E shtunë, 26 Shtator, 2026

Gazetari i njohur thirrje të fortë qytetarëve: Bojkotoni “Big Brother Albania Vip 2”, shëmtia, perversiteti, kurvërimit dhe degjenerim, nuk duhet të kenë vend në shoqërinë tonë

Share

Kryeredaktori i gazetës “SOT” dhe gazetari i njohur i politikës, Rigels Seliman ka reaguar ashpër sa i takon reality shou “Big Brother Albani Vip 2” që po ndodh në Shqipëri. Përmes një statusi në rrjetet sociale, gazetari Seliman shfaqet i revoltuar dhe kërkon nga qytetarët që të bojkotojnë në masë këtë shou pervers.

Ja statusi i plotë i gazetarit Rigels Seliman

Ky Big Brother Albania Vip 2, ka përdhunuar qytetarinë dhe normat bazë të saj, ndërkohë që është kthyer në një bordello, kuplara, kabare, maskarallëk, stallë çiftëzimi dhe dhomë orgjirash, që duhet përbuzur me forcë nga ne, se AMA, as e rruan fare për etikën dhe kaosin që shkakton ky shou dhe madje lavazhin e shpëlarjen e trurit që i bëhet popullit (audiencës)!

Mirë televizorin që e kontrollojmë dhe e shmangim këtë shou pervers alias kurvërim, por s’hapim dot rrjetet sociale dhe porta (h) let, pasi të gjitha rrugët të çojnë tek seriali erotiko-sadisto-mazokist me emrin “Big Brother Vip 2 Albania” apo e njohur ndryshe si shtëpia më e famshme në Shqipëri!

Pthuuuuuu!

P.S

Nëse ke punuar në “kuplara” dhe sot mbulohesh me ferexhe nuk bëhesh virgjëreshë  o vup-a të Big Brother 2 Albania maskarallëkut dhe pisllëkut!

Te tjera

Lajme te tjera