Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Beqiri u ndal fillimisht tek kaosi që po mbjell grupi i Bardhit dhe Berishës, teksa “frenat” e këtij të fundit i ka marrë deputeti Flamur Noka, pas izolimit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Zoti Beqiri paralajmëroi se është gati të shpërthejë në SPAK dosja me aferat e rënda të Flamur Nokës, duke filluar nga pastrimi i parave me vilën në Gjirin e Lalzit, te korrupsioni i lartë, ku sipas tij, dyshohet se është përfshirë deputeti besnik i Berishës. Madje juristi Beqiri shkoi deri atje, teksa zbuloi lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka me shërbimin sekret të ish-Jugosllavisë UDB, duke nxjerr fakte tronditëse. Ndalur tek paraqitja në SPAK e ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila është hera e parë që kur ka filluar gjyqi ndaj tij dhe u dha masa “arrest shtëpie”, sa i takon aferës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, avokat i njohur, Idajet Beqiri u shpreh se tani pritet që të hapen dosjet e tjera dhe se kreu i Rithemelimit po lufton fort që të mos marrë burgimin e përjetshëm, që sipas tij, e ka të garantuar, pasi mbi të rëndojnë shumë akuza për vrasje.
-Avokat Beqiri, ish-kryeministri Sali Berisha u thirr këtë javë për të dëshmuar në SPAK sa i takon aferës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Para SPAK ishin mbledhur një grup ithtarësh të tij, ndërkohë që pas dëshmisë, ish-kryeministri Berisha u shfaq entuziast dhe tha se prokurorët specialë u trembën nga ai. Keni një koment?
Sali Berisha është frikacak dhe mashtrues kronik. Ai e ktheu në komedi atë mitingun që bëri me të 40 e tij para SPAK. Se është vetë ai, banda dhe të 40 që i vijnë pas. Politika duhet të ketë pak realizëm brenda dhe i shton dozat. Atje ai ka qenë më i urti i botës s’ka folur fare. Ka tentuar, nuk e ka lënë dhe avokati, ai ka thënë do japim sqarime në gjyq. Unë di që Saliu në 1 orë e ca gjatë dëshmisë në SPAK, shkoi tre herë në banjo (WC).
-Ish-kryeministri Sali Berisha duket i alarmuar. Pse?
Sokëllimat e Sali Berishës dhe irritimin i tij dje, shqiptarët me një arsimim mesatar dhe me një intelekt mesatar e kanë kuptuar që këtij njeriu i ka vajtur thika në palcë. Pas kompleksit Partizani, pritet 21 janari, pas tij, Gërdeci, pastaj 1997-ta, ato vrasjet masive që janë bërë atëherë dhe firmat piramidale. Pas këtyre pritet afera Cez-Dia, privatizimet e tjera në interes të familjes së tij dhe vrasje të tjera që janë bërë në këtë vend. Berisha e ka të garantuar që nuk ka shpëtim.Por luftën ai e bën që të mos marrë burgimin e përjetshëm. Janë shumë akuza që do ngrihen ndaj tij. Vetëm me ‘21 janarin’ merr burgim të përjetshëm, sepse janë 4 vrasje mbi kurrizin e tij dhe 6 të tjera që kanë mbetur në tentativë. Pra 10 vrasje janë vetëm për ‘21 janarin’. Pra Sali Berisha e ka të garantuar burgimin e përjetshëm.
-Ndërkohë SPAK ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkonte lejë për të shkuar në Parlament. Pse Berisha kërkon të jetë prezent në Kuvend? Izolimi po e lodh ish-kryeministrin…
Sa i përket kërkesës për të shkuar në Parlament, atij i ka rënë flaka në shpi ai thotë të shkoj në Kuvend. Ai është i izoluar dhe duhet që të komunikoj me asnjë dhe jo më të shkoj në parlament. Dhe është kërkesë e rrëzuar, nuk i hapet rrugë një precedenti të tillë sepse shkelet ligji dhe masa e sigurimit. Ata që gjykojnë ata e lexojnë kërkesën. Ai edhe kur shkon në Kuvend i vë zjarrin. Berisha shkarkoj dhe risolli prapë në detyrë gjyqtaren Irena Gjoka. Ajo që thuhet se Këshilli i Ministrave është organ kolegjial nuk është e vërtetë. Mban përgjegjësi kryetari i Këshillit të Ministrave në një rast që ka konflikt interesi dhe kur jep pasuri publike që ja jep dhëndrit të tij me VKM në këtë rast kryetari tërhiqet edhe nga vendimmarrja dhe nga të qenurit në firmë nuk hedh firmë. Asnjë pasuri publike nuk janë dhënë asnjë pronari me përjashtim të Malltezit.Ajo pasuri është paguar nga italianët për aeroport dhe i kishin marr njëherë lekët pronarët. Kryeministri, ministri i Drejtësisë dhe ai ministri fushës, për cilin do dal një ligj ata do përgjigjen penalisht nëse është në kundërshtim me kushtetutën. U fshi njëherë e mirë ajo që të fshihemi pas kolegjialitetit.
-Nga ana tjetër të ndalemi pak tek qasja dhe skemat e dhunës që po aplikon grupi i Bardhit dhe Berishës. Madje ata nuk kanë kursyer edhe kolegët e tyre demokratë, sikundër ishte përpalsja me deputeten Flutura Açka, e cila u intimidua për shkak se mblodhi Komisionin e Medias, duke qenë se është kryetare. Keni një koment?
Ata janë në hall të madh, hall koke. Ata janë të bindur se pas Berishës do të vij edhe Noka. Flamur Noka ka problem të rëndë me drejtësinë. Ka bërë korrupsion të lartë. Pas pak ditësh do të dëgjoni çfarë do të pëlcasë në SPAK për Flamur Nokën. Edhe me atë vilën e Gjirit të Lalzit që është pastrim i dukshëm i parasë. Por ka dhe probleme të tjera. Ai është një nga më besnikët e Sali Berishës. E bëri ministër të Brendshëm që nuk vlen as për deputet. E bëri se janë të një linje, janë të Beogradit. Më vjen keq që e them se duket si teori konspirative, por Flamur Noka mendon se shqiptarët kanë rënë në gjumë. Flamur Noka nipi i kujt është? Është gjenerali famëkeq që mori pension nga UDB-ja Jugosllave e ka nip atë. Nuk del në pension pa pasur pasardhës këtu. Janë në hall të madh. Jam i bindur 1000 % që Berisha do e marrë këmbën zvarrë. Defterët janë hapur e kushdo që ka bërë korrupsion e krime të organizuara do u vijë dhe po u vjen radha. Ose Bardhi që e konsiderojë luftë civile atë që bëri Berisha kundër partisë së tij dhe nga ana tjetër iu lëpi, për një kockë deputeti. Bardhi është bashkëpunëtor i vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Se vrasja nuk bëhet se mu tek. Pandëshkueshmëria vdiq në këtë vend dhe ata që kanë bërë jo të mira duhet që të tërhiqen në kohë. Shumica e deputetëve janë distancuar, populli është distancuar totalisht sepse po e shohin Berishën që vazhdon avazin me 40 hajdut. Sepse populli e ka bojkotuar, sepse populli është me SPAK, me drejtësinë, me gjykatat. Veprime të mëtejshme të SPAK do bëjnë që atyre tu bien puplat si i ranë Berishës.
-Sa i përket asaj që ndodhi në Komisionin e Medias, sa larg mendon se mund të shkoj ky grupim?
Ata jo po dëmtojnë rëndë veten e vet se po i shtojnë zullumet vetes. Sepse rregullorja thotë përjashtim nga Parlamenti për 2 muaj, pastaj ca kuptimi ka nëse t’i s’je 2 muaj, s’je përfaqësues i popullit, por i dhunës dhe i asaj që populli se do. Përdor edhe dhunë verbale ndaj koleges tënde dhe ndaj një zonje që drejton një komision, është në krye të detyrës ajo dhe nuk mund ti shkosh ashtu. Partia demokratike po mbaron ka shkuar aq poshtë saqë do ta ketë problem në zgjedhje që të marr 10 për qind edhe aq do ti ketë shumë. Ose s’do dalin fare në zgjedhje ose do shkojnë bashkë me forca të tjera politike. Basha ka probleme me shqiptarët dhe t’i bindë për dy momente që janë rruga e kombit dhe për 21 janarin. Kur ai të thoshte që s’është ai autori i katre ngjarjeve por të thotë që është Sali Berisha. Pas kësaj të gjithë të arsyeshmit e PD do shkojnë pas tij, e kam parë deri sot në raport me Berishën dhe s’ ka bërë asgjë pa miratimin e Berishës, por tani ka mundësinë që të tregoj se kush është ai vet. Do ec në rrugën e drejtë, apo në rrugën e ustait të tij. Ai duhet që të distancohet nga berishizmi dhe duhet që të distancohet me vepra.
Intervistoi: Rigels Seliman