Gazetari dhe analisti Frrok Çupi ka komentuar dje tentativat e ndërmarra nga besnikë të Berishës, të cilët kërkojnë largimin e ambasadores së SHBA-së, në Tiranë, Yuri Kim, gjë që sipas tij, nuk është kërkuar as në diktature. Në një intervistë televizive, Çupi theksoi se kjo e çon në ekstrem luftën e mbështetësve të Sali Berishës dhe të Ilir Metës, pasi mund ta çoji deri në situatën e një lufte të armatosur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Tani më në fund pasi ambasadorja e SHBA u pozicionua qartë në raport me politikën e ardhshme të opozitës, e cila ka dy rrugë ose të ndërtohet si një grupim i qartë anti-amerikan, ose të shkëputet përfundimisht prej Sali Berishës. Në këtë moment erdhi një përshkallëzim tjetër, ku në vizionin tim është në ekstrem. Kërkohet largimi i ambasadores së SHBA-së, pra kërkohet largimi i ambasadës së SHBA-së. Këto janë mbledhur për peticione për të dërguar letra në DASH. Është hera e parë që ndodh pas 100 vjetësh. As në periudhën e diktaturës nuk ka ndodhur kështu, ku nuk e pranoi ambasadën e SHBA. Këtu ndodh që është prezentë SHBA, ambasada, në fund të fundit është iniciatore disa iniciativave rajon-mbrojtëse në Shqipëri, por ndërkohë kërkohet që të largohet përfaqësuesja e SHBA. Kjo e çon në ekstrem kërkesën e tyre, luftën e tyre, sepse e çon deri në situatën e luftës së armatosur”, tha ai.
Ndër të tjera, analisti deklaroi, se në çdo moment mund të shpërthej një luftë në Shqipëri midis militantëve me vetë përfaqësinë së SHBA. Ai deklaroi, se arsye e grupimit Berisha-Meta dhe mbledhjes së tyre në një në një front janë për t’i shpëtuar drejtësisë.“ Situata në Shqipëri, për arsye të grupimit, Berisha-Meta, dhe mbledhjes së tyre në një në një front për t’i shpëtuar drejtësisë, i vetmi qëllim është të luftohet SHBA si garantuese e drejtësisë në Shqipëri dhe i janë vënë në këtë front”, nënvizoi Çupi.