E hënë, 20 Prill, 2026

Gara për kreun e SPAK/ Musabelliu: Kam hetuar banda dhe organizata, ofroj një drejtim të pavarur. Askush nuk qëndron mbi ligjin, ja dosjet më sensitive që kam hetuar

Share

Doloreza Musabelliu, kandidate për kreun e SPAK, duke paraqitur platformën e saj para KLP-së, tha se me këtë kandidim synon të ofrojë një pavarësi të plotë të institucionit, si dhe një thellim të hetimeve qoftë në luftën ndaj korrupsionit ashtu edhe ndaj krimit të organizuar. E dyta në radhë sa i takon raportimeve, Musabelliu ka përmendur eksperiencën e saj të punës si prokurore, ndërsa tha se është diplomuar shkëlqyer nga Fakulteti i Drejtësisë. “Jam marrë me hetimin e krimit të organizuar, me bandat dhe zbardhjen e krimeve të rënda, veçanërisht si pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kam një përvojë të konsoliduar pune. Pavarësisht vështirësive që shoqërojnë hetimet, kam vijuar me këmbëngulje në përmbushjen e detyrave të mia. Përvoja ime më vendos në një pozitë optimale për të marrë drejtimin e SPAK-ut. Drejtimi i këtij institucioni kërkon më shumë se një vizion, duhet të njohësh me rrënjë sistemin”, tha Musabelliu. Ajo tha se “kandidimi vjen si rrjedhojë e natyrshme e një karriere 21 vjeçare, synoj të ofroj një drejtim të pavarur dhe në rezultate konkrete në luftën kudër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Po ashtu, Gjatë raportimit para KLP-së, kandidatja për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu, ka prezantuar disa prej çështjeve sensitive që ajo ka ndjekur si prokurore. Musabelliu tha se eksperienca e saj ka qenë në hetimin e krimit të organizuar, por edhe çështje të vrasjeve që kanë të bëjnë me gjakmarrjen. Ajo tha se ka hetuar edhe çështje të korrupsionit, ndërsa u shpreh asnjë funksionar nuk qëndron mbi ligjin. “Kam pasur çështje të trafikut të narkotikëve prej 2004-ës. Mund të përmend një çështje të vitit 2005. Ka qenë çështje senisitive, një çështje tjetër e 2015 për herë të parë u evidentua rasti i trafikut ajror të lëndëve narkotike, u dërguan për gjykim 7 persona dh enjë oficer policie gjyqësore që u dënuan me vendim të formës së prerë. Janë identifikuar të gjithë personat e përfshirë në rastin e trafikut të narkotikëve. Këto hetime të karakterit ndërkombëtar, kanë forcuar aftësinë time për të menaxhuar çështje komplekse dhe për të arritur rezultate konkrete. Lufta kundër trafikut është bërë prioritet global dhe kërkon qase të avancuara hetimore, të cilat kam pasur mundësinë ti aplikoj që në nisje të karrierës sime. Kam patur në hetim çështje vrasjes, për motive familjare, për shkak të cilësive të veçanta të viktimës vrasje për hakmarrje, në rrethana të tjera cilësuese apo gjakmarrje. Vrasje ndaj një funksionari të forcave operacionale të drejtësisë , etj. Pas vitit 2014 dhe ndryshimeve ligjore, kam pasur mundësinë të hetoj çështje të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të drejtësisë. Asnjë funksionar publik nuk qëndron mbi ligjin”, tha Musabelliu.

Te tjera

Lajme te tjera