E mërkurë, 22 Janar, 2025

Ilir Meta: Ma sillni Ramën në studio, do i bie dhe do e thyej në mes

Share

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk ndalet. A e ka përsëritur sërish deklaratën se Edi Ramën e thyen në mes. Në emisionin “Noë” Meta kërkoi që t’ia sillnin Ramën në studio.

“Ajo çfarë kam thënë është aty dhe mbajeni aty. Unë merrem vërtet me më të fortin. Patjetër që kjo po ndodh dhe do ndodhë. Kjo nuk kishte lidhje që me datë 12 do t’i bie më të fortit, kur i forti është me charterin luksoz aty. Do ta bëni më të fortin? Ma sill më të fortin këtu në studio, i bie këtu në syrin tënd, me fakte, me argumenta”, theksoi Meta.

Kjo është hera e dytë kur Meta thotë se ‘do ta thyejë në mes’ Ramën.

“Unë i bie më të fortit e i këpus në mes, e Erjoni Kolonjës t’i duket gjigand. Unë i bijë vetë, nuk e bëjë me porosi, me kënaqësinë më të madhe dhe në emër të popullit të Shqipërisë, sakrificave. Bastard, që kujton se mund ta kthejë Shqipërinë në laboratorë  kavjesh”, pati thënë më parë Meta.

Te tjera

Lajme te tjera