E enjte, 20 Mars, 2025

Halit Valteri zbardh prapaskenat e bujshme: Ilir Meta në ditët e fundit në politikë, ja provat nga SHBA që e fundosin në SPAK dhe lajmi tronditës që do të marrë Gazment Bardhi nga Sali Berisha, “de facto” sot PD-në e drejton Argita

Share

Ish-deputeti i PD Halit, Valteri ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Sipas tij, ish-presidenti është në ditët e fundit në politikë, pasi në zgjedhjet e 2025 ai nuk do të marrë dot mandatin e deputetit. Në një intervistë për Top Channel, ai u shpreh gjithashtu se letër porositë nga SHBA për aferën e tij të lobimit janë depozituar në SPAK dhe tani sipas tij provat dhe faktet për ish-presidentin janë sheshit dhe SPAK i mbetet vetëm që të “qepë” dosjen mirë. Nga ana tjetër, ai zbuloi dhe “kurthin” që i ka ngritur ish-kryeministri Sali Berisha, Gazment Bardhit. Valteri tha se lajmi që do të marrë për zgjedhjet e 2025, Bardhi nuk do të jetë i mirë, pasi ai nuk do të jetë pjesë e listave për kandidatë për deputetë.

-Kemi parë dhe dëgjuar prej kohësh një retorikë të ashpër të zotit Meta ndaj SPAK. Çfarë pritet të ndodh, duke qenë se dhe afatet e hetimit janë drejtë fundit?

Retorika e ashpër e Metës kundër SPAK-ut është sa herë ai rrezikon ose merr informacione se ka zhvillime të reja për disa nga dosjet që është në gjykim. Tjetër retorikë e ka zhvendosur drejtë ortakut të tij të opozitës, të zotit Berisha që ditët e fundit nga dritarja e foltores së tij është kthyer në një baltosës, sulmues, duke i anatemuar prokurorët dhe gjykatësit e SPAK-ut. Është një betejë e cila është e kot, si të gjithë betejat që ka bërë Meta e Berisha, kundër drejtësisë, siç ishte dhe fatura e majme prej 600 mijë euro që kishte paguar për ‘non-gradën’ në SHBA. Nuk e di se ku i marrin këta para se 600 mijë euro se për çdo shqiptar është një shifër e pa imagjinueshme. Është si e njëjta luftë me mullinjtë e erës që bëri me gjyqin që i hapi sekretarit amerikan të shtetit, Blinken për çështjen e ‘non-gratës’ dhe i dha ushqim militantëve të tij se fjalë se unë jam burrë i mirë, do të zgjidhet kjo çështje për punë kohës. Berisha dhe Meta, thjeshtë kërkojnë të gjejnë kohë dhe të mos dënohen deri para zgjedhjeve për të arritur të sigurojnë dhe një mandat deputeti ku dhe për katër vite të ardhshme militantët me ushqim pasi status qua këtyre iu intereson e jo të mundin Ramën pasi tashmë dhe ato janë të bindur që nuk e mundin Ramën me këtë lloj ekipi dhe programi.

-Kur pritet të veprojë SPAK në lidhje me presidentin e Lirisë, duke u nisur edhe nga afatet?

Nuk është se kam ndonjë informacion se kur mund të veprojë SPAK, por letër porositë nga SHBA për çështjen e lobimit, tashmë kanë mbërritur. Janë dhënë përgjigje për kontratat e lobimit. Ato kontrata lobimi ekzistojnë pasi janë të pasqyruara në departamentin e FARA, thjesht SPAK-u duhet të mbledh informacione më shumë dhe të kopsis dosjen dhe t’i jap kohë zotit Meta që ai të vërtetojë të kundërtën. Nëse zoti Meta vërteton të kundërtën, atëherë i bie që unë dhe prokurorët e SPAK-ut paskemi patur një gabim. Unë i pari pasi kam bërë kallëzimin atëherë i bie që duhet të kallëzohem për gjykim të rëndë. Kështu që këtë sfide po i japim SPAK-ut.

-Ju personalisht keni kërkuar informacion pranë Prokurorisë së Posaçme, duke qenë se jeni një ndër personat e parë që keni bërë kallëzimin dhe pse?

Nuk kam kërkuar informacion sepse nuk kam përse ta kërkoj informacionin, por të gjitha informacionet që kam ia kam servirur SPAK-ut, i kam dërguar gjitha faturat e lobimit që kam arritur të gjej, të gjitha informacionet se si janë paguar këto para. Është bërë një punë goxha e mirë për të bërë një dosje shembullore ku prokurorët e SPAK-ut, nuk është se kanë shumë punë për të bërë për atë dosje, thjeshtë për të verifikuar se 1 + 1, bëjnë 2 dhe këtë e dimë të gjithë. Por nëse 1 + 1, bëjnë dy dhe këtë e dimë të gjithë. Por nëse 1 + 1 bëjnë 3, 4, 5 dhe 1.2 milion, atëherë kjo Prokurori dhe kjo politikë, bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të mos bërë drejtësi. Nëse 1 + 1 bëjnë 2 si për të gjithë shqiptarët, atëherë zoti Meta të paktën për këtë aferë duhet të shkojë dhe të jap llogari para drejtësisë.

-Si i keni parë lëvizjet e Metës, duke u nisur nga retorika e përdorur, divorci me zonjën Kryemadhi, pozicionet e të dyve pasi kemi parë që mbajnë qëndrime të kundërta ndaj SPAK?

Ndryshe nga Meta, zonja Kryemadhi është një njeri e cila e kupton se çfarë rreziku ka të bësh sjellje të tillë, e kupton se drejtësia e cila është investuar kaq shumë nga partnerët tanë, nuk mund të anatemohet në këtë lloj mënyre nga njerëz të cilët kanë përfituar gjithçka dhe kanë patur pozicionet më të larta drejtuese të vendit tonë, Shqipëria dhe shqiptarët janë treguar shumë bujarë në këtë familje dhe këta i kthejnë çdo ditë shqiptarëve një feedback ku japin disa skena të shëmtuara.

-Kur thoni se janë ditët e fundit për zotin Meta, çfarë keni parasysh, që do merret i pandehur, do të jetë një person nën akuzë apo do të kërkohet një masë sigurie ndaj ish-presidentit?

E para, janë ditët e fundit të tij në politikë sepse afati i tij i fundit në politikë janë zgjedhjet e 2025-ës, ku ai nuk do të sigurojë dot një mandat për veten e tij. Nga gjithë pozicionet e larta, nga karriera dhe background-i politik do të katandiset në një person i cili nuk do të sigurojë një mandat në Kuvendin e Shqipërisë pasi sado para të përdorë, sado pushtet kriminal të përdor, shqiptarët nuk do të gënjehen më dhe nuk do t’i japin mundësinë një personi të tillë që të fitojë në zgjedhjet e 2025-ës. Por nëse do të futet te lista e pronarit të partisë tjetër, atëherë do të tregoj dhe ai tjetri se çfarë pisllëku mban në kauzat e tij dhe do t’i vërtetojë të gjithë shqiptarëve që listat e mbyllura të cilët të gjithë shqiptarët duan të kundërtën dhe bëri marrëveshje me Ramën, i ka bërë për të hyrë në Parlament Argita, Berisha, etj.

Mendoni se Argita do të jetë pjesë e drejtimit të PD?

De facto sot partinë e drejton Argita Berisha e cila është në fushatë të përditshme duke përzgjedhur dhe duke bërë marrëveshje për emrat e deputetëve të rinj që do të jenë në listat e mbyllura.

-Nuk mendoni se nuk bën shumë sens duke qenë se në PD ka shumë individ kanë dhënë një kontribut prej vitesh?

Kush guxon t’i dalë kundër Argitës. Nëse i del kundër Argitës, i ke dalë kundër Berishës por kush guxon t’i dalë kundër Berishës brenda asaj partie pasi ne e pamë që këta u rrahën me hunj me njëri-tjetrin se kush do të mbante parkingun e oborrit, kush do të zinte zyrat. Është një parti me sjellje primitive ku drejton plaku Mere, i cili nuk do t’ja dijë fare për këto të tjerët. Grupi i Gaz Bardhit me këta të tjerë si Gjekmarkaj, janë njerëz pa peshë në atë vend dhe as nuk do i fus fare nëpër listat e mbyllura.

-Nëse qenka kaq i lexueshëm sa ju e paraqisni, si ka mundësi që nuk e kanë kuptuar eksponentët e rëndësishëm të PD?

E kanë kuptuar por nuk kanë ku të shkojnë dhe nuk kanë çfarë të bëjnë. Nëse Bardhi do të dalë vetëm, Gjekmarkaj do të dalë vetëm, ato nuk kanë vota, nuk arrijnë të fitojnë as 2000 vota. Supozohet që ti të zgjidhesh për një mandat deputeti duhet të kesh 10.000 vota por lista e Tiranës, ka deputet edhe me 600-700 vota. Supozohet të kesh 10.000 vota për të qenë përfaqësuesi i popullit pasi këtë ka sjellë marrëveshja e Sali Berishës dhe Edi Ramës e 2008-ës dhe marrëveshja e 2024-ës e Sali Berishës dhe Edi Ramës. Ky i fundit është një njeri i cili sot e ka fituar në tavolinë këtë gjë. Ai të jep një ofertë për të fituar vetë pasi patjetër nuk mund të jap një ofertë që të fitojë Berisha pasi në të kundërt ai ikën e jep dorëheqjen e thotë hajdeni merreni pushtetin. Por edhe Rama të jap dorëheqjen, këto të Berishës nuk fitojnë dot pasi ka dhe të tjerë në PS që i mundin edhe më keq. Argita drejton sot PD për të ruajtur disa njerëz që i duhen Berishës që janë besnikët e tij dhe shumë mirë bën se njeriu që tregohet besnik patjetër duhet t’ja kthesh atë mbrapsht pasi këto janë mosmirënjohës deri në maksimum por ke ku t’i kapësh, ku do të jenë Flamur Noka, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, etj, njerëz të cilët i kanë ndenjur Saliut në kokë por këto të tjerët do të shikosh gallatë. Gazi do ta shohim si babaveng, në 12 të natës do të dalin listat, do të dalë të nesërmen dhe do të thotë, na preu në besë Berishë maskarai i Ramës, pasi nuk do të gjej emrin të listat dhe Berishës i japin kosto politike nëse t’i thua unë do të bashkoj demokratët. Mbaj mend stadiumin e mbushur plot me demokratë kur u bë ‘Rithemelimi’. U shkarkua Lulzim Basha duartrokitën demokratët por kur është thënë shkarkohet Gazmend Bardhi, ka oshotitur stadiumi pasi aq neveri kishte PD për të. Sot vendos në qarkun e Fierit, njeriun më të urryer për demokratët e asaj kohe dhe lë jashtë Luan Baçin që mirë apo keq ka drejtuar demokratët e fierit prej vitesh.

-Pritet ndonjë ndryshim i masës së sigurisë ndaj zotit Berisha pasi për pak kohë nis edhe fushata elektorale për zgjedhjet 2025?

Unë do të doja shumë, nëse do të më dëgjonin prokurorët e SPAK, Berishën lëreni të lirë. Ça pune po prish Sali Berisha, askujt nuk i prish punë dhe asnjë masë nuk prish dot. Nxirreni në fushatë që të humb edhe më keq. Sali Berisha brenda mund të marrë ndonjë votë pasi mund të viktimizohet dhe t’i thotë dikujt që t’i mbush mendjen se unë jam këtu brenda dhe po të isha aty jashtë nuk e di se çfarë do të bëj. Berisha duhet të dalë në terren, nëse ka për të marrë 30 mandate, do të shkosh dhe do të marrësh 25. Unë mendoj se nuk i kalon dot 30 mandate por po të jetë jashtë shkon 25 mandate pasi nuk i prish punë askujt nëse ai del jashtë. Sali Berisha sa herë flet i prish punë vetes dhe partisë që ai drejton.

Te tjera

Lajme te tjera