E diel, 20 Prill, 2025

Inceneratorët, Basha: Askush nuk ‘ngjyen gishtin’ pas shpinës së Ramës, i bëj thirrje të mos i bëjë presion SPAK! 3 socialistë në komisionin hetimor të përfshirë në aferë

Share

SPAK të përshpejtojnë ritmin e të proceduarve penal për aferën e inceneratorëve dhe Rama të ndal presionin ndaj prokurorisë së posaçme, ishte mesazhi që përcolli kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë një konference për mediat. Duke raportuar mbi punën lidhur me dëshmitë që është bërë deri më tani në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Lulzim Basha ironizoi deklaratën e Ramës në Zërin e Amerikës i cili tha se kush ka punuar pas shpinës së qeverisë dhe ka “ngjyer gishtat” duhet të dalë para drejtësisë. Për Bashën këto janë deklarata të pabesueshme pasi të gjitha aferat kryen në sy dhe me vendim të Ramës. Gjithashtu kryedemokrati i bëri thirrje Ramës që të mos i bëjë presion SPAK dhe ta lërë të qetë të hetojë këtë aferë ku sipas tij janë përfshirë deputetë dhe ministra të PS.

“Po si u ngjyeka gishti pas shpinës së kryeministrit? Këto akte kanë ndodhur para syve të tij se vendimet merren nga ai. Faktet janë në dritë të diellit dhe java e parë i ka provuar të gjitha denoncimet e PD-së ku shqiptarëve iu janë vjedhur 430 mln euro për mafinë e djegies së plehrave. I bëjë  thirrje Ramës të heq dore nga presioni që i bën SPAK dhe lejoje që të bëjë të gjithë hetimet përfshirë edhe prangosjes së atyre që janë në rrezik arratisje si Zoto e Gullgla dhe të prishin provat. I bëj thirrje SPAK mos u intimido nga presioni i Ramës, paguhesh nga taksat e shqiptarëve për të zbatuar ligjin dhe për të çuar para drejtësisë politikanët e korruptuar’, tha Basha.

Teksa i kujtoi SPAK-ut se ka mbështetjen e plotë të PD dhe të tijën personale për të vijuar deri në fund hetimet për inceneratorët, Basha u shpreh se ka frikë se hetimi mund të dështojë nga presionet politike që i bëhen prokurorisë.
“SPAK e garantova për mbështetjen e PD dhe timen personale për të bërë detyrën e vet. Padyshim nuk e fsheh frikën, jo vetëm timen që nën presionin e pandalshëm politik, mund të dështojnë, mund të çojnë çështjen drejt dështimit”, tha Basha.
Gjithashtu Basha tha se 3 deputetë të PS anëtarë të komisionit hetimor janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve, por pa bërë publik emrat e tyre. I pyetur nga gazetarët se kush janë, Basha tha se do i tregojë emrat shume shpejt.
“Që të mos tregojnë faktet, kolegët socialistë në komision kanë marrë përsipër të pengojnë ardhjen e atyre në komisionin hetimor, dhe kur vjen ndokush, të bëjnë zhurmuesin. Tre nga anëtarët socialistë të komisionit janë në konflikt interesi, pra janë të përfshirë vetë në etapa të ndryshme të aferës së inceneratorëve”, tha Basha.
Basha gjithashtu i ka dhënë afat drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos që të kthejnë përgjigje në Komisionin Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS për lëvizjet që kanë bërë jashtë vendit personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve.  
“Gjej rastin ti bëj thirrje drejtorit të përgjithshëm të policisë, Gledis Nano. Në bazë të ligjit dhe kushtetutës së vendit, nuk mund ti mohojë policia e shtetit, aksesin në informacionin e kërkuar, nga komisioni i hetimit për inceneratorët, të lëvizjes së personave, për të cilat është bërë kërkesa”, tha Basha.
Në konferencë ishte e pranishme edhe Jorida Tabaku, e cila e ka cilësuar të gjithë skemën e inceneratorëve dhe krijimin e kompanive të ndryshme nga të njëjtin persona që janë në kërkim Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri si skemë piramidale që rrezikon financat e shtetit.

Te tjera

Lajme te tjera