E diel, 20 Prill, 2025

Frrok Çupi: PD nuk ka shanse të bashkohet, njerëz të inkriminuar dhe korruptuarit janë bërë bashkë me Berishën kundër SHBA

Share

Analisti dhe gazetari i njohur, Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike në një studio televizive. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive dhe ndërsa u pyet lidhur me bashkimin që artikulohet nga demokratët, Çupi deklaroi  e PD është ndarë nga krimi që e ka përfshirë atë parti. Më tej analisti tha se Partia Demokratike është përfshirë nga njerëz të inkriminuar të cilët i kanë shkuar pas një personi të shpallur të padëshirueshëm nga SHBA për korrupsion. Gjithashtu ai shtoi se PD e ka mbyllur ciklin e saj prej kohësh. 

“Partia Demokratike nuk ka më bashkim. Duhet të jemi të sinqertë. E para se nuk është ndarë për arsye platformash apo idesh. Por është ndarë në dy sense, i fundit ishte nga krimi i shkaktuar brenda partisë, sidomos nga kryetari. Njerëz të inkriminuar ose naivë u bashkuan me ish-kryetarin e PD të shpallur të padëshirueshëm për SHBA për shkak të korrupsionit. Pjesë tjetër bëri sikur ishte perëndimore ,por realisht nuk e mbajti. Tani janë as këndej as andej. Nuk kemi çfarë të bashkojmë. PD e ka mbyllur ciklin prej kohësh. PD ka një mallkim të madh me veten. Është më keq të përpiqet për t’u bashkuar”, deklaroi analisti Frrok Çupi në lidhje me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Ndërkohë analisti nuk la pa folur edhe mbi çështjen e  emrit të presidentit të ri që do të zëvendësojë Ilir Metën në muajin korrik të këtij viti. Prerë dhe qartë zoti Frrok Çupi deklaroi se kemi pasur presidentë problematik, dhe sipas tij vetëm Mejdani e Moisi kanë qenë dy burra që tentuan t’i shkojnë afër Presidentit të Republikës. Më pas analisti tha se Presidenti në Shqipëri duhet të ketë figurën e mbretit por duhet të ketë identikitin e kohës. “Kemi pasur presidentë sherrxhinjtë, nervozë. Identikiti i një presidenti në Shqipëri duhet të ketë figurën e mbretit. Duhet të ketë identikitin e kohës”, nënvizoi analisti i njohur, Frrok Çupi në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri, gjatë këtij muaji, ku mendohet se në krye të shtetit do të vendoset një personalitet nga diaspora shqiptare.

Te tjera

Lajme te tjera