E enjte, 20 Mars, 2025

Ilir Demalia: Meta president bandit, Shqipëria është shndërruar në shesh beteje të klaneve mafioze të politikës

Share

Publiçisti Ilir Demalia ka shpërthyer në akuza të forta ndaj presidentit Ilir Meta. Gjatë një interviste televizive ditën e djeshme, Demalia e cilësoi Metën si president bandit, ndërsa theksoi se Shqipëria është shndërruar në shesh beteje të klaneve mafioze të politikës. Madje ai deklaroi se Meta ka dhënë dekorata të shumta dhe se është duke i përdor ato edhe për qoka. Ai deklaroi se zgjedhja e presidentit, nuk ishte gjëja më e rëndësishme aktuale sepse ky post nuk kishte më asnjë lloj kompetence që prej 2008-tës.“Vetë posti i presidentit, edhe më përpara që pas ndryshimeve kushtetuese të 2008-tës, është një post tërësisht i parëndësishëm, vetëm ka ato privilegjet e tij si president edhe jep ndonjë dekoratë, që janë të pavlefshme. Përsa i përket kësaj maskarade që po bëhet këto ditë si nga opozita dhe qeveria është shfaqje shumë e shëmtuar sepse ajo dihej që në fillim se të dy palët nuk do binin dakord. Ata shumë rrallë kur kanë gjetur një marrëveshje mes tyre ka qenë vetëm për interesat e tyre. Kjo klasë politike është kaq e pabesueshme kaq e neveritshme sa edhe të vjen keq të merresh më me këta”, tha ai.

Demalia deklaroi se edhe presidentët e mëparshëm jepnin dekorata pa kriter. Sipas tij, Meta e shtoi edhe më shumë numrin e të dekoruarve.“Kur Meta ka hyr si president unë i kam thënë se nëse do të bësh ndonjë gjë të mirë vërë kriter në dekorime sepse edhe presidentët e mëparshëm i jepnin dekorata çdo njeriu të mundësh, dhe Meta në vend të bënte një gjë të mirë dhe serioze lidhur me dekoratat ai e lëshoi dorën fare. Si ka dekoratën më të lartë Gjergj Fishta e ka edhe Sali Berisha apo njerëz të tjerë. Sot më mirë është të mos kesh dekoratë sesa të kesh dekoratë sepse nuk ka asnjë vlerë dhe kjo është edhe arsyeja se pse unë e kam dorëzuar dekoratën. Janë dekoruar të persekutuar, sigurimsa të shtetit dhe është bërë një lëmsh i madh saqë të vjen turp që të mbash atë dekoratë. Meta e bëri baltë fare, madje sipas informacioneve që kam tani që Meta do iki dhe nuk ka shumë kohë që ti jap dekoratat individualisht është duke i dhënë ato në formë kopesh”, tha ai.   

Demalia: Meta të jap shpjegim për aferat

Ndërkohë, i pyetur se si do e kujtojë presidentin Ilir Meta, ai deklaroi se Meta do fillimisht duhet të jap shpjegim për aferat. Ai deklaroi se ai do mbahet mend për veprimet që nuk i takojnë një presidenti.“Meta duhet që të jap fillimisht shpjegim për aferat që ka bërë. Ai do mbahet mend për ato veprime që ka bërë, ai u përpoq që të bënte një luftë me qeverinë Rama, por jo për mbrojtjen e Kushtetutës por ishte një luftë bandash. Meta ka bërë veprime që nuk i takojnë figurës së një presidenti të një shteti”, tha ai. Ndër të tjera, ai ka folur lidhur me dështimin e tre raundeve për zgjedhjen e presidentit. Demalia tha se që në fillim dihej se palët nuk do arrinin marrëveshje dhe shtoi se e gjitha kjo lojë politike ishte e ngjashme me atë të klaneve mafioze që përplaseshin për interesa personale.“Me këta ka vetëm një zgjidhje t’i largosh me çdo lloj mënyre por kjo është e pamundur. Kjo është një luftë bandash, si klane mafioze që zihen dhe më pas pajtohen për territoret e tyre, këta këtë kanë bërë për 30 vite”, tha Demalia.

Te tjera

Lajme te tjera