Çështja “Gërdeci” duhet trajtuar seriozisht nga SPAK, pasi provat janë të kopsitura dhe të njohura edhe nga publiku. Kështu mendon avokat i njohur, Idajet Beqiri, i cili gjatë një interviste për gazetën “SOT”, theksoi se “Gërdeci” ishte krim shtetëror dhe aferë korruptive e familjes Berisha, teksa, sipas tij, përgjegjësit politik janë Sali Berisha dhe djali i tij Shkëlzeni. Madje avokat Beqiri theksoi se pyetjet e duhura nga familjarët e viktimave mund të arrestojnë në sallë Shkëlzen Berishën. Ndërkohë referuar trazirave në Kuvend të provokuara nga deputetët e “Foltores” dhe thirrjeve për revolta, zoti Beqiri ka akuzuar kryeministrin Berisha se është autor i shumë skenarëve që kanë zhytur vendin në gjak.
-Avokat Beqiri, SPAK ka dhënë sinjale se do t’i shkojë deri në fund tragjedisë së “Gërdecit”, ku në çdo seancë gjyqësore që është mbajtur deri më tani kanë dalë dëshmi të reja. Sipas jush, duke qenë se në dëshmitë e reja që kanë dal për dosjen e “Gërdecit”, cili do të jetë ndikimi i tyre?
Gërdeci” ishte krim shtetëror dhe aferë korruptive e familjes Berisha. Po ta shohësh nuk është se kemi proces të ri, është proces i vjetër që u nda dhe u veçua për Fatmir Mediun që kishte imunitet në atë kohë dhe nuk shkoj bashkë me të tjerët në atë kohë. Gjykimi fillon nga e parë se do thuhet se ca përgjegjësie ka bërë ai, SPAK nuk ka bërë asgjë serioze, por të qenë në rregull me opinion dhe për familjarët se e ka çuar për shpërdorim detyre, ka bërë një gjë formale, kot. Për të bërë një biznes të pa pastër dhe për të bërë një korrupsion të dukshëm nga çmontimi i armëve ti nuk kursen asgjë dhe vret dhe njerëz dhe përmasa deri sa është e tillë edhe hetimi duhej bërë i tillë. Unë them se duhej filluar nga kryeministri që është koka e kësaj organizate kriminale, e ministrit të drejtësisë që i hapi rrugën ligjore dhe e vendosi çmontimin e armëve në Gërdec. Duheshin marr në përgjegjësi penale të gjithë atë që dihen se çfarë ka bërë njëri dhe tjetri dhe kush përfitoj nga ajo aferë e rëndë dhe çfarë dëmi i është shkaktuar shtetit.
-Dakord, por kemi fakte të reja…
Po kjo është e keqja që kërkojnë tek shpërdorimi i detyrës që është akuzuar Mediu ata kërkojnë pse kanë ndodhur vrasjet dhe pse ka ndodhur ky korrupsion i lartë. Mediu duhet të jap shpjegime për detyrën e tij, ai duhet që të pyet more zotëri ti si ministër i mbrojtjes që ke qenë këtu duhej bërë çmontimi i municioneve, apo në Poliçan ku ishte vendi specifik për ato dhe tjera i kishte parë ai ndonjëherë kushtet në të cilat ata punonin apo jo. Ne kemi ndërmarrje ushtarake, po ashtu ne kemi ushtrinë që janë profesionistë për atë punë. Duhej firma e atij dhe e drejtuesit të ministrisë së Drejtësisë po ashtu e kryeministrit, po ai para se të jepte firmën se e ka pranuar Shkëlzen Berishën në zyrën e tij, çfarë donte djali Berishës në zyrën e Mediut. Pse ato ditë deri sa u mor leja shkonte ai shpesh herë në zyrë. Unë nuk kam besim tek prokurorët se do të bëjnë pyetjet e duhura se nuk e kanë seriozisht këtë punë dhe e bëjnë sa për të larë gojën. Nëse do bëhen pyetjet e duhura unë them se mund të kemi edhe arrestimin e Shkëlzen Berishës në sallën e gjyqit.
-Pra ju po thoni që djali i Berishës, Shkëlzeni është përfshirë në këtë aferë korruptivo-kriminale sikundër është tragjedia e “Gërdecit”?
Para se të ndodhte fatkeqësia, Shkëlzen Berisha, se ai është koka e këtij krimi, e organizoi si fillim dhe futi njerëz për ta studiuar çfarë përfitimi kishte nga demontimi i armëve. Ka qenë Shkëlzen Berisha dhe pastaj me ndihmën e të atit Sali Berishës, motrës Argita Berisha dhe me ndihmën e njerëzve të afërt të tyre dhe duke shpërdoruar hapur detyrën me ministrin e mbrojtjes dhe me ministrin e drejtësisë se këta ishin dy kryesorët, donin të bënin dhe ministrin e financave për vete por nuk e arritën dot. Këta pra e studiuan dhe nxorën, që nga demontimi i armëve ishte fitimi 10 miliard dollar dhe pasi jua dhanë shifrën e saktë atëherë ata ftuan njerëzit që ta bënin këtë biznes dhe të bënin demontimin. Ndërkohë e ritheksoj se ‘Gërdeci’ nuk bëhej dot po nuk kishin me vete kryeministrin e Shqipërisë, nëse ministri i Mbrojtjes nuk do ishte pjesë e krimit të organizuar, nëse nuk do ishte edhe ministri i Drejtësisë. Madje edhe ministri i Financave, zoti Ridvan Bode. Por ky i fundit u distancua që në momentin që u bë kjo aferë, sepse ai paska kundërshtuar dhe kjo është edhe në procesverbalin e Këshillit të Ministrave dhe ka thënë që pa tender nuk mund të kalonte kjo punë dhe e dyta kishte rezervat e veta se pse demontimi i armëve të bëhej nga një firmë private. Në ndërtimin e Gërdecit kishte dorë në radhë të parë Sali Berisha, pastaj ministri i Mbrojtjes i cili u tregua servil dhe u zbatoi urdhrat dhe pastaj ministri i Drejtësisë, i cili e kishte për detyrë ta pengonte një veprimtari të tillë kriminale, por nuk e pengoi, sepse dëgjoi urdhrat e djalit të Sali Berishës. Për rrjedhojë ai që e ekzekutoi këtë krim, ai që ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë në vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e 300 të tjerëve, është Shkëlzen Berisha. Ky biznes u bë për Shkëlzen Berishën.
-Po thirrjet e Berishës për revolta si i shikoni?
Sali Berishë është mjeshtër të skenarëve dhe të skenarëve pafund, madje që na kanë sjellë pasoja katastrofale, pasi kemi një popull të tërë në gjak sot edhe në sajë të atyre skenarëve që janë organizuar. Ne kemi arritur që gjithmonë ta mbajmë jo me anë të institucioneve, të ligjit, normalitetin, stabilitetin në vend e të tjera, por gjithmonë me gjuhën e dhunës e forcës. Populli shikon edhe populli reflekton me votën e vetë, e ka reflektuar vazhdimisht, sidomos këto kohët e fundit. Shqiptarët kanë ditur të godasin ata që e kanë merituar në politikë.
-Ndërkohë do doja një koment të fundit nga ju lidhur situatën e rendit në Shqipëri dhe pritshmëritë që keni për ministrin e Brendshëm, Taulant Balla?
Janë hedhur themele të kalbura dhe këto themele nuk e mbajnë dot këtë godinë të re që ne duam të ngremë. Duhet parë nga rrënjët dhe rrënjët këtu janë të kalbura, jam kundër asaj që këtu qenka bërë nami se kjo nuk është aspak e vërtetë, ne rendin e kemi mirë nuk e kemi të rrëzuar. Pritëm shumë turistë dhe ata nuk vijnë nëse nuk ka siguri në vend. Ne jemi popull i vogël dhe krimi duhet të luftohet me ashpërsi, Policia e Shtetit nuk duhet të shoh atë që kaloj që nuk kishin karburantë dhe nuk kapnin dot kriminelët dhe politika e linte ashtu kastile sepse donte të nënte afera korruptive dhe askush prej tyre nuk po dënohet. Ministri i Brendshëm jam i sigurt që do bëjë reforma, por ai duhet që të shoh kush ka qenë drejtues në polici dhe t’i trokas ligji antimafia tek porta, ta pyes se me çfarë i vuri ato pasuri dhe kur ti verifikohen pasuritë e atyre të jeni të bindur se ata që janë sot nuk do u shkoj ndërmend të bëjnë korrupsion më edhe nëse do e kenë pasur në mendje diçka të tillë për ta bërë. Por unë nuk jam për task-forcë, ne jemi vend i vogël dhe jemi pakësuar edhe në numër popullsie. Ne nuk kemi 4 element të veprës penale, ne duhet të japim alarmin të kërkojmë ndihmë tek BE, të vijnë gjyqtarë dhe prokuror edhe nga BE, janë 3 gjyqtar për shembull një duhet që të jetë prej tyre edhe tek SPAK dhe do e shihni se çfarë ndryshimi do të bëhet në Shqipëri.
Intervisoti: Rigels Seliman