E shtunë, 3 Tetor, 2026

Ilir Meta në “radarët” e FBI për tregti droge e korrupsion, Evi Kokalari nxjerr informacionet tronditëse, ja provat që kanë në duar amerikanët për ish-presidentin

Share

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, mes tyre dhe bashkimin Berisha-Bardhi, ndërkohë që ka zbuluar prapaskena të bujshme brenda politikës në Shqipëri. Gjatë një interviste për disa mediat shqiptare, zonja Kokalari ka hedhur akuza shumë të forta ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Partisë së Lirisë, duke zbardhur madje edhe disa skandale. Kokalari ka zbuluar një bisedë me disa politikanë republikanë në Amerikë, të cilët i kanë folur për ish-presidentin Ilir Meta. E drejtpërdrejtë në atë që thoshte Kokalari theksoi se gjatë bisedës amerikanët e kanë cilësuar Metën si një ndër personat më të korruptuar në botë, duke shtuar se merret edhe me tregti droge. Po ashtu, Kokalari në fjalën e saj duket se ka tradhtuar Sali Berishën, duke deklaruar se ajo personalisht dhe Lëvizja Konservatore nuk do të bashkëpunojnë kurrë më me ish-kryeministrin. Kokalari la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Bashën, të cilin e ftoi dhe në një takim në muajin tetor kur do të jetë në Shqipëri. Ajo theksoi se nëse Basha plotëson disa nga kushtet e lëvizjes së saj atëherë mund të bashkëpunojnë në largimin e kryeministrit Rama në vitin 2025. Megjithatë theksojmë se dikur besnikja më e madhe e tij, sot Evi Kokalari është kthyer në një ndër kritiket më të mëdha të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ajo ka komentuar edhe bashkëpunimin mes Gazmend Bardhit dhe Sali Berishës, duke e cilësuar atë si biznes. Mes të tjerash, zonja Kokalari shprehet se Bardhi pasi pa që humbi kontrollin e PD-së me rikthimi ne Bashës, vendosi të kthehej nga Berisha. Më poshtë po publikojmë intervistën e zonjës Kokalari.

-Zonja Kokalari ju keni reaguar ashpër për mbledhjen e Berishës dhe Bardhit. Pse mendoni kështu?

Të bashkohet Bardhi me Berishën nuk do të thotë se po bashkon baze, sepse Bardhi nuk ka bazë. Bardhi dhe atyre që bashkohen për të hequr Ramën nuk janë zgjedhur as me votë, por janë në Parlament nga listat e mbyllura. Unë them se vula duhet që t’i shkoj Bashës dhe po të shohësh të gjithë personat që doja që PD të pastrohet janë figura që tashmë janë bashkuar rithemelimit. Pa pastruar opozitën ne nuk e mundim dot Ramën, e gjitha kjo që bëhet për interesa personale. Fillimisht u ndje një shpresë ndryshe, kur pash që morën një kontroll të partisë e shihja që rithemelimi nuk po shkonte në drejtimin që ishte premtuar. Ata pak deputet që kanë mbetur nga ana e Bashës janë më të pastër se ata që janë mbledhur nga ana tjetër. I them Bashës të rezistojë dhe të futet në zgjedhje me njerëz që do premtojnë një ndryshim dhe do ta mbajnë fjalën.

-Pra ju po thoni që Bardhi dhe Berisha janë bërë bashkë për shkak të interesave?

Po Është një biznes, biznes për interesat e tyre. Bardhi e pa që me kthimi ne Lulzim Bashës po humbte terren dhe u kthye nga Berisha. Berisha kam mbajtur kontakte gjithmonë me të që para zgjedhjeve duke nisur që me Këlliçin. Qëllimi ishte që Berisha të rimerrte PD-në. Do vazhdojë korrupsioni, njerëzit si Këlliçi janë të etur për pushtet dhe bëjnë gjithçka për të vazhduar korrupsionin. Prandaj unë kam folur gjithmonë kundër. Megjithatë, unë shoh Bashën në rritje. Pavarësish se ka një tallje për të, ata që kanë ngelur me Bashën unë u heq kapelen, sepse kanë qëndruar gjithmonë me të. Kjo u tregua edhe kur Bejko doli si kandidat për Tiranën, Ai e dinte se do merrte shumë pak përqindje, por rrezikoi. Mendim im për Bashën, nuk është vlerësim. Për mua, ai është e keqja më e vogël për Shqipërinë prandaj do bashkëpunoja me të”,

-E sheh veten të pozicionuar më në mbështetje të Lulzim Bashës?

 Nuk besoj se vendimi i gjykatës ishte shumë i sinqertë, ishte një vendim i ndikuar nga Rama dhe këtë e besojnë shumë veta. Çfarë ka ndodhur është se kam parë shumë gjëra, që nga koalicioni i PL ka marr fund. Nuk e di nëse në zgjedhjet e tjera Berisha do futet prapë me Metën apo do të hap parti tjetër, ai ka thënë se ka synim të marr 30 për qind të elektoratit të Partisë Demokratike.

-Ju keni paralajmëruar se do të kesh nismën tënde. A do jesh më tepër pran PD zyrtare?

Unë do jem në Shqipëri në tetor dhe jam shumë e hapur të ulem me Lulzim Bashën. Po me Lulzim Bashën nuk mund të jem në koalicion, po qe se Lulzim Basha nuk arrin të bie dakord me disa gjëra që unë dua të bëj. Në 2025-ën ne e heqim Edi Ramën, dhe ato që dua unë janë shumë ekstreme. Në qoftë se Basha firmos një letër që bie dakord me katër, pesë pika, që unë dua të realizoj në Shqipëri, ulem të diskutoj në detaje dhe them që ajo është PD-ja zyrtare që duhet forcuar. Është e vetmja mënyrë që ndoshta mund ta fitojmë 2025. Është për të parë se shumë gjëra kanë ndryshuar.

-Po me Sali Berishën ke folur pas takimit që ai ka bërë me Bardhin?

Unë me atë nuk kam më komunikim. Ne ja dhamë mundësinë atij për të bërë një ndryshim dhe nuk e bëri. Klani Berisha me Veliajn kanë pazare me njëri-tjetrin, ka një hipokrizimi të madhe, shqiptarët janë të zgjuar dhe e kuptojnë.

-Çfarë do të ndodh kur të jesh në Tiranë, kush janë ata që e mbështesin këtë nismë tënden?

Është e mbështetur nga diaspora fillimisht. Ne do të bëjmë fillimisht një konferencë kur të vij në Tiranë, por në të ardhmen do kemi një grup organizues dhe janë të gjithë të djathtë. Askush se beson se lëvizja ime do fitoj e vetme në 2025, dhe e vetmja mënyrë është për ti dhënë fuqinë dhe burimet, pra t’ja japim një strukture që eksiton dhe është shumë e dobësuar. Unë nuk e shoh Bashën një figurë të pastër sepse kam shumë pikëpyetje, është një diskutimin që unë do bëjë me Bashën. Pjesa që ka ngelur në PD zyrtare janë të pastër sepse nuk i kam dëgjuar kurrë për korrupsion, dua të shoh ku do shkoj, kush ka ngelur. Nëse ata nuk e pranojnë grupimin tonë të diasporës, atëherë i bie që ata e duan pushtetin për vete, por të gjitha këto janë për tu diskutuar. Duhen bërë ndryshime reale. Me Berishën nuk kam asgjë për të diskutuar sepse ai kishte një shans të fundit dhe e shpërdoroi, i thash mos e bëjë koalicionin me Ilir Metën dhe ai e bëri.  

-Meqenëse jemi tek Meta, pse ky mllef për të?

Shiko! Ishim duke folur për Shqipërinë në SHBA dhe më thanë: ‘Ilir Meta është ende President?’ Jo ju thashë ka kohë që nuk është më dhe në atë moment ata më thonë: ‘Një nga personat më të korruptuar që kam parë në jetën time, me tregti droge dhe shumë gjëra të tjera’. Sa mirë që e dini u thashë, ata janë në dijeni për të gjitha dhe kjo është gjë e mirë për shtetin shqiptar./SOT/

Te tjera

Lajme te tjera