E shtunë, 3 Tetor, 2026

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Share

Avokati i njohur, Idajet Beqiri është i bindur se ish-presidenti Ilir Meta-Metaj dhe njerëzit e tij besnik janë një bandë që të vrasin “nëse iu shkel në kallo”. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, të mbushur me detaje të reja dhe që mbart një interes të madh për zhvillimet që pritet të ndodhin në ditët në vijim, duke qenë se çifti Metaj-Kryemadhi janë paditur në SPAK, avokat Beqiri ka shkuar deri atje sa ka deklaruar se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është i përfshirë në 3 vrasje, madje zbuloi se si ish-presidenti tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës “CEZ-DIA” që do i bëjë gropën në SPAK. Ndër të tjera avokat Beqiri, zbuloi se si Meta pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Kongo të Afrikës. Ndërkohë avokat i njohur, Idajet Beqiri shprehet i bindur gjatë intervistës për gazetën “SOT”, se shumë shpejt do të shohim prapa hekurave të burgut, dy kokat më të mëdha, sikundër sipas tij, janë Berisha-Meta dhe familjet e tyre të inkriminuara e korruptuara gjerë në fyt.

-Avokat Beqiri, në Britaninë e Madhe  ka nisur rishikimi i shpalljes “non-grata” i Sali Berishës, si e komenton?

Është një e drejtë e tij. Këtë duhet ta bënte kur u shpall “non-grata” nga SHBA dhe ta bënte atje, pra në vendin ku merret dhe ka një vendimmarrje të tillë, por ai nuk e pati guximin që ta bënte atje. U tall edhe me ata që e besuan që ai e çoj çështjen për gjykim në Francë. Se çfarë do të bënte Franca një zot e di? A e hapi apo ajo atë gjyq? Sa kohë që ai i ka kërkuar Britanisë që të shoh “non-gratën” e tij, do të marr një përgjigje prej tyre dhe mendoj se është një përgjgije negative, sepse e ka bërë veten jo vetëm për një “non-grata”, por sikur të jepej “non-grata” çdo vit si jepen ato çmimet Oscar, ai do ta merrte çdo vit, sepse aq shumë zullume ka bërë në këtë vend, jo vetëm në vend, por edhe në raport me ndërkombëtarët. Atij nuk ka se çfarë i bënë njeri më, ai “non gratën” e ka marr dhe me gjithë familjen e tij dhe nuk ja heq njeri.

-SPAK ka marr çështjen e “21 janarit”, çfarë është bërë, a ka shkuar dosja në SPAK?

Vendimi i Gjyaktës së Lartë, tashmë duhet që të zbatohet nga SPAK, pra pritet arsyetimi i vendimit dhe SPAK-ut do t’i shkoj vendimi i arsyetuar dhe do t’i shkoj edhe dosja si është formësuar në Gjyaktën e Lartë me ato materiale që ne i dërguam. Kur të arsyetohet vendimi dhe dosja ti shkoj SPAK, atëherë SPAK do ta regjistrojë dhe do filloj hetimet e çështjes. Ne pastaj do të paraqesim të gjitha provat që kemi, i kemi bërë disa prej tyre edhe publike.

-A ka prova të reja?

Po ka, ka edhe dëshmitar që do të pyeten. Duke qenë një krim i rëndë që ka bërë shtetit shqiptar, madje Gjykata e Strasburgut e konsideroi krim shtetëror, sepse të qëllosh mbi popullin pse proteston dhe të vrasësh njerëz se do të mbash pushtetin me vota të vjedhura, sepse donte të mbronte atë që bëri korrupsion që e panë të gjithë. Është e provuar me çfarë u hetua herën e parë që vajtën vetëm gardistët, tani duhet të shkojnë edhe ata që dhanë udhër, si Berisha dhe të tjerë si ministri i Brendshëm. Provat janë edhe të filmuara, deklaratat që kanë dhënë ata vet janë marr edhe nga ne dhe janë me video dhe janë paraqitur në SPAK. Duhet që të dëshmojnë një sërë personalitetesh që nuk u morën në pyetje atëhëherë, si ish-presidenti, ish-prokurorja e përgjithshme, këta janë dëshmitar dhe duhet që të dëshmojnë. Berisha e ka pranuar edhe vet që tha se do vrisja 300 dhe jo aq sa u vranë. Fshehu gjurmët e krimit dhe krijoi alibi që u bë edhe qesharak.

-Thuhet se shërbimet e huaja inteligjente kanë një kopje të të dhënave të serverit, nëse do të kishte një kopje, sipas jush pse nuk do ishte vënë në dispozicion në kaq shumë vite, pse duhet që të dilte tani?

Nuk është problemi se nuk u hetua se mungojnë provat, por është mbuluar nga politika. Provat ishin qysh kur ndodhi ngjarja, nuk ka nevojë për hetime të tjera, por ato kanë nevojë për seleksionim dhe listim. Serverat u kopjuan dhe pastaj u fshinë dhe këtë e ka nxjerr edhe  ekspertiza amerikane, por edhe nga ato të fshirat ka gjurmë në to që kanë ngelur. Provat janë aq të shumta për 21 janarin, sa nuk ka nevojë për tjera.

-Cilat janë pritshmëritë tuaja në përfundim të këtij procesi?

“21 Janari” është një krim që duhet që të ndëshkohet dhe nëse nuk do të ndëshkohej do të kishim  pasoja të rënda si shtet, jo thjesht në aspektin që nëse nuk bënë drejtësi shteti, drejtësinë e bënë hakmarrja, sepse nuk nuk janë vetëm ata që janë vrarë, por edhe ata që janë plagosur, por duhet të marrin mësimin e duhur ata që duan të që të vijnë në pushtet që pushteti nuk të bënë zot që ti marrësh jetën kur do ti, shtetasve të vendit tënd dhe nuk të hyn asnjë gjemb në këmbë. Të jesh në pushtet do të thotë se ti duhet që të shërbesh dhe jo të vrasësh. Kjo është kryesorja.

-Mbërritja në SPAK e Nasip Naços pak ditë më parë, në një deklaratë për media ai deklaroi se ishte thirrur për çështjen “CEZ-DIA”, si e komentoni?

Po tha të vërtetën. Është një aferë korruptive që i humbi shtetit shumë lekë. Berisha dhe Meta arritën që 75 për qind të energjitikës së vendit, ua dhanë çekut dhe përfituan edhe vet sa mundën dhe su ngopën me aq. Meta sajoi edhe Dian dhe nëpërmjet Dias dhe bashkëpuntorit të tij Ismailajt morën edhe 5 milionë euro ( rreth 6 miliardë lekë) të tjera të thata nga shteti. Janë përzier edhe familja Berisha në atë aferë, qysh nga përfitimi i privatizimit. Naço është pyetur si person që mbase ka dijeni, ai shumë pak ka folur sepse kohëzgjatja e qëndrimit të tij atje ishte e shkurtër. Meta është strumbullari i asaj çështje me Kastriot Ismailajn dhe të tjerë, kanë arritur deri aty sa paratë e shqiptarëve kanë shkuar në Kongo, Afrikë, dhe atje është bërë pastrimi i tyre dhe miniera zinku kanë blerë atje ata. Madje gruaja e Ismailajt ka thënë që më merrni në mbrojtje, sepse tha më rrezikohet jeta nga Ilir Meta, mund të më zhduk si u zhdukën edhe 3 të tjerët. Meta dyshohet se ka urdhëruar disa vrasje. Dosja tani do shkoj për gjykim dhe do kemi të tjera zhvillime. Do shohim edhe hapjen e disa dosjeve të tjera për kupolën e lartë, si ajo e Flamur Nokës me pasaportat.

-Ka një akuzë ndaj Ilir Beqajt për shpërdorim detyre, keni një koment?

Çështja do të shkoj në gjyq. Ka provat e veta dhe do t’i paraqes në gjyq, në rast se është fajtor ai do të marr dënim dhe është deri në 7 vite burg për shpërdorim detyre.  

Intervistoi: Rigels Seliman

Te tjera

Lajme te tjera