E hënë, 23 Nëntor, 2026

GOLAT/ Arda Guler shënon nga 68 metra largësi, Real Madridi likuidon 4-1 Elchen në ‘Bernabeu’

Share

SPANJË – Raundi i 28-të në La Ligan spanjolle të futbollit solli fitoren 4-1 të Real Madridit kundër Elches në ‘Bernabeu’. Mbrëmja e të shtunës riktheu madrilenët ‘në shina’, duke marrë fitoren me goleadë dhe të dytën radhazi.

Në pjesën e parë ‘Galaktikët’ dominuan lojën dhe shënuan dy herë me Antonio Rudiger dhe Federico Valverden. Në fraksionin e dytë të ndeshjes melodia ishte sërish e njëjtë, teksa Dean Huijsen gjeti golin e tretë për vendasit.

Pesë minuta para fundit ishte Elche që gjeti golin e ‘flamurit’, i shënuar nga autogoli i Angel Moran, i futur në lojë gjatë fraksionit të dytë. Paçka rasteve dhe aksioneve, goli më i bukur i ndeshjes u shënua në minutën e 89-të nga Arda Guler. Turku i Realit ‘vodhi’ një pasim dhe goditi pa u menduar gjatë nga afro 68 metra largësi, duke mposhtur gardianin Dituro që kishte ‘braktisur’ katërkëndëshin. Të gjithë tifozët u ngritën në këmbë për një gol special që nuk shihet shpesh në fushat e futbollit.

Me këtë fitore Real Madridi mbetet sërish në vendin e dytë me 66 pikë, një pikë pas Barçës kryesuese.

Te tjera

Lajme te tjera