E diel, 20 Prill, 2025

Frrok Çupi plas “bombën”: Berisha dhe Meta po blejnë dhe vrasin prokurorë e gjykatës për t’i shpëtuar drejtësisë, kanë aq para sa e blen të gjithë godinën e SPAK, ja kush është personazhi i njohur që kanë ekzekutuar

Share

Analisti dhe publicisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa e ka ndalur theksin tek zhvillimet brenda kampit opozitar, sidomos sa i takon ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Metaj, ndaj të cilëve hodhi akuza të forta. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Çupi u shpreh se Berisha dhe Meta po blejnë dhe vrasin prokurorë e gjykatës për t’i shpëtuar drejtësisë, ndërsa zbuloi edhe kush është personazhi i njohur që kanë ekzekutuar. Sipas tij,Berisha dhe Meta janë në marrëdhënie hasmërie, pasi siç thotë ai, sapo njëri ta kapë tjetrin, e zhduk njësoj si në çdo mafie. Ndërkohë, analisti Çupi zbuloi edhe prapaskenat se pse Sali Berisha nuk është thirrur nga drejtësia për aferën me kompleksin “Partizani”, ndërkohë që shtoi se kreu i “Foltores” ka aq para sa e blen të gjithë godinën e SPAK.

-Zoti Çupi, ambasadorja Kim ka ngritur dje alarmin, ndërsa ka deklaruar se gjyqtarët dhe prokurorët po shantazhohen, me qëllim që të japin vendime në favor të të “fortëve”. Por ajo theksoi se SHBA po i vëzhgon dhe nuk do të lejojë që reforma në drejtësi të hidhet në erë nga të korruptuarit dhe inkriminuarit. Si ju duket kjo deklaratë dhe a janë në gjendje SHBA-të të neutralizojnë këta individë?

Që ka presion mbi prokurorë e gjyqtarë nga njerëz tërëndësishëm të krimit e korrupsionit- kjo gjë u kuptua qartë që javën e kaluar ose një javë para saj. Nga u kuptua? SPAK kishte shpallur agjendën e thërritjeve para prokurorëve të Sali Berishës dhe ministrave të tij, si dhe dhëndrit Jamarbër. Bëhej fjalë për dosjen e quajtur tashmë ‘Klubi Partizani’. Në vendin e quajtur ish- klubi Partizani, familja Berisha ka ngritur 19 kulla. Marrja e këtij trualli është kryer në rrugëkorruptive, gjatë kohës kur Berisha ishte kryeministër. Kryeministri vuri në rresht ministra, president e gjeneralë ushtrie për të firmosur në favor të pasurimit të familjes.  Dyshohet se aty janë pastruar miliona dollarë të ardhur nga krimi. Kthehemi te thërritja në SPAK: Megjithëse ishte shpallur agjenda kur Berisha do të thërritej në SPAK, as ky as enturazhi i tij i korruptuar nuk u thërritën. Çfarë ndodhi?- pyetën njerëzit. Askush nuk dha përgjigje. As SPAK nuk doli para publikut që të tregonte të vërtetën se ‘kishim frikë, na kërcënuan me jetë!’. Ose të thoshte se na joshën me mijëra e miliona euro. Në vend të tyre doli zonja Yuri Kim dhe deklaroi se ‘të korruptuarit e fuqishëm po joshin ose kërcënojnë prokurorë dhe gjykatës’. Gjithçka u bë e qartë. A u bë keq apo mirë që u shpall se ‘politikanë të korruptuar po joshin dhe kërcënojnë Drejtësinë? Më duket se është bërë shumë mirë. Madje është bërë mirë që prokurorë e gjyqtarë po ndjejnë se po kërcënohen. Deri më sot gjykatësit dhe prokurorët nuk janë kërcënuar nga të  korruptuarit e mëdhenj. Nuk kishte asnjë pikë nevoje që të kërcënoheshin. Prokurorë dhe gjykatës në vendin tonë  kanë qenë në një aleancë brilante me korrupsionin, me politikën dhe  me krimin. Atëherë pse të kërcënoheshin Koston e pagoi në kurriz populli që mbeti pa Drejtësi. Tani që prokurorë dhe gjykatës po deklarohen se ‘po kërcënohen’, kjo është ajo që paralajmëron se tani mund të nisë rrugën Drejtësia. Tani u ndanë nga njëri-tjetri, prokurorë e gjykatës nga njëra anë dhe të korruptuarit e mëdhenj në politikë. Por edhe kjo po ndodh për hir tëShteteve të Bashkuara të Amerikës. Po të mos kishim aleat Amerikën, këta ish presidentë e ish kryeministra do ta kishin shtypur me këmbë këtëkrijesë njerëzore që jeton në këtë vend.

-Ka zëra se kjo deklaratë fshikullon indirekt disa individë, që kanë llogaritë e hapur me drejtësinë. Njëri prej tyre është ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin SPAK ka hapur hetime sa i takon aferës së “Gërdecit” dhe ish-kompleksit “Partizani”. Ju i besoni këto dhe a është në gjendje Sali Berisha të ushtrojë presion ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve?

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha, edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë gjithë mundësitë të ushtrojnë presion ndaj gjykatësve dhe prokurorëve. Madje kanë aq shumë para sa të blejnë brenda minutës, jo prokurorët, por edhe tullat e selisë së Strukturës së Posaçme Kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Shikoni, se i kanë blerë deri më tani. Ka tre vjet që thuhet me sot e me nesër se ‘Berisha pritet në burg’; se ‘Meta arrestohet sapo të dalë nga zyra e presidentit’. Ku janë? Sali Berisha bëri edhe aktin kriminal të dhunës mbi jetën e militantëve të PD në 8 janar të këtij viti, kush shkoi t’i kapë si ‘miun në çark’, po kush e mori në hetim? Këta mund t’i blejnë ose edhe t’i vrasin gjykatësit dhe prokurorët. Siç kanë bërë me prokurorin Xhevat Hana ose edhe me gjykatësin Zef Brozi. Mirëpo ka një problem:  A do të frikësohen të gjithë se do të na vrasin Berisha e Meta? Atëherë i kërkojmë miliarderit Elon Musk të na çojë në planetin Mars të gjithë ne qytetarëve të tjerë dhe këtu të mbeten vetëm ‘ujqërit e korrupsionit’. Gjykatësit e Prokurorët janë ajo specie e veçantë që kanë marrë përsipër edhe rrezikun; por mjaft të japin drejtësi. Ose të bëhen bashkë me krimin, por kjo nuk shkon. Puna ka ardhur në pikën që në se nuk hetohen dhe gjykohen Berisha me Metën, këtu nuk mund të bëhet asnjë lëvizje tjetër.

-Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj dhe ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëruan protesta në vjeshtë, me qëllim rrëzimin e qeverisë. Por deri më tani kemi parë që këto kërcënime kanë që në kuadër të deklaratave. Si ju duken këto paralajmërime?

Protestë, në fjalorin e këtyre dy tipave që përmendet, do të thotë dhunë dhe destabilizim. Do të thotë ajo që ka ndodhur qindra herë që nga dita kur ‘kinse ka demokraci’. Është djegur e rrënuar ky vend prej këtyre që përmendët. Prapë të digjet? Jo, tashmë këta nuk kanë gjë në dorë. Këtu ndodhet Amerika. Këtë ia bëri të qartë edhe një herë zonja Kim në zyrat e LSI. ‘Thuaji edhe atij shokut tënd, se nuk keni ku lëvizni’, i tha. Jetojmë në luftë, luftë të vërtetë! Irani ka sulmuar vendin tonë. Rusia po bën shantazhe dhe pas Ukrainës ka rrezik t’i afrohet vendit tonë. Dy bashkëpunëtorët e terrorit nga jashtë, Berisha dhe Meta, tani për tani ndodhen në çark. ‘Nopasaran!, kishin shkruar sipas romanit të Petro Markos. Këta nuk kalojnë më mbi tokën e djegur të vendit.

-Ilir Metaj duket se është distancuar nga Sali Berisha pasi takoi ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Si ju duket kjo lëvizje e tij?

As Amerika, as zonja Kim nuk bëjnë pazare, aq më pak me njerëz të shënjestruar nga kombet e tyre si ‘dhunues’, si ‘të korruptuar’, si ‘hajdutë’, dhe si anti- perëndimorë. Varet si e përdori Meta takimin me zonjën Kim. Por një gjë është, se marrëdhëniet Berisha- Meta e anasjelltas janë marrëdhënie hasmërie; sapo njëri ta kapë tjetrin, e zhduku. Njësoj si në çdo Mafie. Në mafie nuk ka as sinqeritet, as burrëri, as dobi, as princip njerëzor. Tani mund të jetë dita kur Meta tenton të ‘vrasë në pusi’ Berishën, por kjo nuk ka lidhje me zonjën Kim. Veçse mos harroni se Meta nuk ka asnjë mundësi që të manifestojë forcë; ai është i mbaruar.

-Këshilli i Europës ka kërkuar këtë të marrët që të bëhet transparencë për të shkuarën komuniste dhe hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit. A mendoni se ka ardhur koha të bëhet transparencë për këtë çështje?

Këshilli i Evropës e ka kërkuar këtë gjë që në vitin 1992; por kush ta zbatonte? Në politikën post- komuniste ‘demokratike’ erdhën komunistët më tëkëqij, xhahilë, spiunë, të dhunshëm, zjarrvënës… Tani nuk ka më aq kuptim fjala ‘komunist’ se sa ‘komunist kriminel’. Kjo është.

-Mes emrave që lakohet se kanë pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit është Ilir Metaj dhe Sali Berisha. Ju besoni se Meta ka qenë spiun?

Që Ilir Meta ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit- kjo është gjëja më e vogël që paska bërë. Por që Sali Berisha ka kryer të gjitha porositë e agjenturave të huaja nga vendet jo miqësore me vendin tonë- ky krim ka hije të rëndë mbi gjithëhistorinë dhe të ardhmen tonë. Shkatërroi vendin, helmoi shoqërinë, rrënoi Drejtësinë. Meta si spiun, në fund të fundit është një turp më shumë në krye të shtetit. Faleminderit zoti Berisha!, duhet thënë edhe për këtë.

-SPAK ka regjistruar 3 padi për Ilir Metajn, i cili akuzohet në disa afera korruptive dhe kriminale. Sipas jush, Meta është i korruptuar dhe inkriminuar?

Jo, nuk është Meta i korruptuar!… A mund të thuhet kjo? Derisa Berisha u kap në ‘korrupsion madhor’, Perëndimi  njihte Ilir Metën si të korruptuarin e kontinentit. Tani po i bëjnë hije njëri tjetrit. Shqiptarët dhe botërorët tashmë e dinë se cilët janë ‘mostrat e korrupsionit’. Puna është që njerëzit e vjedhur e të dhunuar, që janë me mijëra, të mos thonë se ‘këta që na dhunojnë janë të fortë e të mirë!’

-Keni dijeni se në çfarë afera është përfshirë Ilir Metaj?

Ilir Meta nuk është një qenie jo- inteligjente, aq më pak i ‘kultivuar’. Këtej i burojnë të gjitha prerogativat që të futet në çdo aferë korruptive, vulgare e kriminale që i ka dalë përpara. Politika i kishte bërë edhe një nder të madh: E kishte vënë në maje të pushteteve, atje ku mund të hynte me kokë në afera të pista.

Intervistoi: Rigels Seliman

Te tjera

Lajme te tjera