E shtunë, 1 Gusht, 2026

Himn për gruan

Share

Nga Rigels Seliman

Gruaja është forca e heshtur që mban botën në ekuilibër, një qenie që bart mbi supe peshën e jetës me një butësi që vetëm madhështia shpirtërore mund ta mbajë. Ajo është bukuria që nuk kërkon vëmendje, por që ndriçon vetvetiu, përmes dashurisë, përkushtimit dhe urtësisë së saj të thellë. Në sytë e gruas fshihet historia e njerëzimit – dhimbja, shpresa, dhe ringjallja e pafundme që e bën botën të mos pushojë së jetuari.

Gruaja është nëna që fal jetë, motra që mban besën, shoqja që kupton pa fjalë, dhe dashuria që ngroh çdo zemër të ftohtë. Ajo është frymëzim i artit, muzika e ndjenjës, dhe simbol i forcës së butë që mund të ndryshojë gjithçka pa ngritur zërin. Çdo epokë që ka respektuar gruan, ka njohur përparimin; çdo shoqëri që e ka nënvlerësuar atë, ka humbur vetveten.

Ta respektosh një grua, do të thotë të nderosh vetë jetën. Sepse përmes saj, jeta merr kuptim, dashuria merr formë, dhe njerëzimi gjen dritën që e udhëheq përtej errësirës. Gruaja nuk është thjesht gjysma e botës – ajo është fryma që e mban botën gjallë.

Te tjera

Lajme te tjera