E enjte, 6 Gusht, 2026

Ikën Çuçi i Delinës, vjen Tao, shoku i Rrahman Rrajës!

Share

Taulant Balla do të jetë ministër i Brendshëm. Edi Rama shkarkoi te shtune Bledi Çuçin dhe propozimi i Ballës ishte surprizë. Kreu i grupit të PS e ka lakmuar për vite me radhë këtë post, por nuk e arriti dot. Sa herë kishte ndryshime në qeveri flitej emri i tij, por Rama nuk preferoi ta ngarkonte me atë detyrë. Por duket se sot kryeministri i “ka varur ujkut mëlçitë në qafë”.

Taulant Balla është padyshim emri që është akuzuar më shumë nga të gjithë në radhët e PS, për lidhje me persona me të shkuar kriminale. Skandali tjetër është se Rama largoi Bledi Çuçin, burrin e ish-bashkëjetueses së tij për shkak të Rrahman Rrajës, ndërkohë që në këtë post ka dërguar shokun e Rrahmanit.

Të gjithë e mbajnë mend skandalin me Xhisiela Malokun, e cila denoncoi djalin e deputetit tashmë të dorëhequr, për dhunë shtazarake. Polici Emiljano Nuhu ishte ai i cili guxoi dhe pranoi dëshminë e saj, duke fundosur djalin e deputetit. Mirëpo, ai tregoi se i kishte shkuar në zyrë Taulant Balla dhe i kishte kërkuar që të mbyllej dosja. Sot polici ka përfituar azil jashtë.

Ata kanë qenë në komisariat dhe detaji që unë kam nga zyra ime janë fjalët e tyre, që ata më kanë thënë me ironi, që janë shprehur nga deputeti Taulant Balla dhe Artur Bushi që: ‘hiqe pistoletën nga koka e oficerit se nuk i bën oficeri këto gabime’ dhe kam qenë nën trysninë e armës së zjarrit brenda zyrës sime”, ka treguar ai. Pra e gjitha ka ndodhur në sy të Taulant Ballës.

Por CV-ja e Taulant Ballës nuk mbyllet me kaq. Ai ka pasur lidhje të ngushta me Edmond Begon, një person i dënuar për trafiqe. Berisha e ka akuzuar se ka kryer mbi 52 udhëtime me avion me të. Po ashtu ai është akuzuar për lidhje me Gentian Sharrën dhe Suel Çelën në zonën e Elbasanit.

“Bomba” kundër tij u hodh pak muaj më parë nga Ardian Çapja. Gjatë gjyqit, ky i fundit deklaroi se Balla ka qenë nën përgjim nga prokuroria për masakrën e 3 shkurtit të 2016-ës, ku kanë mbetur të vrarë anëtarë të fisit Çapja.

Më pas dolën fakte se ai ka qenë vërtetë nën përgjim, por prokurori urdhëroi më pas të asgjesohej përgjimi. Çdo gjë u zhduk. Pra duket se Ministria e Brendshme do të përfundojë nga shiu në breshër. 

Te tjera

Lajme te tjera