Avokat i njohur, Idajet Beqiri, i cili është një ndër personalitete publike që mbron qytetarët dhe denoncon korrupsionin e krimin, ka reaguar sërish sa i takon aferës “CEZ-DIA” dhe dosjes së “21 Janarit”, për të cilën Gjykata e Strasburgut kërkon të rihetohet pasi vrasjet e 4 protestuesve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë në vitin 2011 ishin krim shtetëror. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Beqiri tregon kasetën që “varros” përfundimisht Berishën dhe çfarë përmban audiopërgjimi që do e çojë në burg. Sipas tij, asokohe Berisha synonte t’ia faturonte vrasjet opozitës dhe kishte plan për të vrarë Ramën bashkë me 100 veta të tjerë. Po ashtu, ai tregon edhe rrugën që do ndjekë SPAK për të sekuestruar pasuritë e Ilir Metës.
-Avokat Beqiri dje në intervistë ne folëm për shumë nga çështjet më të nxehta që k në Shqipëri, sikundër është edhe masakra e “21 Janarit”, për të cilin Gjykata e Strasburgut ka sjell një vendim për vrasjen e Aleks Nikës. Por duke qenë se është një ngjarje e rëndësishme më lejoni t’ju pyes sërish, çfarë do të thotë ky vendim?
Dosja e 21 janarit ishte një dosje e nxehtë dhe një dosje ku u provua që në këtë vend nuk kishim një shtet dhe institucione të tilla që t’i përgjigjeshin ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Por, kishim një shtet që po vriste qytetarët e vet, një shtet që të grabiste dhe pasuritë kombëtare i bëri rrush dhe kumbulla. Vrasjet e 21 janarit treguan se këtu shteti të vriste. Nëse ti ngriheshe protestoje për një të drejtë, ose thoshte vetëm që: unë votova ndryshe dhe ti rezultatin e nxore ndryshe. Ti për këtë çështje më vret. Këtë e vërtetoi më mirë 21 janari. Kishim të bënim me një shtet që të vriste, i vriste qytetarët e vet. Mirë që kishim një shtet të tillë, por nuk dimë edhe kush i vrau ata njerëz, motivet e vrasjes, të dinim se kush ishin urdhëruesit. Berisha në 2011-ën kërkonte të krijonte një 1996-të dytë, që kur të vinte 2013-ta të thoshte: Mua nuk më bëni dot gjë se ju vras. Për 21 janarin në bankën e të akuzuarve u vunë disa gardistë edhe ata që u vunë u dënuan për vrasje nga pakujdesia që është e turpshme. Familjarët e kanë kërkuar vazhdimisht drejtësinë, por edhe mediat kanë bërë një punë shumë të mirë sepse u pa në gjithë botën ajo ngjarje. Kurse Gjykata e Strasburgut e ka parë me një vëmendje të jashtëzakonshme këtë çështje, e ka hetuar dhe gjykuar me një vendimmarrje që është brilante nga çdolloj pikëpamje. Pra e hetoi ngjarjen ashtu siç ndodhi në të vërtetë. Tregoi atë që nuk e thoshin dot gjykatat në Shqipëri. Çfarë ndodhi atë ditë dhe përse nuk u zbulua ai krim. Këtë kërkon Strasburgu, të zbulohet se çfarë ndodhi më 21 janar. Të zbulohen vrasjet dhe vrasësit. Po ashtu thotë se është vrasje shtetërore, ka përgjegjësi shteti se e bëri shteti vrasjen. Por i mbylli edhe të gjitha llojet e shtigjeve të cilat donte t’i hapte Berisha me tezat e tij se po i pushtonin institucionin në një kohë që pushtuesit e institucioneve ishin o me duar në xhepa ose me një çadër në dorë se binte shi. Por nuk kishin as kallashnikov, as pistoleta. Nga kush do ta ruante ai institucionin? Strasburgu tha se në Shqipëri nuk u zbulua vepra penale ashtu siç ndodhi në të vërtetë dhe nuk kanë shkuar në bankën e të akuzuarve ata që duhet të vënë. Kriminelët shtetërore kanë emra konkretë, nuk janë fantazma.
-Xhaxhai i Aleks Nikës ka deklaruar se pas vendimit të Strasburgut kemi prova se urdhri për të bërë vrasjet u dha nga shteti?
Prova më e rëndësishme ishte kaseta që gazetari Hoxha bëri publike. Dhe në atë kasetë u tha edhe kur u dha urdhri dhe se çfarë folën secili nga ata. Këtë provë nuk e kishte Strasburgu, kjo kasetë i vajti edhe SPAK me një kërkesë që bëri familja e Nikës që të rihapej procesi. Pse Berisha donte që ti fshihte gjurmët e krimit dhe të hiqte të gjitha kamerat, pse u fshin ato që ishin regjistruar në kamera. Provë e rëndësishme ishte edhe se prokuroria kërkoi arrestimin e gardistëve, ndërsa Berisha tha nuk duhet që të arrestohen. Për 21 Janarin Berisha ka dalë me video dhe zë kur thotë se do të vriste 100 veta nëse do hynin në Kryeministri, nëse do vazhdonin të çanin rrethimin e Kryeministrisë. Madje ka thënë se do vriste edhe kreun e opozitës nëse do vazhdonte të eskalonte protesta dhe protestuesit të shkonin më shumë në drejtim të Kryeministrisë. Po tani pse ka pafytyrësinë dhe është kaq frikacak sa thotë: drejtësia të bëjë të vetën, unë kam qenë i hapur nuk kam penguar hetimet. Pastaj sot vete sulmon Lulzim Bashën. Në fakt ai i dërgoi një mesazh Lulzim Bashës duke i thënë: Lulzim ti e di çfarë urdhri dhashë unë, që unë i vrava, por mos trego. Unë e di që Lulzim Basha nuk vret dot një mizë. Por atij i erdhi koha që të vejë në SPAK e të tregojë të vërtetën e asaj ditë. Do apo nuk do ai do të pyetet për të vërtetën e 21 Janarit se Strasburgu kërkon zbardhjen dhe kërkon që të dalë e vërteta në shesh. Këto ishin provat që vajtën në SPAK. Por SPAK-u atëherë nuk u tregua i guximshëm si këto kohët e fundit, por e mori këtë dosje dhe ia çoi Prokurorisë së rrethit të Tiranës. Kjo prokurori e mori dosjen dhe e vendosi atje mes dosjeve të tjera që kanë zënë pluhur dhe kaq. Por familja e viktimave më kërkoi që ta çoj deri në fund këtë çështje. Edhe unë ankimova vendimin e SPAK-ut, e çuam edhe në Apel, por dhe kjo gjykatë nuk bëri gjë. Pastaj çështjen e çuam në Gjykatën e Lartë. Tani kemi bindjen që do zbardhet sepse kemi edhe vendimin e Strasburgut. Çështja do kalojë nga Gjykata e Lartë dhe do shkojë në SPAK, duke hedhur poshtë dy vendimet e gjykatave të tjera.
-SPAK tani duhet që të vijoj hetime pas këtij vendimi nga Gjykata e Strasburgut?
Vendimi i Strasburgut është i formës së prerë sepse ka fuqi mbi legjislacionin e brendshëm, pastaj merret i brendshmi. Atje thuhet se vrasjet janë me dashje dhe nga ana e shtetit. SPAK do filloj hetimin nga e para.
–A e tremb kjo Berishën?
Po Berisha është koka e krimit të 21 janarit sepse ai është urdhëruesi, e ka thënë me zë e figurë: Edhe 100 të ishin do t’i vrisnim pasi vepruan në kundërshti me ligjin. Strasburgu thotë aty nuk ka pushtim të institucionit. Pse iku policia, nga kush u rrezikua. Protestuesit nuk kishin armë, nuk kishte rrezik për policinë. Kur qëlloi në trup të tyre, nuk i tha protestuesve që ishin të detyruar të qëllojnë. Pse i ekzekutoi kur nuk i tha këto. Me të gjitha këto del që këta do përgjigjen penalisht. Berisha vazhdon akoma me gjumin e ariut. Ai nuk e kupton që SHBA, e caktoi non grata për korrupsion, vrasje të demokracisë të atij vendi, për ndërhyrje të rënda për të mbuluar procese gjyqësore në hetime të tjera për të marrë në mbrojtje krimin e organizuar dhe krimin e lartë shtetëror. Ka ndikuar për procesin e 21 janarit, mbuloi krimin, i tha prokurores lavire bulevardi dhe bllokoi provat. Bllokoi edhe presidentin e republikës dhe gazetarët që kishin dëshmi konkrete për 21 janarin. 21 Janari e varrosi përfundimisht Sali Berishën. Por edhe ndonjë ngjarje tjetër. Siç e varrosi privatizimi i ish-kompleksit Partizani, siç do ta varrosë shtatë pashë nën dhe CEZ-DIA dhe Gërdeci me gjithë djalin e tij, se për të vjedhur dhe për të bërë korrupsion të lartë vrau jo pak njerëz, bëri masakër me djalin e vet dhe grupin e vet të ministrave.
-Afera CEZ- DIA, në dyert e SPAK ka vajtur edhe Agron Çela, çfarë informacioni keni ju për këtë çështje?
Janë rreth 450 milionë euro që u janë marr shqiptarëve nga ‘CEZ-DIA-. Më në fund SPAK e ka në dorë këtë dosje dhe nuk e mbulon dot më si e mbuloj prokuroria me dënimin e Ismailajt, por tani provat janë sistemuar dhe janë marr dhe saktësuar personat përgjegjës dhe koka e këtij krimi që bëri edhe ndërmjetësimin është Meta, e tha edhe vet Berisha. ‘CEZ- DIA- është drejt finalizimin duke vënë në bankën e të akuzuarve edhe Metën edhe bashkëpunëtor të tjerë në këtë aferë, nga ana tjetër do hedhin dorën edhe në pasuri dhe do vendosen edhe sekuestro edhe mbi pasuritë e Metës.
-Si e shikoni bashkimin Bardhi- Berisha dhe deklaratat e tyre se do të shkojnë deri në grevë urie?
Bardhi dhe Berisha nuk përfaqësojnë opozitën, së shpejti mund të shpallen organizatë terroriste me aktet që po ndërmarrin. Bardhi bënë një luftë amorale, një muaj më parë tha se Berisha është kriminel më i madh dhe ka bërë shumë afera dhe nga ana tjetër tani i qëndron krah. Të gjitha ato që ka thënë kundër Berishës, po i kthen nga Basha, tani si mund t’i besosh këtyre dhe të mund të votosh ata. Pjesa tjetër aty është bërë gardh për të mbrojtur pasuritë e Sali Berishës, opozita duhet të veprojë për të gjetur alternativa shumë herë më të mira për popullin dhe të fitojnë zgjedhje jo të bëhen grusht për të mbrojtur hajdutërinë e Berishës dhe të dhëndrit të tij. Morali i vetëm këtu është që nuk janë bashkë për komisione, por janë bërë për të mbrojtur pasuritë e Berishës. Prandaj kjo është arsyeja se pse nuk i beson askush. Vendi ka mbetur pa opozitë, sa të jetë jeta ata nuk vijnë më në pushtet, as Saliu dhe as Meta. Po votove Saliun do bëjë prapë ato që ka bërë, e ardhmja është e forcave të reja dhe që ofrojnë alternativa. As me Bashën nuk jam sepse di shumë afera që ka bërë, por më pëlqeu që ngrihet edhe thotë Shqipëria ka nevojë për një vetting në politikë, janë propozime që i kanë hije një opozite. Nga 1991 që u vendos pluralizmi politik, të gjithë ata që morën pushtet, duhet të pyeten, si e kanë vënë pasurinë. Të verifikohen të ardhurat dhe pasuritë. Nëse justifikohen t’i gëzojnë nëse jo, atëherë duhet t’i merret. Është një ligj që duhet të miratohet me patjetër. Nëse rast se kjo shumicë e sotme nuk e miraton, që nga zyrtari i thjeshtë deri te më i larti t’u verifikohet pasuria, e nëse nuk justifikohet, t’ju sekuestrohet, atëherë do të jetë një minus që do të rëndojë mbi këtë mazhorancë. Edhe unë do votoja pro kësaj që thotë ai. Kështu duhet të jetë opozita, jo si ata që hidhen si ata majmunët nëpër dritare, edhe po dënojnë veten e vet dhe një pjesë të opozitës. Berisha thotë do bëjë greva urie, se u bë qameti se ngeli Saliu pa ngrënë. Ata që janë naiv dhe janë njerëz që i përdor ai si mish për top duhet që të distancohen.
Intervistoi: Rigels Seliman
