E shtunë, 18 Prill, 2026

I bllokuar prej gati 1 viti, qeveria rihap aplikacionin “Tik-Tok”

Share

Qeveria shqiptare ka vendosur heqjen e bllokimit të aplikacionit TikTok në territorin e Republikës së Shqipërisë, pas rreth një viti pezullim.

Aplikacioni TikTok ishte bllokuar zyrtarisht nga data 13 mars 2025, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 151, datë 6 mars 2025. Masa e përkohshme u mor për një periudhë prej 12 muajsh ose deri sa kompania ByteDance (prind i TikTok-ut) të merrte masa konkrete për rritjen e sigurisë, vendosjen e filtrave efektivë për mbrojtjen e të miturve, parandalimin e përmbajtjeve të dhunshme, bullizmit dhe ndikimeve negative në mjedisin digjital.

Sot, Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar këtë vendim të mëparshëm dhe ka miratuar heqjen e masave kufizuese, tashmë përdoruesit mund të aksesohen lirshëm në aplikacion. 

Pjesë nga VKM-ja:

1. Heqjen e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën on-line “Tik Tok” në territorin e Republikës së Shqipërisë, pas adresimit të problematikave në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital.

2. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme, duke respektuar edhe dispozitat ligjore për mbrojtjen të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi në territorin e Republikës së Shqipërisë.

3. Vendimi nr.151, datë 6.3.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “Tik Tok”, shfuqizohet.

Te tjera

Lajme te tjera