirela Kumbaro jane në listën e dosjeve të SPAK sipas deklaratave te fundit te Altin Dumanit. Madje kreu i SPAK njoftoi se disa nga dosjet si ajo e Gërdecit po plotësohen me informacion dhe nga amerikanet, mendoni se SPAK do i shkojnë deri ne fund hetimeve dhe do te çojnë ne burg këta emra “VIP”?
Siç e permenda me lart, SPAK ben mire te vazhdojne detyren pa u ndikuar nga sulmet politike. Jane e vetmja shprese qe kemi per te ndryshuar sistemin
Intervisitoi: Rigels Seliman
