Gjatë dekadës së fundit, gratë në Shqipëri kanë bërë përparime të rëndësishme drejt pavarësisë financiare.
Sipas statistikave të publikuara nga Banka Botërore, numri i llogarive bankare të grave u dyfishua nga 23% në 2011 në 46% në vitin 2023, duke tejkaluar burrat, të cilët zënë 43%.
Gjithashtu 35% e grave përdorin pagesat digjitale, krahasuar me 34% të burrave
Megjithatë, gratë hasin vështirësi në aksesin në kredi, ku vetëm 12% e tyre marrin hua nga institucionet financiare, krahasuar me 15% të burrave.
Banka Botërore vëren se, në zonat rurale, vendimmarrja financiare mbetet një sfidë, pasi shumë gra kanë akses të kufizuar në burimet financiare, çka ndikon në pavarësinë e tyre ekonomike.
Programet e Bankës Botërore si Programi i Remitancave dhe Pagesave, Programi për Zhvillimin dhe Qëndrueshmërinë Financiare dhe Projekti i Modernizimit të Pagesave në Ballkanin Perëndimor po adresojnë këto hendeqe financiare.
Këto programe po ndihmojnë në uljen e kostove të dërgesave të emigrantëve deri në 100 milionë në vit, duke lehtësuar barrën financiare për familjet.
Ato po kursejnë deri në 17 herë nga ulja e kostove të transaksioneve për bizneset duke çliruar deri në 1 miliard financim për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME), dhe sjellë përfitime për gratë dhe burrat.