E enjte, 6 Gusht, 2026

Halli më i madh i Edi Ramës është të justifikojë kullën që e lidh në pazare me Sali Berishën

Share

Nga Rigels Seliman

Më në fund u shfaq në publik edhe KM ynë i strukur në errësirën e harresës dhe i kërrusur çdo ditë e më shumë nga skandalet e korrupsionit qeveritar të bashkëpunëtorëve  maskarenj, që hanë dardha dhe fiq pa bekimin  e tij. Në një hartim të gjatë patetik me zhargonin e tij tejet vulgar ju përgjigj shqiptarëve për kullën që po ndërton së bashku me klanin e tij të zamove, sandrave, redbullëve dhe bashkëortakut të tij Sali Berisha.

Në gjithë ligjëratën e tij për baltën dhe zhulin që i paskan hedhur kullave të tij të betonit, që ja kanë marrë frymën dhe gjelbërimin Tiranës, ky personazh i mjerë nuk thotë asgjë për ortakërinë e tij të kullës dhe kullave që kanë zaptuar Tiranën. Në një shkrim të përzishëm, fjalët rrotulloheshin si një çamçakiz i mbajtur mbi 48 orë në gojën e tij, Edi Rama na tregoi mrekullinë që i jepte qytetit ky masiv vrasës betoni, pa na thënë se çfarë e lidh me Sali Berishën dhe pse i bëri një qokë të këtij niveli njeriut që i ka masakruar shqiptarët për mbi 30 vite.

“Halli im këtu është fatmirësisht më i rëndi dhe më i thjeshti! Si të nxjerrim maksimumin e fuqisë rrezatuese dhe tërheqëse për Tiranën, duke realizuar një tjetër kullë ikonike, të cilën nuk e financon e as e ndërton shteti, po e mundëson marrëveshja krejt private mes pronarëve, investitorëve, arkitektëve e inxhinierëve, po ku, ama, autoriteti përkatës shtetëror ka jo vetëm detyrën që t’i hapë rrugë zhvillimit legjitim të një prone private, konform vizionit të zhvillimit të kryeqytetit, po edhe të drejtën të kërkojë nga zhvilluesit cilësinë më të lartë të mundshme arkitektonike e inxhinierike”, shkruan Edi Rama në atë shkrim baltovinë, a thua se kjo kullë do e zgjojë qytetin me një prespektivë ndryshe nga ajo që ka përgatitur ky personazh kasap i gjelbërimit dhe kultivues i betonizimit. Padyshim që qytetit nesër do i mungojë një hapësirë e gjelbër dhe do i shtohet një ngrehinë betoni që do bllokojë frymëmarjjen e tij.

Që ky projekt është një nga shumë bëma të këtij kryeministri, që me gjuhën e tij të tipit lama pështyn këdo që i del kundër, këdo që ngre zërin kur qytetit i ngushtohen hapësirat, apo kushdo që ja plas në sy veprimet e dukshme korruptive.

Kjo kullë e Edi Ramës, por dhe e Viçidolit është produkt i pastër kriminal i bashkëpunimit të nuklit oligark të tij që kanë kapur shtetin në çdo qelizë.about:blank

Arkitekti që kryesonte jurinë është personazhi që merr urdhër të drejtëpërdrejtë nga Edi Rama. Stefano Boeri është përfituesi i drejtëpërderjtë i projekteve falë lidhjeve tejet të ngushta me Edi Ramën. Ky njeri është zgjedhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë, nga pështymëhedhësi në fjalë që të bëjë projektin Tirana 2030 dhe padyshim është dhe projektuesi i kompanisë që ka fituar lejen e ndërtimit në Rrugën e Kavajës, në Tiranë, aty ku më parë ishte vendosur godina e Muzeut të Shkencave të Natyrës po ndërtohet një kullë 24-katëshe, nga kompania fituese e kullës  “Nova Construction 2012”.

A ka konflikt interesi Boeri me kompaninë që ka përzgjedhur si fitues, duke qenë kryetar jurie. Padyshim kryeministri ynë pëshymhedhës e di shumë mirë lidhjen midis Boerit dhe fituesit të lejes së kullës pavarësish se ka nxjerrë një ushtar elbasanlli  nga Danimarka si projektues, i cili pasi fitoi projektin telefonoi mamanë dhe i tha me mburrje: “Edi Rama më dha një projekt pa i paguar kokërr leku”.about:blank

Edi Rama përveç stilit të tij të shpëlarë dhe demode të komunikimit është bërë aq  shpëlarë në arsyetimin e tij për të justifikuar, sa mundohet të na mbushë mendjen me broçkulla të elbasanlliut të lumtur që gjeti një KM të pakorruptuar.

Pavarësisht kërcënimeve të tij në atë memo-çamçakiz që na shkroi para ca orësh, Edi Rama ka nëshkruar një nga aferat më skandaloze të qeverisjes së tij. Kjo aferë është më e zezë se korrupsioni i inceneratorëve dhe është më e pambrojtur në raport me përfshirjen e drejtëpërdrejtë të grupeve të interesit rret Edi Ramës. Ditët në vijim do të dalin në shesh fakte që do të konfirmojnë gropën e zezë që ky kryeministër ka hapur me këtë leje ndërtimi.about:blank

Dihet fundi i kësaj historie. Si me inceneratorët që i nxorri histori suksesi dhe tani i ka lëshuar në mëshirë të fatit, fat të zi do kenë dhe firmosësit e kësaj pocaqie në mes të Tiranës.

Ky njeri sërish nuk ka përgjegësi, fajin ja kanë fiqngrënësit pas kurrizit të tij.

Te tjera

Lajme te tjera