E shtunë, 18 Prill, 2026

Ilir Meta dhe Sali Berisha në buzë të greminës, ja si perandorët e errësirës përballen me hakmarrjen e drejtësisë që dikur e poshtëronin, Alfred Cako paralajmëron se SPAK do t’i zhbëjë si mite të kalbura të tranzicionit shqiptar

Share

Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako, ka komentuar me tone shpërthyese situatën politike në vend, duke paralajmëruar fundin e lavdishëm për figurat më të errëta të tranzicionit shqiptar. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Z. Cako nuk kursen asnjë emër dhe godet drejt në zemër të krizës që ka përfshirë kastën e vjetër politike. Ilir Meta dhe Sali Berisha, sipas tij, nuk janë më liderë të paprekshëm, por lepuj të trembur përballë dhëmbëve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Me një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, konspiracionisti Cako rrëfen se si këta politikanë ndërtuan perandoritë e tyre mbi arrogancën dhe lidhjet me pushtetin e korruptuar, por sot po përballen me pasojat e veprave të tyre. Ndërkohë teoricieni Cako nxjerr në pah prapaskenat e dosjeve gjyqësore, manipulimet zgjedhore dhe rrënimin e Partisë Demorkatike nën drejtimin e një figure që refuzon të largohet. Nga ana tjetër, Z. Cako në këtë intervistë ngre një aktakuzë të hapur ndaj gjithë sistemit politik që ka dominuar vendin për tri dekada.

-Z. Cako, dosja e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit ka kaluar tashmë në fazën e gjykimit. Sa vite burg rrezikojnë sipas jush për akuzat që u rëndojnë?

Unë nuk jam jurist dhe këtë nuk e di. Nëse Enver Hoxha do ishte gjallë më ’90, ai mund të kishte vdekur si tradhtar, ngjashëm me N.Çausheskun. por ai vdiq si hero e me nderime nga shteti. Nëse Ilir Meta do ishte larguar nga politika pak më herët, askush nuk do kujtohej për të. Nëse Fatos Nano nuk do t’ia lëshonte Partinë Socialiste njeriut të Sorosit më 2005, ai sot do të ishte në burg. Këta tanët kujtonin se ishin shumë të fuqishëm dhe nuk i dëgjonin ata më lart dhe kur gabuan e ju a lanë ta kontrollonin ata drejtësinë, fuqia e tyre u bë nul dhe sot çdo politikan është si një lepur në gojën e ujkut Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

-Ndërkohë edhe dosja “Partizani” ka shkuar në gjykim. Si e vlerësoni këtë zhvillim dhe cilat janë shanset që Sali Berisha të dënohet?

Dosja ‘Partizani’ është e fryrë dhe nuk ka mundësi që drejtësia të dalë mbi vendimet në formë ligjore ku kanë marrë pjesë Shefi i Shtabit, Presidenti, Ministri i Mbrojtjes, Qeveria, Parlamenti. Asnjë gjykatë nuk mund të dalë mbi këto institucione kolegjiale dhe ose do dënohen të gjithë ose asnjë, dmth Berisha del pa lagur nga ky akt si shumë të tjera si këto.

-Sali Berisha akuzon se zgjedhjet iu vodhën. Si i perceptoni këto akuza?

Zgjedhjet kishin shumë parregullsi dhe falsifikime, sigurisht. Por ato që u vodhën më shumë ishin partitë e reja që kanë marrë rreth 215 mijë vota de jure por de fakto mbi dyfish nga kjo shifër por votat e tyre u vodhën nga PS&PD.

-Sali Berisha refuzon të dorëhiqet nga drejtimi i PD-së, edhe pse kjo shkel statutin e partisë, pasi kush humb zgjedhjet largohet. Si e vlerësoni këtë qëndrim? A rrezikon PD të ndahet apo të pësojë krizë të thellë…

Pavarësisht se Partia Socialiste manipuloi, Partia Demokratike ka nevojë të riorganizohet. Edhe sikur PD të ishte sot në pushtet, për shumë arsye, si mosha dhe vjetërsia në politikë e disa drejtuesve të Partisë Demokratike me Sali Berishën në krye, ajo do kishte nevojë për riorganizim dhe figura të tjera në krye të saj, për të qenë konkurruese në zgjedhjet e ardhshme e për të marrë një votë popullore. Ndryshe, sado t’i ndihmojë Edi Rama, PD do dalë nga statusi i fuqisë së madhe në politikë.

Intervistoi: Rigels Seliman

Te tjera

Lajme te tjera