Është hedhur këtë të enjte shorti i Champions League, që këtë sezon do të jetë me një format krejt ndryshe. 36 ekipet kanë mësuar 8 kundërshtarët e fazës së grupit, i cili rezervon përballje të mëdha këtë sezon që në këtë fazë.
Sipas formatit të ri, tetë skuadrat që renditen në krye të grupit do të kualifikohen automatikisht për në fazën e 16 më të mirave, ndërsa skuadrat që pozicionohen nga vendi i nëntë deri në vendin e 24 do të luftojnë në një raund shtesë për t’iu bashkuar ekipeve të kualifikuara.
Skuadrat nga vendi i 25 deri në atë të 36 do të eliminohen, pa mundësi kualifikimi në Ligën e Europës.
Nga 125 ndeshje në total që ka patur formati i vjetër, tani spektakli i Champions League do të shumëfishohet në 225 ndeshje, pra gati 100 takime më shumë për t’u parë dhe shijuar.
Ndërkohë, siç ndodh edhe në formatin aktual, fituesja e Champions, por edhe ajo e Ligës së Europës, do të kenë akses të garantuar në sezonin e ardhshëm të Champions League.
Si do të arrijnë skuadrat në fazën eliminatore të Champions League dhe a do të ndryshojë formati për fazën eliminatore?
Rezultatet e çdo ndeshje do të vendosin renditjen e përgjithshme në ligën e re, me tre pikë për fitoren dhe një për barazimin.
Tetë skuadrat më të mira në ligë do të kualifikohen automatikisht në raundin e 1/16, ndërsa skuadrat që përfundojnë në vendin e 9 deri në vendin e 24 do të garojnë në një fazë play-off me dy ndeshje për të siguruar rrugën e tyre për në 16-shen e fundit të kompeticionit. Skuadrat që përfundojnë në vendin e 25 ose më poshtë do të eliminohen, pa akses në Ligën e Europës.
Në fazën eliminatore, skuadrat që përfundojnë në vendin e 9 dhe të 16 do të vendosen në shortin e play-off-it të fazës eliminatore, që do të thotë se do të përballen me një ekip të renditur nga vendi i 17 deri në 24. Tetë skuadrat që mbizotërojnë në play-off-et e fazës eliminatore do të kalojnë më pas në raundin e 16-të, ku secili do të përballet me një nga tetë finalistët.
Nga raundi i 16-të e tutje, gara do të vazhdojë të ndjekë formatin e saj ekzistues të raundeve me eliminim direkt që të çon në finalen e zhvilluar në një vend neutral të përzgjedhur nga UEFA.
Të gjitha ndeshjet para finales do të vazhdojnë të luhen në mesjavë, duke njohur rëndësinë e kalendarit vendas të lojërave në të gjithë Europën, ndërsa finalja do të luhet të shtunën.
A do të ndryshojnë edhe formatet e Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës nga 2024-2025?
Po. Ndryshime të ngjashme të formatit do të aplikohen edhe në Ligën e Europës (tetë ndeshje dhe për rrjedhojë tetë kundërshtarë të ndryshëm në fazën e ligës) dhe Ligën e Konferencës, e cila do të quhet Liga e Konferencave UEFA që nga viti 2024-2025 (gjashtë ndeshje dhe për rrjedhojë gjashtë kundërshtarë të ndryshëm në fazën e ligës), me të dyja garat me 36 ekipe në fazën e ligës.
Si do të duket kalendari për formatin e ri të tre kompeticioneve?
Ndeshjet e Champions League dhe Ligës së Europës do të luhen midis shtatorit dhe janarit, ndërsa ndeshjet e Ligës së Konferencës do të luhen midis shtatorit dhe dhjetorit. Secila nga tre kompeticionet e klubeve të UEFA-s do të ketë një javë ndeshje ekskluzive, ndërsa dy garat e tjera nuk do të planifikohen në këtë javë.
Në javët standarde, ndeshjet e Champions League do të luhen të martën dhe të mërkurën, ndërsa ndeshjet e Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës o të luhen të enjten. Në javën ekskluzive të Champions League, ndeshjet e Champions League do të luhen të martën, të mërkurën dhe të enjten. Në javën ekskluzive të Ligës së Europës, ndeshjet e Ligës së Europës do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten. Në javën ekskluzive të Ligës së Konferenclës, ndeshjet e Ligës së Konferencës do të zhvillohen të enjten.
Për ndeshjet e fundit të secilës prej fazave të ligës së garave, të gjitha ndeshjet do të luhen njëkohësisht.
