E martë, 24 Nëntor, 2026

Grupi Parlamentar Vullnetar për Popullsinë dhe Zhvillimin, diskutim për proceset demografike

Share

Grupi Parlamentar Vullnetar për Popullsinë dhe Zhvillimin organizoi workshop për proceset demografike dhe situatën në Shqipëri.

Çështjet kryesore të trajtuara kanë të bëjnë me proceset e popullsisë dhe impakti i tyre, burimet e të dhënave demografike, tranzicioni demografik dhe pasojat e regjimit demografik në Shqipëri.

Bashkëbisedimet për çështjet demografike u zgjeruan më tej në ditën e dytë të workshopit, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku u diskutua për lindjet dhe vdekjet, migrimin dhe ndikimin në popullsinë e Shqipërisë.

Ky workshop u koordinua nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin nën drejtimin e drejtoreshës Elona Gjebrea, me mbështetjen e UNFPA Albania dhe ekspertizën e Prof. Arjan Gjonca, London School of Economics.

Te tjera

Lajme te tjera